"Doctor Honoris Causa" për Z. Vítor Manuel da Silva Caldeira

Honoris Causa
Last Date: 
26/05/2015 14:00 - 15:00

City: Tiranë, Albania

DHC Caldeira 15 DHC Caldeira 42

(Për më tepër imazhe, klikoni këtu.)

Ditën e Martë, datë 26 maj 2015 në orën 14:00 në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, u organizua ceremonia e dhënies së titullit "Doctor Honoris Causa" Z. Vitor Manuel da Silva Caldeira me motivacionin: "Për kontribut të shquar në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe në nxitjen e marrëdhënieve të drejtpërdreja me institucionet shqiptare për të rritur standardet e auditimit në Shqipëri".

Në këtë ceremoni morën pjesë Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, senatorët e UT-së, Z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Genti Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, personalitete nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, arsimit dhe shumë të ftuar të tjerë.

Pak nga biografia e Z. Vitor Manuel da Silva Caldeira

Z. Vitor Manuel da Silva Caldeira ka lindur në Campo Maior, Portugali, në vitin 1960.

Është diplomuar për drejtësi në Universidade Classica në Lisbonë, Portugali. Më pas ka kryer studimet pasuniversiatre në fushën e Studimeve Evropiane në Institutin Europian të Fakultetit Juridik në Lisbonë.

Ka qenë Asistent Profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Lisbonës nga viti 1983 deri më 1984 dhe në Institutin e Lartë të Profesioneve të Reja nga 1996-1999.

Në vitin 1984-2000, ai ka punuar në Inspektoriatin e Përgjithshëm të Financave portugeze.

Nga viti 1995 ka qenë përgjegjës për koordinimin e auditimeve të Komunitetit Evropian dhe sistemit të brendshëm të kontrollit të administrimit financiar të shtetit portugez, duke vijuar më tej si konsulent i OECD në kuadër të iniciativës SIGMA.

Duke qënë pjesë e auditimeve të jashtme në vendin e tij dhe eksperiencave të larmishme në fushën e auditimit, nga marsi i vitit 2000 deri në vitin 2001 i besohet posti i Anëtarit të Gjykatës Evropiane të Audituesve dhe më pas nga viti 2002 deri më 2006 shërben si përgjegjës për Deklaratën e Gjykatës së Sigurimit dhe Anëtar raportues për opinionin e Gjykatës Nr 2/2004.

Në vitin 2006 deri në vitin 2008, z. Caldeira emërohet Dekan i Grupit CEAD dhe anëtar përgjegjës për Zhvillimin e Auditimit dhe Raporteve.

Në 16 janar 2008 Z. Vitor Manuel da Silva Caldeira zgjidhet Presidenti i Gjykatës Evropiane të Audituesve për një mandat tre vjeçar. Mandati i tij është ripërtërirë në 12 Janar 2011 dhe në 23 Janar 2014.  Që nga 1 qershori 2010, pas riorganizimit të Gjykatës, z. Caldeira është president i Komitetit Administrativ.

 

Address
Rektorati i Universitetit të Tiranës, Sheshi Nënë Tereza, Tiranë, Albania

 

Map


 

All Dates


  • 26/05/2015 14:00 - 15:00

 

Powered by iCagenda

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Evente "Doctor Honoris Causa" për Z. Vítor Manuel da Silva Caldeira