Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua  në Institut të Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Në shtator të vitit 1991, krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ky fakultet në përbërjen e tij kishte Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës Frënge dhe Katedrën e Gjuhës Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane, Në vitin 1995 krijohet Departameni i Gjuhëve Sllavo- Ballkanike i cili në përbërjen e tij përfshiu Degën e Gjuhës Rusë, Degën e Gjuhës Turke (1996) dhe degën e Gjuhës Greke(1998). Në vitin 2008 fakultetit i shtohet edhe departamenti i Gjuhës Spanjolle.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka degën e gjuhës angleze në Filialin e Sarandës dhe në Filialin e Kukësit të Universitetit të Tiranës.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka sistemin Part-Time vetëm në ciklin e parë të studimit, Bachelor dhe në kurrikulat e tij nuk ka program studimi në Master Profesional.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është Prof. Dr. Artur Sula

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimeve Dr. Alban Foçi

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimeve Dr. Albana Çoni/Shijaku

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimeve Dr. Rudina Vrioni

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, përbëhet nga gjashtë departamente:

Departamenti i Gjuhës Angleze - Përgjegjës Prof. Dr. Viktor Ristani

Departamenti i Gjuhë Frënge - Përgjegjëse Prof. Dr. Eldina Nasufi

Departamenti i Gjuhë Gjermane - Përgjegjëse Prof. Dr. Brikena Kadzadei

Departamenti i Gjuhë Italiane - Përgjegjëse Prof. Asoc Diana Kastrati

Departamenti i Gjuhë Spanjolle - Përgjegjëse Prof. Asoc. Anastasi Prodani

Departamenti i Gjuhës Sllavo - Ballkanike - Përgjegjëse Prof. Asoc. Sofia Delijorgji

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e ka selinë e vet me zyra dhe auditorë në Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. FGJH disponon mjediset: Godina A (kati II dhe III) dhe Godina B (Kati I dhe II).

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë.

Kontakte:

Tel: +355 4 2452610

Website: www.fgjh.edu.al

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Fakultetet Fakultetet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja