Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli i II-të i studimeve


Cikli i II-të i Studimeve 2016-2017

Lexo më shumë

 

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Mbi aplikimet në Programin e Fondit të Ekselencës për vitin akademik 2017-2018

Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 16.07.2014 “Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë të administratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)” dhe Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 16, datë 01.08.2014 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore”, Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall hapjen e procedurave të aplikimit për Fondin e Ekselencës për vitin akademik 2017-2018. 
Nëpërmjet këtij programi ofrohet mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer shqiptarë të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në ciklin e parë, të dytë dhe studimet në ciklin e tretë jashtë vendit në universitetet më të mira në botë.
Dokumentacioni i aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të 
kryhet përzgjedhja e kandidatëve janë të parashikuara në aktet nënligjore të 
sipërcituara, si dhe i gjeni në mënyrë më të detajuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit: 
www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/fondi-ekselences.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni me e-mail në adresën: 
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. .
Sekretariati Teknik i Programit do të zhvillojë takime me të gjithë të interesuarit në datat 6-10 Shkurt 2016 në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Lajme te fundit nga UT Lajmërime Mbi aplikimet në Programin e Fondit të Ekselencës për vitin akademik 2017-2018