Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli i II-të i studimeve


Cikli i II-të i Studimeve 2016-2017

Lexo më shumë

 

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

 

UNIVERSITETI I TIRANËS DHE UNIVERSITETI I TETOVËS NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN NË FUSHËN AKADEMIKE DHE KËRKIMIN SHKENCOR

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni së bashku me delegacionin e UT-së vazhdoi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë.
 
Sot, më datë 1 korrik 2016, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Mynyr Koni u prit nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ky takim është shprehje  e dëshirës dhe vullnetit për të thelluar dhe forcuar marrëdhëniet midis dy institucioneve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
 
Rektori i Universitetit të Tetovës kërkoi mbështetje nga UT për të gjithë universitetet shqiptare në trojet shqiptare dhe theksoi se bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës është detyrim kombëtar. Rektori Ameti shprehu dëshirën  që  ndërmjet universiteteve të kishte programe të përbashkëta studimore.
 
Rektori i Universitetit të Tiranës shprehu kënaqësinë për vizitën në këtë universitet dhe vlerësoi marrëveshjen kuadër si një moment të rëndësishëm. Ai tha: “ UT ka kontribuar e mbështetur vazhdimisht Universitetitn e Tetovës”. Vizita në këtë universitet e Rektorit, Zv. Rektorit dhe dekanëve të fakulteteve të Ut-së është një tregues i rëndësisë dhe gadishmërisë së UT-së për të bashkëpunuar me Universitetin e Tetovës.
 
Në kuadër të kësaj vizite u organizua edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy universiteteve.
 
Delegacioni i UT-së, i kryesuar nga Rektori  më herët zhvilloi një takim të përzemërt me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Pishtar Lutfiu.  Ministri vlerësoi vizitën e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe të delegacionit të tij si një shenjë e vazhdimit dhe forcimit të marrëdhënieve akademike midis dy vendeve.
 
Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve për arsimin e lartë. U fol për nevoja urgjente për një bashkëpunim konkret dhe rezultativ. Të dy palët propozuan ngritjen e grupeve teknike të punës si hap konkret për realizimin e këtij bashkëpunimi.
 
Gjithashtu,  Rektori  Koni u prit në një takim edhe nga Zv/Kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së  Ohrit, Doc. Dr. Festim Halili. Gjatë këtij takimi u fol mbi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësinë që kjo marrëveshje ka për të gjithë shqiptarët. Në fjalën e tij,  Prof. Dr. Koni shprehu gadishmërinë për të vënë në dispozicion gjithë kapacitetet e Universitetit që ai drejton në mbështetjen e universiteteve shqiptare.
 
Për foto mund të klikoni këtu

Kriteret e Pranimit dhe Kuotat për Vitin 2016-2017, për UT-ën

Fakulteti i Drejtesise

Fakulteti i Ekonomise

Fakulteti i Historise dhe Filologjise

Fakulteti i Gjuheve te Huaja

Fakulteti i Shkencave te Natyres

Fakulteti i Shkencave Sociale

Filiali UT-së, Sarandë

NJOFTIM PËR STUDENTËT ALUMNI

NJOFTIM

 

Të dashur studentë dhe ALUMNI!

Duke filluar nga data 11 korrik 2016 Rektorati i UT-së/Drejtoria e Komunikimit do të jetë pika e shërbimit për pajisjen dhe konfirmimin e dokumentacionit shkollor.

 

Të gjithë të interesuarit që do të legalizojnë (në Ministrinë e Punëve të Jashtme) dokumenta si:

  • listë notash;

  • suplement diplome;

  • program mësimor;

  • vërtetime etj

     

 

duhet ta bëjnë kërkesën për pajisjen me këto dokumenta si dhe kërkesën për konfirmimin e tyre pranë Drejtorisë së Komunikimit / Rektorat i UT-së

  • Diplomat, Certifikatat dhe Dëshmitë e gjuhës duhet të jenë fotokopje dhe dorëzohen gjithmonë nga aplikanti;

 

  • Aplikanti mund të dorëzojë për konfirmim edhe listë notash, vërtetim, program mësimor etj, të cilat i disponon dhe janë lëshuar para datë 11 korrik 2016

 

Procedura e pajisjes dhe konfirmimit të dokumentave do të kryhet brenda 10 ditëve.

Lutemi më poshtë do të gjeni tarifat e çmimeve për tu pajisur me dokumentat shkollore:

Lista e Notave e pjesshme 200 Lek

Lista e notave e plotë 500 Lek

Vërtetim 200 Lek

Program mësimor në gjuhën shqipe 2000 Lek

Program mësimor në gjuhën angleze 3000 Lek

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Padovës, Itali

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Padovës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-Bachelor;

-Master;

Kohëzagjatja e bursave:

-Bachelor (6 muaj);

-Master (6 muaj)

Fushat e studimit:

Gjuhë-Letërsi;

Për t’u njohur me fushat e studimit që ofron Universiteti i Padovës referohuni adresës:

http://www.unipd.it/en/

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht A2 në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

-Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Padovës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (dekan, zv.dekan, ose shef departamenti) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Diploma e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi (në gjuhën angelze ose italiane në varësi të programit të studimit në universitetin pritës);;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht A2 në varësi të programit të studimit në universitetin pritës );

-Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Padovës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (dekan, zv.dekan, ose shef departamenti) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

 

Afati për aplikime: 21 Tetor 2016

Për të aplikuar ju lutemi vizitoni:

https://form.jotformeu.com/61114018543344

Për më shumë informacion mbi bursat mund të vizitoni website-n e Universitetit të Padovës ose të kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë të UT-së në adresën e email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri