Bursa Shkëmbimi Programi Mevlana - UNIVERSITETI I TIRANËS

Bursa Shkëmbimi Programi Mevlana

PROGRAMI MEVLANA

A jeni të interesuar të studioni në Turqi? Jeni duke kërkuar për mundësi shkëmbimi në universitetet turke? Kjo është mundësia juaj.

Universiteti i Tiranës është pjesë e Programit të Shkëmbimit MEVLANA. Ky program ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Turqi dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të tjera. Ai ka për qëllim të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e ndërveprimit kulturor.

Me rregulloren e botuar më 23 gusht 2011 (nr: 28034), studentët dhe stafi akademik kanë mundësi shkëmbimi mes institucioneve të arsimit të lartë turk dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të tjera.

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një protokoll bilateral me Universitetin e Trakya-s, në Turqi. Studentët e nivelit Bachelor të Universitetit të Tiranës mund të shkëmbehen për një semestër në Universitetin e Trakya-s si dhe stafi akademik nga UT mund të përfitojë nga ky program për të dhënë leksione për dy javë në këtë universitet.

Nr. Universiteti partner Shteti Vlefshmëria e marrëveshjes Staf / Studentë Fushat
1 Universiteti Alania Alaadin Keykubat Turqi 2021-2026 Staf + studentë Te gjitha fushat
2 Universiteti Bartin Turqi 2021-2026 Staf + studentë Gjuhë turke
3 Universiteti Aydin Adnan Menderes Turqi 2019-2024 Staf + studentë Te gjitha fushat

Më poshtë ju do të gjeni thirrjet e hapura për aplikim për bursa dhe do të njiheni me procedurën dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Universiteti i Tiranës ju fton të aplikoni dhe njëkohësisht ju uron suksese në aplikimin Tuaj.