
BROSHURA E UNIVERSITETIT TË TIRANËS PËR MATURANTËT
PROGRAMI I BURSAVE TË GRUPIT COIMBRA PËR KËRKUESIT E RINJ NGA VENDET FQINJE EVROPIANE
BANKA ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) KA HAPUR PROGRAMIN E BURSAVE TË MERITËS PËR DOKTORATURË DHE KËRKIME POST DOKTORALE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019.
THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni zhvilloi në ambientet e Rektoratit ditën e enjte datë 26 Janar 2017, një takim me Përgjegjësat e Departamenteve të fakulteteve të ndryshme të UT-së.
Gjatë këtij takimi Rektori trajtoi çështje aktuale të Universitetit të Tiranës siç është zbatimit i Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë.
Një rëndësi të veçantë pati diskutimi i procesit të akreditimit të Universitetit të Tiranës duke trajtuar dhe diskutuar problematikat e këtij procesi si dhe kërkoi ndihmën e të gjitha njësive kryesore për këtë proces kaq të rëndësishëm për universitetin.
Gjithashtu, u diskuta edhe për programin e mobilitetit Erasmus + ku kërkoi më shumë vëmendje dhe aplikime rreth këtyre bursave si dhe për marrëveshjet bilaterale që Universiteti i Tiranës nënshkruan me institucione të ndryshme në botë.
Gjatë diskutimit Rektori përmendi edhe disa problematika që kanë të bëjnë me administrimin e sistemit të informacionit.
Më pas takimi vijoi me diskutime të lira si dhe pyetje dhe përgjigje për çështjet që departamentet e UT-së hasin gjatë punës së tyre të përditshme.
Rektori shprehu gadishmërinë e tij të plotë dhe të institucionit që ai drejton për mbështetjen e të gjitha njësive përbërëse të Universitetit të Tiranës.
Në mbyllje të takimit, Prof. Dr. Mynyr Koni tha se të tilla takime do të mbahen rregullisht në të ardhmen.
Për më shumë klikoni këtu
Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:
Rektorati,
Sheshi "Nënë Tereza"
Kutia Postare Nr. 183
Tiranë, Shqipëri