Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli i II-të i studimeve


Cikli i II-të i Studimeve 2016-2017

Lexo më shumë

 

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

 

Informatizimi i UT

Video  te trajnimit te stafit te Universitetit te Tiranes per procesin e Informatizimit .

Aktore te sistemit

  • ?Administratore
  • ?Pedagoge
  •  Studente 

Per te pare te gjithe video e trajnimit kliko ketu

Propozimet e strukturave të UT për draftin e Projekt/Ligjit të Arsimit të Lartë

Senati Akademik i  Universitetit të Tiranës,  i  mbledhur më datë  30 Janar 2015,  pasi  shqyrtoi  qëndrimet  e  strukturave  të  UT,  në  nivel  të departamenteve, të këshillave të fakulteteve dhe studentëve, për draftin e P/Ligjit  të  Arsimit  të  Lartë,  rikonfirmoi  një  shkallë  të  lartë  përgjegjësie  të analizës  dhe  propozimeve  të  këtyre  strukturave.

Bashkangjitur do të gjeni Vendimin e Senatit Akademik UT Nr.7 dt 30.01.2015, si dhe propozimet përkatëse të strukturave të UT (këshillat e fakulteteve të Drejtësisë, Ekonomisë, Gjuhëve të Huaja, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Historisë dhe Filologjisë, Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe Këshillit Studentor UT) lidhur me draftin e Projekt/Ligjit të Arsimit të Lartë. Gjithashtu do mund të gjeni bashkangjitur Raportin e Shoqatës Evropiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës (ELA) lidhur me ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (për të lexuar raportin e plotë në shqip, kliko këtu dhe në versionin anglisht kliko këtu) si dhe Vendimin Nr. 9, datë 19.03.2008 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (vendimin e plotë e gjeni këtu).

 

Vendimi i Senatit Akademik te UT-Draft LAL.pdf

FD OPONENCA FINALE E PROJEKT - LIGJIT TE ARSIMIT TE LARTE NE RSH - GRUPI I PUNES.pdf

FHF VENDIMI I KF PER P.LIGJIN E AL. 2015.pdf

Fizika Berthamore-Propozimet per projekt ligjin e Arsimit te Larte.pdf

Fshn 2 Permbledhje e mendimeve per Projekt ligjin e AL.pdf

FSHN Permbledhje e mendimeve per Projekt ligjin e AL.pdf

FSHS-mendimet rreth projekt-ligjit.pdf

Keshilli Studentor rreth projekt ligjit.pdf

Mendime mbi projektligjin FGJH (1).pdf

Vendime te KF 2015.pdf

 

 

Qëndrimet e strukturave të Universitetit të Tiranës mbi Projektligjin e Arsimit të Larte

Me poshte paraqiten dokumentat rreth qendrimit : 

 

 

1- Vendimi Nr. 15 date 15.04.2015

2- Qendrimi i Fakultetit te Shkencave te Natyres

3- Qendrimi i Fakultetit te Drejtesise

4- Qendrimi i Fakultetit te Ekonomise

5- Qendrimi i Fakultetit te Gjuheve te Huaja

6- Qendrimi i Fakultetit te Historise dhe Filologjise

7- Qendrimi i Fakultetit te Shkencave Sociale

 

Në vijimësi të qëndrimit të strukturave të Universitetit të Tiranës, për Projekt Ligjin e Arsimit të Lartë”, lutemi gjeni të plotë seancën dëgjimore të Rektorit  Prof. Dr. Dhori Kule dhe Dekanëve të Universitetit të Tiranës të mbajtur në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat E Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë në datë 6 korrik 2015.

 

 

 

 

 

Anketim rreth arsimit të lartë dhe kalimit të të diplomuarve në tregun e punës

LSEUniversiteti i Tiranës dëshiron t’iu ftoj për të plotësuar këtë pyetësor të shkurtër që është pjesë e një anketimi të financuar nga Komisioni Evropian dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare.

Objektivat e studimit janë të mbledhë informacion rreth arsimit të lartë dhe kalimit të të diplomuarve në tregun e punës në Shqipëri. Ai mund të kontribuojë në përmirësimin e punësimit të të rinjve të diplomuar përmes reformave të përshtatshme në politikat arsimore dhe ato të tregut të punës.

Si i diplomuar, përgjigja juaj do të na sigurojë kuptim më të mirë mbi aktualitetin e programeve të arsimit të lartë dhe problemeve që hasin të diplomuarit për gjetjen e punësimit të përshtatshëm.

Pyetësori do t’ju marrë rreth 15 minuta për t’u plotësuar.

Informacioni që ju do të jepni do të jetë konfindencial dhe anonim. Përgjigjet automatikisht do t’i shkojnë London School of Economics Enterprice, e cila është duke realizuar këtë studim.

Plotësoni pyetësorin në linkun e mëposhtëm:

https://lse.qualtrics.com/jfe/form/SV_3DxsInwzkXmLjZX

 

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri