Instituti i Studimeve Europiane
Instituti i Studimeve Evropiane është krijuar me VKM nr 1182 me datë 3 Dhjetor 2009. Ky institut ngrihet mbi një përvojë të pasur mësimdhënie akademike dhe mbi një eksperiencë 14 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve Evropiane të hapur me VKM nr.588, datë 02.11.2000. Ajo ishte fryt i një projekti të fituar në vitin 1999, pas një aplikimi të bërë tek Programi TEMPUS dhe është ideuar me asistencën e drejtpërdrejtë të Universitetit Katolik të Leuvenit, të Universitetit të Bonit, të Universitetit të Hapur të Budapestit, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe të disa ambasadave të huaja tek ne.
Drejtori i Institutit të Studimeve Evropianë është Prof. Dr.Ilira Sulo.
Instituti i Studimeve Europiane ka dy programe studimi:
- Master Shkencor
- Doktoratura
Për Programin e studimit Master Shkencor lëshon diploma :
- në Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane;
- në Politika dhe qeverisja në Evropë;
- në Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE.
Për Programin e doktoraturës lëshon diploma ;
- në Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane;
- në Politika dhe qeverisja në Evropë;
- në Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE.
Masteri në Studime Evropiane i përgatit studentët për ato profesione që lidhen me dimensionet evropiane në nivele të ndryshme të qeverisjes (evropiane, rajonale, shtetërore dhe vendore), në krijimin e lobeve dhe në krijimit e grupeve të ekspertëve (think tanks) që kanë të bëjnë me institucionet evropiane, si dhe me një larmi çështjesh të tjera ekonomike e shoqërore, në të cilat kërkohen njohuri të veçanta mbi problematikat evropiane.
Adresa: Rruga e Elbasanit