Honoris Causa Pietro Grasso

Honoris Causa
Last Date: 
06/05/2014 10:30 - 11:30

Place: Sheshi Nënë Tereza, Tirana, Albania  |  City: Tirana, Albania

Ditën e Martë, më datë 06.05.2014 në orën 10.30 në Sallën Aula Magna, Godina “Liria” , u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Z. Pietro Grasso me motivacionin: “Për kontributin e shquar në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sidhe për perpjekjet e tij në forcimin e shtetit të së drejtës. Z. Grasso në vitin 1984 u caktua gjyqtar i asociuar në Procesin e bujshëm gjyqësor kundër mafias , i cili filloi në shtator të vitit 1985 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 1987, pas 22 muajsh seancash gjyqesore dhe 35 ditësh filmime. Pas vrasjes mafioze të gjykatësit Giovanni Falcone, Pietro Grassso mori vendin e tij si anëtar në Komisionin Qendror për programet e mbrojtjes së dëshmimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Në vitin 1993 ai bën pjesë në Prokurinë Kombëtare Antimafia. Në vitin 1999 emërohet Prokuror Kombëtar për Antimafian, periudhë pas së cilës ai u emërua Kryeprokuror i Prokurorisë në Palermo. Në Tetor 2005 u emërua Prokuror Kombëtar i Antimafias. Që nga viti 2013 mban mban postin e Kryetarit të Senatit të Republikës Italiane. Pas ceremonisë Z. Pietro Grasso mbajti një leksion me temë: “ Italia dhe Shqipëria së bashku për Europën e së ardhmes ” .
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, Znj. Lindita Nikolla, Ministër e Arsimit dhe Sportit, Shkëlqesia e tij Z. Massimo Gaiani, Ambasador i Republikës së Italisë në Tiranë, rektorë të universiteve publike dhe private, dekanë, studentë dhe shumë të ftuar të tjerë.

 

Address
Sheshi Nënë Tereza, Tirana, Albania

 

Map


 

All Dates


  • 06/05/2014 10:30 - 11:30

 

Powered by iCagenda

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Evente Honoris Causa Pietro Grasso