Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli I & II i studimeve

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Konkursi me esse "Çfarë di unë për Azerbajxhanin"

Ambasada e Azerbajxhanit në Greqi ka ftuar Universitetin e Tiranës të jetë bashkëpunëtor për të dytin vit në Kokursin me Esse “Çfarë di unë për Azerbajxhanin.

Ky aktivitet zhvillohet nga Ministria e Rinisë dhe Sporte të Republikës së Azerbajxhanit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Republikën e Azerbajxhanit.

Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës nga mosha 18-29.

Aplikuesit duhet që të përgatisin një esse me maksimalisht 2500 fjalë në gjuhën angleze dhe tema e essesë mund të jetë e përgjithshme, por Ambasada e Azerbajxhanit në Greqi ka rekomanduar disa nga temat që aplikuesit mund të zgjedhin:

Heydar Aliyev: Udhëheqësi kombëtar i Azerbajxhanit;

Konflikti armen-azerbajxhan. Realitetet e Karabakut;

Historia, arti dhe kultura e Azerbajxhanit;

Popullsia, gjuha dhe traditat e Azerbajxhanit;

Roli i Azerbajxhanit në Politikën Ndërkombëtare;

Azerbajxhani dhe Shqipëria: marrëdhëniet historike dhe perspektivat;

Zhvillimi ekonomik i Azerbajxhanit;

Strategjia e naftës dhe gazit të Azerbajxhanit;

Azerbajxhani në burimet / literaturat e lashta.

Bashkë me essenë aplikuesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, Cv dhe një kopje të pasaportës në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. dhe në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. . Afati përfundimtar i dorëzimit të aplikimit është data 20 Korrik 2017.

Fituesit do të fitojnë një tur kulturor – historik në Azerbajxhanin në Gusht apo Shtator 2017.

Faleminderit!

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Lajme te fundit nga UT Lajmërime Konkursi me esse "Çfarë di unë për Azerbajxhanin"