Lajme te fundit nga UT

Në datën 3 qershor 2013, ora 11.00 Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit HËNA E PLOTË (BEDËR).

Rektori i UT-së Prof.Dr. Dhori Kule përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi se e fillojmë muajin qershor me një ngjarje të mirë siç është nënshkrimi i Memorandumit të Bashkepunimit me Universitetin Hëna e Plotë (Bedër),që është një format shumë i mirë universiteti, i cili tashmë ka dhe Campusin e vet. Ne do të shfrytëzojme sinergjinë e njëri-tjetrit dhe do të vëmë në dispozicion infrastrukturen ne burime njerëzore, materiale akademike, etj. Kjo është një marrëveshje e veçantë dhe jam i bindur në efektivitetin e zbatimit të saj.

Rektori i Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) Dr.Ferdinand Gjana pasi përshendeti pjesëmarrësit u shpreh i nderuar për nënshkrimin e këtij memorandumi edhe pse Universiteti Hëna e Plotë ka nënshkruar mbi njëqind marrëveshje,ky memorandum bashkëpunimi është shumë i vecantë, duke e konsideruar Universitetin e Tiranës një pasuri kombëtare, dhe jo si një konkurent. Ky memorandum zyrtarizon një bashkëpunim që ka ekzistuar edhe më parë mes nesh. Gjithashtu uroi përfundimin sa më shpejt të Kampusit të UT-së duke theksuar edhe njëherë se simboli i Ut-së eshtë shumë i rëndësishëm për Arsimin e Lartë Shqiptar.

Të dy universitetet u angazhuan që të bashkëpunojnë në fushat e arsimit dhe kulturës me interes të përbashkët, të inkurajojnë kontaktet dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet anëtarëve të stafit akademik të fakulteteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve

Fushat e veçanta të bashkëpunimit përfshijnë, por nuk ngelen të kufizuara, vetëm në këto:

1.Shkëmbime të stafit akademik ndërmjet fakulteteve;

2.Shkëmbime ndërmjet studentëve;

3.Aktivitete, leksione dhe e-leksione të përbashkëta;

4.Pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike;

5.Shkëmbime të materialeve akademike të publikuara dhe informacione të tjera;

6.Programe të veçanta akademike afatshkurtra.

Ky Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua nga Prof.Dr.Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Universitetit HËNA E PLOTË (BEDËR)

 

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al