Bursa Shkëmbimi Programi Erasmus +

A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit? A jeni të interesuar të kryeni një periudhë mobiliteti në universitetet më prestigjoze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia Juaj.

Universiteti i Tiranës është pjesë e programit më të ri, ‘‘ Erasmus +’’, të lançuar nga Bashkimi Europian, i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtëra. Llojet e mobilitetit, të ofruara nga ky program, përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin e I, II dhe të III si dhe shkëmbimin e stafit akademik/administrativ për mësimdhënie/trajnim.

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndër-institucionale me universitetet më në zë të Europës. Për të parë listën e universiteteve, me të cilat është nënshkruar marrëveshje ndër-institucionale,  ju lutemi klikoni KËTU.

Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore, të nevojshme për aktivitetin tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijimin e kontakteve personale apo institucionale për mundësi bashkëpunimi me studentë/kolegë apo universitete të tjera.

Më poshtë ju do të gjeni thirrjet e hapura për aplikim për bursa dhe do të njiheni me procedurën dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Universiteti i Tiranës ju fton të aplikoni dhe njëkohësisht ju uron suksese në aplikim Tuaj.

      

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Bursa Shkëmbimi Bursa Shkëmbimi Programi Erasmus +