Doctor Honoris Cuasa për Z. Jacques Attali

Honoris Causa
Last Date: 
17/04/2015 15:00 - 17:00

 Honoris Causa Jacques Attali 6 Honoris Causa Jacques Attali 33

(Për më tepër imazhe, kliko këtu.)

Jacques Attali, është ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez i cili ka lindur më 1 Nëntor 1943 në Algjer. Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë, këshilltar veçantë i François Mitterrand gjate periudhës 1981-1991, më pas themelues dhe kryetar i  Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në 1991, ai kryesoi në 2008 Komisionin për çlirimin e rritjes franceze. Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali & ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai është gjithashtu redaktor I të përjavshmes L’Express dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Slate.

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri organizuan ceremoninë e dhënies së titullit Doctor Honoris Cuasa për Z. Jacques Attali e cila u zhvillua në datë 17 prill 2015, ora 15:00 tek Godina Liria, Salla “Aula Manga”.

Ky titull i jepet një ekonomisti, shkrimtari dhe personaliteti të lartë francez.

Z. Attali vjen në Shqipëri nën kujdesin e veçantë të  Z. Julien Roche, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë Shqipëri.

Pas ceremonisë së dhënies së titullit Z. Attali prezantoi librin e tij të fundit me titull: "Të bëhesh vetvetja » Merreni në dorë jetën tuaj!.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të larta të vendit si dhe të fushës ekonomike, si: Znj. Linda Rama, Prof. Dr. Dhori Kule ,Ministrat Lindita Nikolla, Milena Harito, Ambasadorët Bernard Fitoussi, Kryetar i CCI, Julien Roche, senator të senatit akademikë, profesorë dhe studentë, të UT si dhe  të ftuar të tjerë.

Pak nga biografia e Z. Jacques ATTALI

Jacques Attali, është ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez i cili ka lindur më 1 Nëntor 1943 në Algjer. Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë, këshilltar veçantë i François Mitterrand gjate periudhës 1981-1991, më pas themelues dhe kryetar i  Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në 1991, ai kryesoi në 2008 Komisionin për çlirimin e rritjes franceze. Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali & ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai është gjithashtu redaktor I të përjavshmes L’Express dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Slate.

 

 

All Dates


  • 17/04/2015 15:00 - 17:00

 

Powered by iCagenda

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Evente Doctor Honoris Cuasa për Z. Jacques Attali