Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin "Instituti i Lartë Juridik". Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet me emrin "Fakulteti i Drejtësisë". Në vitin 1965, u riorganizua dhe u quajtë "Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike", ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Këto degë përgatisnin, përkatësisht, specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit dhe juristë për organet e drejtësisë dhe të administratës shtetërore. Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u çel edhe dega e gazetarisë, e cila përgatiste gazetarë për organet e shtypit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. 

Në vitin 1991, dega e drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e cila kishte zëvendësuar degën e shkencave politike. U krijuan kështu dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Tani, fakulteti quhet "Fakulteti i Drejtësisë". Deri në vitet ’70, kohëzgjatja e studimeve ishte katërvjeçare, ndërsa, më pas, ajo u reduktua në tre vjet studime, të ndjekura nga një vit praktikë mësimore pranë organeve të drejtësisë. Në vitet ’80, në këtë Fakultet u rikthye afati i studimeve katërvjeçare. Pas viteve ’90, Fakulteti i Drejtësisë pësoi ndryshime të shumta. Përfshirja e nocioneve dhe e praktikave të reja të shtetit të së drejtës diktonte detyrimisht edhe reformimin e Fakultetit në aspektet akademike, shkencore, edukative dhe të kapaciteteve fizike. Duke filluar nga viti 1991, planet dhe programet mësimore u ndryshuan dhe u hartuan sipas modeleve perëndimore, duke e përsosur më tej në vitet 1995, 1997 dhe 1999. Regjistrimi i studentëve bëhet pas konkurseve të pranimit, të cilat organizohen çdo vit. Studentët vazhdojnë studimet full time dhe part time pranë këtij Fakulteti.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Dr. Artan Hoxha

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimeve Prof. Dr. Kestrin Katro

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimeve Dr. Erion Muharremaj

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimeve Dr. Erion Muharremaj

Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga tre departamente:

Departamenti i të Drejtës Publike - Përgjegjëse Prof. As. Kristina Jançe

Departamenti i të Drejtës Penale - Përgjegjës Prof. Dr. Skënder Kaçupi

Departamenti i të Drejtës Civile - Përgjegjëse Prof. Dr. Zhaklina Peto

Adresa: Rruga “Margarita Tutulani” pranë Sheshit “Wilson”.

Kontakte:

Telefoni: +355 4 2222537

Website: www.fdut.edu.al

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Fakultetet Fakultetet Fakulteti i Drejtësisë