Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli i II-të i studimeve


Cikli i II-të i Studimeve 2016-2017

Lexo më shumë

 

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

 

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët dhe Stafin në Universitetin e Padovës në Kuadër të Programit Erasmus+

Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Padovës, Itali

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Padovës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-Bachelor;

-Master;

Kohëzagjatja e bursave:

-Bachelor (6 muaj);

-Master (6 muaj)

Fushat e studimit:

Gjuhë-Letërsi;

Për t’u njohur me fushat e studimit që ofron Universiteti i Padovës referohuni adresës:

http://www.unipd.it/en/

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë  për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

 -CV (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

 -Kopje e Pasaportës;

 -Vërtetim studenti;

 -Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 -Letër Motivimi (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht A2 në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

 -Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Padovës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (dekan, zv.dekan, ose shef departamenti) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

 -CV (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

-Kopje e Pasaportës;

 -Vërtetim studenti;

 -Diploma e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 -Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 -Letër Motivimi (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);;

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht A2 në varësi të programit të studimit në universitetin pritës );

 -Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Padovës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (dekan, zv.dekan, ose shef departamenti) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikime: 21 Tetor 2016

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentat dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori për Marëdhëniet me Jashtë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të vizitoni website-n e Universitetit të Padovës ose të kontaktoni  në adresën e email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët në Kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Eberswalde në Gjermani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-  Bachelor;

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor (1 semestër);

Fushat e studimit:

- International Forest Ecosystem Management (zhvillohet pjesërisht në gjuhën angleze, studenti do të duhet të zgjedh nga modulet e ndryshme të të gjithë programit të studimit)

Kini kujdes pasi Fusha e studimit të mësipërm mund të mos ofrohet e gjitha në gjuhën angleze por mund të ofrohet dhe pjesërisht në gjuhën gjermane.

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Eberswalde, ku është e përcaktuar edhe gjuha e programit përkatës, klikoni në adresën:


http://www.hnee.de/en/Programmes/Study-at-the-University-of-Applied-Sciences-E6244.htm?0,7970697

        

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (nëse nuk lëshohet nga fakulteti juaj në gjuhën angleze atëherë lista e notave duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht ose Gjermanisht në bazë të programit të studimit që do të ndiqni);

-* Formën e aplikimit;

-**Learning Agreement;

* Formën e aplikimit e gjeni ketu:

https://www.google.al/search?q=ERASMUS_SMS_INCOMINGS_Registration-Form_EN.pdf&oq=ERASMUS_SMS_INCOMINGS_Registration-Form_EN.pdf&aqs=chrome..69i57j69i60.1333j0j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 14 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. me subjekt: “Aplikim për bursë  në  Universitetin Eberswalde, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

** Koordinatorët akademikë për firmosjen e Learning Agreement në nivel departamentesh.

 

Koordinatore akademik

Rektori i Universiteti të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i UT-së Koni dhe Rektori i UP-së Dema nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

 

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës thellojnë bashkëpunimin midis tyre

 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, tha se ai i kushtonte një rëndësi të veçantë bashkëpunimit në nivel universitar në të gjitha aspektet, me Universitetin e Prishtinës.

 

Dy universitetet më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë, Universiteti i Tiranës dhe ai i Prishtinës do të thellojnë më tej bashkëpunimin midis tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi gjatë një ceremonie të organizuar ditën e enjte, datë 30 qershor 2016 në mjediset e Universitetit të Prishtinës. Në këtë ceremoni, Prof. Dr. Koni shoqërohej nga Zv. Rektori Prof. Dr. Shezai Rrokaj si edhe dekanët e të gjashtë fakulteteve të Universitetit të Tiranës si një shprehje vlerësimi dhe vendosmërie për të shtrirë bashkëpunimin me palën kosovare në të gjitha fushat.

 

Gjatë ceremonisë, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Mynyr Koni, tha se ai i kushtonte një rëndësi të veçantë bashkëpunimit në nivel universitar në të gjitha aspektet me Universitetin e Prishtinës. Në këtë kuadër,  Prof. Koni vuri në dukje faktin se do të ndiqte vetë hap pas hapi zbatimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që frytet e para të merreshin që në vitin e ardhshëm akademik 2016-2017. Sipas tij, bashkëpunimi mund të zhvillohet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, midis të cilave përfshihen kërkime bashkëpunuese, leksione dhe simpoziume, shkëmbim studiuesish dhe kërkuesish shkencorë, shkëmbim të publikimeve shkencore në fushat, të cilat janë në interes të të dyja palëve për të përditësuar informacionin, etj.

 

Në këtë takim, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema u  shpreh: “Konsiderojmë se bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës është i një rëndësie të veçantë. Ka shumë fusha ku ne mundemi jo vetëm të bashkëpunojmë, por edhe të intensifikojmë punën tonë të përbashkët në interes të të rinjve, shkencës, dijes dhe gjenerateve të ardhshme”.

 

Universiteti i Prishtinës shprehu gjithashtu gadishmërinë dhe disponueshmërinë për bashkëpunim dhe në të njëjtën kohë kërkoi mbështetje edhe nga Tirana. Në fjalën e tij Prof. Dema, theksoi: “Bashkëpunimi ynë para se gjithash duhet të jetë bilateral, e në raste të tjera, bazuar në rrethanat politike, aty ku zëri i Prishtinës nuk mund të dëgjohet, presim që Universiteti i Tiranës të jetë zëri ynë dhe ofruesi i partneritetit shkencor dhe akademik.

 

Më pas, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim nga Ministri i Arsimit,Teknologjisë dhe Kërkimit Shkencor të Kosovës, Prof. Dr. Arsim Bajrami. Në këtë takim, Rektori Koni e falënderoi Ministrin Bajrami për pritjen e ngrohtë që u kishte rezervuar si edhe e informuan atë mbi marrëveshjen e nënshkruar me Universitetin e Prishtinës, dhe projektet e së ardhmes për të rritur më tej bashkëpunimin akademik dhe shkencor me Kosovën. Ministri Bajrami shprehu vlerësimin dhe bindjen e vetë se zbatimi i marrëveshjes do të fillojë së shpejti dhe se ajo do të jetë e suksesshme.

 

Per foto klikoni këtu

Presidenti SH.T.Z. Hashim Thaçi pret në takim Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni

Presidenti Thaçi pret në takim Rektorin Koni.
 
    Bashkëpunimi akademik në hapësirën shqiptare, jetësor për zhvillimin demokratik.

“Bota akademike dhe universitetet kanë luajtur një rol parësor në zhvillimet e mëdha demokratike si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Rritja e cilësisë së kërkimit shkencor dhe standardeve në auditore përkthehet në shoqëri sa më demokratike, solide, dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik” - theksoi Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni.
 
Ditën e enjte, datë 30.06.2016, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj vizite Prof. Koni, zhvilloi takime me autoritetet më të larta shtetërore të Prishtinës, ku kërkoi thellimin e bashkëpunimit universitar. Në këtë kuadër, Rektori i Universitetit të Tiranës u prit fillimisht në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror nga Presidenti i Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaçi.
 
Gjatë takimit, Prof. Dr. Koni shprehu vlerësimet më të larta për Presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës dhe i bëri të ditur se destinacioni i vizitës së tij të parë, menjëherë pas marrjes së detyrës si Rektor i Universitetit më të madh publik në Shqipëri, por edhe universitetit më me zë dhe ndikim në mbarë hapësirën shqiptare, ishte Prishtina. Rektori i Universitetit të Tiranës e informoi Presidentin Thaçi për iniciativën e tij dhe të institucionit që ai drejton, për të nënshkruar një marrëveshje konkrete bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës e cila do të sjellë përfitime afatgjata për studentët, trupën akademike, shoqërinë dhe ekonominë, për kombin dhe në hapësirat shqiptare.
 
Nga ana e tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi falenderoi delegacionin e Universitetit të Tiranës për vizitën në Kosovë. Z. Thaçi kërkoi që bashkëpunimi midis dy universiteteve të rritet dhe të forcohet edhe më tej dhe të dyja universitetet duhet të punojnë shumë në këtë drejtim. Gjithashtu, ai shprehu kënaqësinë që midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi si dhe garantoi mbështetjen e tij të plotë personale dhe të institucionit që ai drejton për realizimin e kësaj marrëveshjeje. Presidenti theksoi se kishte shumë besim që ky bashkëpunim do të jetë fitimprurës për profesorët, studentët dhe shoqërinë e dy vendeve.
 
“Bota akademike dhe universitetet kanë luajtur një rol parësor në zhvillimet e mëdha demokratike si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Rritja e cilësisë së kërkimit shkencor dhe standardeve në auditore përkthehet në shoqëri sa më demokratike, solide, dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik” - theksoi Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai shtoi se në këtë kuadër Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë sa më pranë njëra-tjetrës për t’u përballur sa më mirë me sfidat që paraqiten dhe t’i tejkalojnë ato me sukses.
 
 

Në këtë takim, Prof. Dr. Mynyr Koni shoqërohej nga Zv. Rektori, Prof. Dr. Shezai Rrokaj si dhe nga gjashtë dekanët e fakulteteve të UT-së.


Për më shumë klikoni këtu

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri