Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli I & II i studimeve

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajme te fundit nga UT

Lajmërim

Universiteti i Tiranës është një ndër tre Universitetet e Shqipërisë, që është bërë pjesë e projektit "Të zhvillojmë më tej edukimin e të drejtave të njeriut në arsimin e lartë", financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian. Projekti lidh në një rrjet bashkëpunues partneriteti, universitete të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht, pjesëmarrës në projekt do të jenë një universitet nga Kosova, dy nga Mali i Zi, dy nga Bosnja-Herzegovina dhe tre nga Serbia, si dhe universitete me ekspertizë të dalluar në këtë fushë nga Gjermania, Suedia, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Rolin e drejtuesit të projektit e ka Universiteti i Roehamptonit, Londër.

Projekti do të zgjasë 3 vjet, deri në tetor 2014 dhe synon të krijojë një kulturë të qëndrueshme të njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo vetëm brenda mjediseve studentore, por edhe me gjerë, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin edhe të shoqërisë civile dhe OJF. Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave lidhur me të drejtat e njeriut, që çështjet e të drejtave të njeriut të kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të bëhen pjesë integrale e disiplinave jo vetëm juridike, por edhe të disiplinave të tjera sociale dhe më gjerë. Qëllimi i përmirësimit të kurrikulave në këtë drejtim, është si arritja e standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe promovimi i të drejtave, përvehtësimi dhe zbatimi i tyre nëpërmjet praktikave më të mira. Projekti parashikon shkëmbimin e përvojave në veprimtaritë rajonale që janë parashikuar të zhvillohen dy çdo vit. Aktivitetet do të zhvillohen me rradhë në secilin prej vendeve të rajonit.

Veprimtaria e parë e këtij lloji, sipas vendimit të Komitetit Drejtues të projektit do të zhvillohet në Tiranë, në datat 27 - 31 maj 2012. Organizatorë dhe mikpritës të pjesëmarrësve nga rajoni do të jenë Universiteti i Tiranës, Universiteti “Marin Barleti”, dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Një nga objektivat e këtij projekti është pjesëmarrja sa më e madhe e studentëve në të gjithë procesin e përmirësimit dhe zhvillimit  të programeve dhe të gjithë procesit që lidhet me edukimin e të drejtave të njeriut.

Një nga veprimtaritë e para në funksion të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes sa më aktive të studentëve është konkursi i shpallur nga ky projekt “Për logon më të mirë”. Qëllimi është përfshirja e studentëve në krijimin e logos së projektit, e cila do të shoqërojë të gjitha materialet që do prodhohen gjatë realizimit të tij. Bashkëngjitur keni shpalljen e konkursit, si dhe rregullat e zhvillimit të tij. Për çdo informacion, kontaktoni ju lutem në adresat që janë dhënë për këtë qëllim.

Master në Studime të Avancuara Europiane dhe Ndërkombëtare

Master në Studime të Avancuara Europiane dhe Ndërkombëtare në Nice-Berlin-Stamboll-Romë

 

 

Instituti ndërkombëtar kërkimor dhe i mësimdhënies ‘‘Institut européen·European Institute (IE·EI)’’ në Nice, fton studentët e diplomuar të aplikojnë për programin e Masterit në Studime të Avancuara Europiane dhe Ndërkombëtare 2014/15. Ky program masteri subvencionohet nga Komisioni Europian dhe ofron një vizion gjithëpërfshirës të problemeve politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të botës së sotme modern.


Gjatë vitit akademik pjesëmarrësit do studiojnë në tre vende të ndryshme: në Nice, Berlin dhe Stamboll ose Romë.

 

Ky master përfshin tre semestra dhe ndahet në dy degë:

 

-          Dega tregjuhëshe (gjuhët e mësimdhënies janë Anglishtja, Frëngjishtja dhe Gjermanishtja) përfshin trimester në Nice dhe Berlin, një javë qëndrim në Universitetin e Rostock dhe si edhe një seminar dy javor në Universitetin e Romës.

 

-          Dega Anglofone përfshin trimestra në Stamboll, Nice dhe Berlin.

 


Fushat e Studimit: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Integrim Europian, Ekonomi dhe Globalizim, Federalizëm dhe Qerverisje

Të dyja degët organizojnë një udhëtim studimor në Organizata Europiane dhe Ndërkombëtare në Strasburg, Bruksel dhe Hagë. Kurset do të zhvillohen nga Tetori 2014 deri në Korrik 2015. Numri i bursave është shumë i kufizuar dhe do u jepen veçanërisht kandidatëve të kualifikuar që të mbulojnë disa nga kostot e studimeve ose ato të akomodimit të tyre.


 

Afati i Aplikimit: 30 Qershor 2014.
 
Për më shumë informacion ju lutem vizitoni 
www.ie-ei.eu ose mund të shkruani në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. .

 

 

 

MASTER NË STUDIMET E EUROPËS JUGLINDORE NË UNIVERSITETIN E ATHINËS

MASTER NË STUDIMET E EUROPËS JUGLINDORE NË UNIVERSITETIN E ATHINËS

 

Programi pasuniversitar "Studime të Europës Juglindore", i cili është në vitin e pesëmbëdhjetë të operimit, do të pranojë deri në njëzet e pesë (25) studentë për vitin akademik 2014-2015. Ky program masteri është një vit dhe do zhvillohet në gjuhën angleze në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës.

 

Ky program masteri ofron arsim ndërdisiplonor në shkencat sociale, me specializim në studimin e rajonit të Europës Juglindore. Programi u krijua fillimisht në vitin 1999 si pjesë e një projekti të gjerë të titulluar ‘‘Bashkëpunimi i Universiteteve për Promovimin e Stabilitetit, të Drejtave të Njeriut dhe Paqes të Qëndrueshme në Europën Juglindore’’(i njohur si Projekti U/SEE). Tani ky program funksionon si program autonom pasuniversitar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Administrimit Publik të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës.

 

Komiteti Koordinues përjashton nga tarifat e programit studentët me shtetësi nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Maqedonia. Aplikantët nuk janë duke përfituar ndonjë bursë tjetër nga ndonjë burim tjetër.

 

Aplikimet mund të dërgohen deri në 30 Maj 2014, te Sekretariati i Programit.

 

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Ms. Anna Vallianatou,

Administratore e Programit

tel: (+30) 210 3688965-6,

fax: (+30)2103688966,

e-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. .

 

Ose ju lutemi vizitoni:

www.see.pspa.uoa.gr

 ose

www.facebook.com/PostgraduateProgrammeInSoutheastEuropeanStudies

 

NJOFTIM

 

 

 

Universiteti “La Sapienza” i Romes ofron bursa doktorate per ciklin e 30 te doktoratures ne Informatike ne kete universitet. Bursat jane te dy tipeve:


- Bursa ekskluzive per studente te huaj, qe kane kryer studimet ne universitete jashte Italise, dhe kane marre titullin "Master i Shkencave” me kohe te plote, ose pritet ta marrin brenda dates 31 Korrik 2014. Afati i aplikimit per keto bursa eshte dt. 10 Qershor 2014.
- Bursa te pergjithshme, per kandidate Italiane dhe te huaj, qe kane marre titullin “Master i Shkencave” me kohe te plote, ose pritet ta marrin brenda dates 31 Tetor 2014. Afati i aplikimit per keto bursa eshte 31 Korrik. Cikli i doktoratures ne Informatike tek Sapienza ka kohezgjatje 3 vjet dhe nis me date 1 Nentor 2014. Bursat e doktorates variojne nga 1025.00 euro ne 1500.00 euro ne muaj, dhe ofrohen per te tre vitet e kohezgjatjes se ciklit te doktorates. Dokumentacioni qe nevojitet per te aplikuar eshte si me poshte:


Per bursat drejtuar studenteve te huaj:
- Lista e notave te ciklit Bachelor dhe Master.
- Diploma me noten e diplomimit (nese kandidati eshte diplomuar perpara skadences se aplikimit).
- Curriculum Vitae i karrieres akademike.
- Nje leter motivimi ku te pershkruhen interesat shkencore te kandidatit dhe arsyeja e zgjedhjes se doktorates ne Informatike.
- Dy letra rekomandimi nga profesore te universitetit ku kandidati eshte shkolluar ose nga persona me emer ne nivel institucional akademik nga vendi i ardhjes ose ne nivel boteror.
- Fotokopje te pasaportes ose te nje dokumenti identiteti (p.sh. karta e identitetit). Per bursat e pergjithshme:
Dokumentat qe kerkohen jane si ato te mesipermet. Per studentet qe perfitojne nje nga dy tipet e mesiperme te bursave, rregjistrimi ne Doktorature tek Universiteti “La Sapienza” i Romes eshte gratis.

Dokumentacjoni duhet te jete ne gjuhen angleze. Ne kete faze, *NUK* kerkohet qe dokumentacjoni qe leshohet nga universitetet (p.sh. lista e notave, diploma etj.) te kaloje nepermjet Ministrise se Jashtme dhe Ambasades Italiane. Mjafton qe te permbaje nje vule nga institucioni qe e leshon. Kandidatet te cileve, pas shqyrtimit te ketyre dokumentave, do t’u ofrohen bursat, do t’u kerkohet vetem ne nje moment te dyte te paraqesin ne sekretarine administrative te Departamentit te Informatikes dokumentat e sigluara ne Ministrine e Jashtme te vendit ku jane diplomuar dhe ne Ambasaden Italiane perkatese.

Kandidatet potenciale duhet te kene kryer studimet universitare ne Informatike, Inxh. Informatike, Inxh. Telekomunikacioni, Inxh. Elektronike, dhe Matematike te aplikuar. Gjithashtu, eshte kusht qe kandidatet te kene mesatare mbi 7.5 ne te pesta vitet e karrieres universitare (si bachelor ashtu dhe master shkencor), dhe te kene aftesi komunikimi/shkrimi ne gjuhen angleze.

 

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne nje email me te dhenat dhe kontaktet e tyre mundesisht brenda dates 30 maj 2014 ne adresen: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.  

 

Ne ditet e para te qershorit do te vijne ne Tirane dhe perfaqesues te universitetit te cilet mund te organizojne nje takim me kandidatet e mundshem.

 

Projekti PACINNO

Projekti PACINNO

 

 

Universiteti i Tiranës është përfshirë në Projektin PACINNO , i cili është i financuar nga Komisioni Europian me anë të programit IPA ADRIATIC CBC, duke e bërë Shqipërinë një nga 8 vendet anëtare dhe bashkëpunuese të këtij projekti.

 

Qëllimi i projektit PACINNO është të krijojë një platformë për bashkëpunim në fushën e kërkimit dhe inovacionit që mbulon të gjithë rajonin e Adriatikut. Duke targetuar të dyja institucionet, prodhuesit e politikave dhe subjektet e biznesit, projekti do të ndihmojë zhvillimin e urave të reja midis aktiviteteve kërkimore dhe shkencore, të kryera në institucionet akademike si dhe sistemin ekonomik, me interes të veçantë nevojat teknologjike të SME-ve .

 

 Projekti PACINNO ka për qëllim kapërcimin e pengesave kryesore dhe të atyre për zhvillimin ekonomik të vendeve të Adriatikut , nxitjen e konkurrencës së firmave  të vogla ( si në fushat e teknologjisë së lartë dhe në industritë tradicionale ) dhe promovimin e projekteve (iniciativave) te reja. Për të arritur qëllime të tilla ambicioze , projekti do të investojë në disa programe dhe iniciativa praktike në rajonin e Adriatikut nga BE-ja , qeveritë kombëtare dhe aktorët lokalë.

 

 PACINNO do të ndihmojë në krijimin e një Platforme të re të Përbashkët Rajonale të Kërkimit Shkencor për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkufitar të kërkimit shkencor dhe për të transferuar praktikat më të mira në të gjitha vendet, duke çuar në ndërtimin e një ekosistemi të vërtetë rajonal të kërkimit shkencor që do të vërë rajonin e Adriatikut në hartën evropiane të vendeve më të zhvilluara e më dinamike.

 

Partnerët, të cilët janë përfshirë në IPA ADRIATIK/PACINNO janë:

·        Italia

·        Sllovenia

·        Greqia

·        Kroacia

·        Serbia

·        Mali i Zi

·        Bosnja dhe Hercegovina

·        Shqipëria

 

Në veçanti, në anën kërkimore , Universiteti i Tiranës do të mbikqyrë fushën e sondazheve, e cila  synon  identifikimin e aktorëve të rinj dhe aktivitetet e reja në rajon, si edhe matjen e potencialit të ri në nivel lokal  dhe të sigurojë një hartë të plotë të sistemeve kombëtare të inovacionit dhe politikat që zbatohen. Falë mbështetjes së partnerëve  të shoqatës PACINNO dhe kombinimit të përvojave dhe praktikave më të avancuara në Adriatik dhe nivel ndërkombëtar, ne do të jemi në gjendje të gjenerojmë një seri të re të politikave të reja të rekomanduara që do të vihen në dispozicion të palëve të interesuara publike dhe private dhe politikë-bërësve të rajonit.

 

Projekti ka për qëllim rritjen e nivelit të konkurrencës.

 

Nëpërmjet pikave të mira të referimit dhe analizimit të praktikave më të mira , ne do të ofrojmë sugjerime për hartuesit e politikave në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Projekti do të nxisë zhvillimin/lehtësimin e rezultateve të kërkimit (dhe zhvillimin e teknologjisë në përgjithësi ) dhe do të mbështesë themelimin e ndërmarrjeve të reja të teknologjisë së lartë.

 

 http://www.pacinno.eu

 

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Lajme te fundit nga UT