Fakulteti i Ekonomisë
Fakulteti i Ekonomisë është formuar në vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i Ekonomisë. Në vitin 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, ai u përfshi në atë Universitet me emrin Fakulteti i Ekonomisë. Në atë kohë Fakulteti i Ekonomisë ofronte diploma vetëm në dy degë: degën e Ekonomisë dhe degën e Kontabilitetit.
Gjatë viteve që pasuan Fakulteti i Ekonomisë u zgjerua dhe në vitin 1990 ai ofronte diploma në gjashtë degë: Ekonomist për Industrinë, Ekonomist për Financë, Ekonomi Politike, Ekonomist për Tregtinë, Ekonomist për Statistikë dhe Merceologji. Deri në vitin akademi 1990- 1991 programet mësimore të Fakultetit të Ekonomisë kanë qenë ndërtuar mbi bazën e parimeve të ekonomisë të centralizuar dhe kanë qenë të orientuar drejt përvojës së universiteteve lindore.
Fakulteti i Ekonomisë është më i vjetri, duke e krahasuar atë me fakultetet përkatëse në universitetet e tjerë shqiptarë që ofrojnë diploma në fushën e ekonomisë, biznesit, marketingut, turizmit, etj. Gjatë periudhës 1991-2006, e cila përputhet me periudhën e transformimit drejt ekonomisë së tregut, Fakulteti i Ekonomisë është riorganizuar dhe ristrukturuar rrënjësisht në formë dhe përmbajtje. Sot ky fakultet emërtohet Fakulteti i Ekonomisë. Aktualisht, fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, në përputhje me programet e shkollave perëndimore, bazuar në deklaratën e Bolonjës dhe të përshtatura ndaj kushteve konkrete të vendit tonë.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof. Dr. Dhori Kule
Zv. Dekan për anën mësimore Doc. Dr. Alban Korbi
Zv. Dekan për anën shkencore Prof.Asoc. Ervin Demo
Zv. Dekan për sistemin me kohë të pjesëshme dhe ciklin e dytë të studimeve Ma. Gjergji Mullaj
Fakulteti i Ekonomisë ka këto departamente:
Departamenti i Financës - Përgjegjëse Prof. Asoc. Edlira Luçi.
Departamenti i Kontabilitetit - Përgjegjës Prof. Dr. Ingrid Shuli
Departamenti i Manaxhimit - Përgjegjës Prof. Dr. Shyqyri Llaci
Departamenti i Marketing Turizmit - Përgjegjëse Prof. Dr. Vjollca Hysi
Departamenti i Ekonomiksit - Përgjegjës Prof. Dr. Tonin Kola
Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar - Prof. Dr. Kozeta Sevrani
Adresa: Rruga. “Arben Broci”, Tiranë;
Kontakte:
Tel: (+355 4) 2345789
Website: www.feut.edu.al