Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Sociale fillimet e veta i ka që në vitin 1965, ku Fakulteti i Drejtësisë, u riorganizua dhe u quajtë "Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike", ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Dega e Shkencave Politike përgatiste specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit shtetëror. Më pas kjo degë u kthye në degën e filozofisë.Në vitin 1991 nga bashkimi i degës së Filozofi-Sociologji dhe Punës Sociale u krijua Fakulteti i Punës Sociale dhe në vitin 1992 fakulteti merr emrin që ka dhe sot Fakulteti i Shkencave Sociale.
Me ndihmën e një program Tempus në këtë fakultet hapet dega e Psikologjisë dhe fakulteti numëronte tre departamente: Departamentin e Filozofi-Sociologji, Punës Sociale dhe Psikologji-Pedagogji. Në vitin 2001 u hap për herë të parë programi i studimit të Shkencave Politike brenda Departamentit të Filozofi--Sociologji dhe më pas krijohet Departamenti i Shkencave Politike. Në vitin 2010 ndahet Departamenti i Filologji-Sociologji në dy departamente dhe respektivisht në atë të Sociologjisë dhe Filozofisë.
Fakulteti i Shkencave Sociale njihet si institucioni i parë dhe i vetëm arsimor që ka përgatitur specialistët e parë në sociologji, psikologji dhe punë sociale.
Dekani i Fakultetit të i Shkencave Sociale Prof. Dr. Edmond Rapti
Zv. Dekan për ciklin e parë të studimeve Dr. Blendi Çeka
Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimeve Dr. Orinda Malltezi
Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimeve Doc. Dr. Petraq Simo
Fakulteti i Shkencave Sociale përbëhet nga pesë departamente:
Departamenti i Shkencave Politike - Përgjegjës Prof. Dr. Aleksandër Kocani
Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë - Përgjegjës Prof. Dr. Theodhori Karaj
Departamenti i Punës Sociale - Përgjegjëse Prof. Ass. Rudina Rama
Departamenti Filozofisë - Përgjegjëse Dr. Aida Goga
Departamenti i Sociologjisë - Përgjegjëse Prof. Ass. Brikena Balli
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”
Kontakte:
Tel: +355 4 223036
Website: www.fshs-ut.edu.al