Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli i II-të i studimeve

Cikli i II-të i Studimeve 2016-2017

Lexo më shumë

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

Hapet Thirja për Aplikime për Stafin Akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Kuadër të Programit Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim

Kohëzagjatja e bursave:

- Shkëmbimi e stafit akademik për trajnim (5 ditë + 2 ditë udhëtim);

Fushat e studimit:

- Ekonomiks/Financë

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin ditor (120 EUR në ditë për stafin);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:

- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

- Kopje e Pasaportës;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;

- Plani i mobilitetit për trajnim*;

- Vërtetim nga fakulteti që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

***Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf

KUJDES! Kur të sillni në rektorat planin e mobilitetit për t’u firmosur nga Z. Skendaj, duhet të bashkangjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga fakulteti juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së trajnimit për të kryer mobilitetin.

Afati për aplikim: 21 Tetor 2016

Dokumentat duhen dorzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Mësimdhënie për Stafin Akademik në Universitetin e Saarland-it, në Gjermani, në Kuadër të Programit Erasmus +

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Saarland-it në Gjermani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie në fushën Drejtësisë

Kohëzagjatja e bursave:

- Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë);

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin ditor (120 EUR në ditë për stafin);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:

- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

- Kopje e Pasaportës;

- Diploma e nivelit të fundit të studimeve;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

- Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2 në varësi të programit të mësimdhënies);

- Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhnie klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

-Letër Ftese (nga një profesor në Universitetin e Saarland-it, me të cilin aplikanti kontakton paraprakisht dhe jepet pëlqimi që ai të mbështesë aplikantin gjatë shkëmbimit në Universitetin e Saarlandit)

-Vërtetim nga fakulteti që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

KUJDES! Kur të sillni në rektorat planin e mobilitetit për t’u firmosur nga Z. Skendaj, duhet të bashkangjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga fakulteti juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mësimdhënies për të kryer mobilitetin.

Afati për aplikim: 28 Tetor 2016

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://form.jotformeu.com/61444267346357

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor;

- Master;

- PhD.

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor/Master/PhD (10 muaj);

Fushat e studimit:

-Fizikë;

-Biologji;

-Histori dhe Arkeologji;

-Gjuhë të huaja;

-Drejtësi;

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitete tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Gjatë plotësimit të Larning Agreement mund t’u vijë në ndihmë linku i mëposhtëm për t’u njohur me lëndët e programit tuaj të studimit

https://aips.um.si/PredmetiBP5/Main.asp?Jezik=A

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Pas fazës së parë të aplikimit në Universitetin e Tiranës, studentët e përzgjedhur do të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

Gjeni në linkun e mëposhtëm instruksione mbi aplikimin online pranë Universitetit të Mariborit, në seksionin Online application instructions

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitetet tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 2);

KUJDES:

Studentët që do të aplikojnë për përgatitjen e një diplome master apo të një teze doktorature duhet të plotësojnë gjithashtu “Mobility Activity Plan”. Formati i Mobility Activity Plan gjendet në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 5).

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Pas fazës së parë të aplikimit në Universitetin e Tiranës, studentët e përzgjedhur do të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

Gjeni në linkun e mëposhtëm instruksione mbi aplikimin online pranë Universitetit të Mariborit, në seksionin Online application instructions

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitetet tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Gjatë plotësimit të Larning Agreement mund t’u vijë në ndihmë linku i mëposhtëm për t’u njohur me lëndët e programit tuaj të studimit

https://aips.um.si/PredmetiBP5/Main.asp?Jezik=A

KUJDES:

Studentët që do të aplikojnë për përgatitjen e një diplome master apo një teze doktorature duhet të plotësojnë gjithashtu “Mobility Activity Plan”. Formati i Mobility Activity Plan gjendet në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 5).

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

 http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Pas fazës së parë të aplikimit në Universitetin e Tiranës, studentët e përzgjedhur do të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

Gjeni në linkun e mëposhtëm instruksione mbi aplikimin online pranë Universitetit të Mariborit, në seksionin Online application instructions

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Afati për aplikim: 18 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. me subjekt: “Aplikim për bursë  në  Universitetin e Mariborit, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Koordinatorët akademikë për firmosjen e Learning Agreement në nivel fakultetesh.

1-   Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Albana (Çoni) Shijaku (zv/dekaner për ciklin e dytë të studimeve)

2-   Fakulteti i Drejtësisë

Kestrin Katro (zv/dekane për anën mësimore) për nivelin BA

Erjon Muharremaj (zv/dekan për Kërkimin Shkencor) për nivelin MA dhe PhD

3-   Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Koordinatore akademik

Konferencë për Shtyp e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni

Përshëndetje të gjithëve.

Jemi në përfundim të fazës së parë të raundit të parë nga ku kanë dalë edhe lista jopërfundimtare të fituesve për studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe në gjithë universitetet e vendit.

Dua të theksoj në krye të herës që Universiteti i Tiranës dhe të gjitha autoritetet drejtuese e kanë vlerësuar këtë moment me përgjegjësi maksimale dhe në kohë rekord brenda ditës së djeshme, të gjithë fakultetet kanë shpallur renditjen provizore në përputhje me Udhëzimin Nr. 13 datë 22.07.2016 të MAS për listën jopërfundimtarëve të kandidatëve fitues.

Nëpërmjet jush, dua të informoj publikun që Rektorati i Universitetit të Tiranës, pasi ka marrë bazën e të dhënave nga AKP, menjëherë ka vlerësuar situatën dhe ka organizuar punën në mënyrën specifike për të informuar pranë çdo fakulteti, pranë çdo departamenti ku administrohen programe të veçanta studimi. Për këtë qëllim janë ngritur komisionet e vlerësimit të aplikantëve në përputhje me Vendimin e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës Nr. 3 datë 28.01.2016. Gjithashtu në ndihmë të fakulteteve dhe pranë këtyre komisioneve janë ngritur grupe specialistësh me personel akademik nga departamentet e Universitetit të Tiranës, konkretisht nga Departamenti i Informatikës, Matematikës së Zbatuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Departamenti i Informatikës dhe Statistikës në Fakultetin e Ekonomisë. Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për mundin, kontributin që dhanë për përpunimin e rezultatit në përputhje me këto kritere. Kjo evidenton punën e palodhur të dekanëve dhe të drejtuesve të departameteve që bën të mundur këtë proces kaq delikat dhe sensibël për secilin aplikant- qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush që në përfundim të kësaj faze, pasi ne kemi një bazë të dhënash tashmë të përpunuar dhe të publikuar në faqen zyrtare elektronike. Aplikimet në UT kanë qenë të një cilësie shumë të lartë. Natyrisht kjo ishte një gjë që pritej, por kur realizohet është një kënaqësi më e madhe. Nga ana tjetër dua të ve në dukje që në UT ka patur rreth 90 000 aplikime, nga të cilët në qoftë se do t’i identifikojmë në numër studentësh janë rreth 19 000 studentë, mesatarisht 5 aplikime për një studentë.

Një rëndësi të veçantë është çeshtja e ndjekjes së procedures e cila është pak delikate, si herë e parë e aplikimit të kësaj formule. Atëherë duke filluar nga dita e sotme, në bazë të Udhëzimin Nr. 13 datë 22.07.2016 të MAS të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar kanë në faqet e fakulteteve listën e plotë të renditur sipas pikëve të vlerësuar nga komisionet përkatëse. Kështu që brenda këtyre 3 ditëve në përputhje me këtë udhëzim, secili kandidat mund t’i drejtohet fakulteteve nëse ka ndonjë pretendim mbi vlerësimin sipas kritereve që janë shpallur dhe formulës përkatëse.

Në këto kushte pasi të mbarojë ky proces, në datën 11 shtator 2016 del lista përfundimtare e fituesve, e cila ka afatin e parashikuar të rregjistrimit nga data 13 deri në datën 20 shtator 2016. Theksoj se regjistrimi bëhet online në portalin   e Maturës Shtetërore dhe fizikisht pranë fakulteteve ku ndodhet program i studimit.

Dua të veçoj një fakt shumë të rëndësishëm për të gjithë maturantët. Në rast se një maturant mund të ketë dalë fitues në 10 programe, tani është momenti që ai para 10 programeve të vendosë të rregjistrohet vetëm në një prej tyre sipas dëshirës dhe preferences së aplikantit. Kjo do të thotë që maturantët e tjerë që nuk e shohin veten në listat e para jopërfundimtare të fituesve, të jenë të qetë dhe të shpresojnë se do ketë zbritje dhe do të krijohet mundësia në mënyrë të vijueshme sipas raundit të dytë, që do fillojë menjëherë pas datës 20.

Universiteti i Tiranës përsëri do të ketë një komunikim me median pas datës 20 shtator 2016 dhe do japim dhe informacionet mbi kuotat e mbetura, të cilat do t’i raportojmë në Agjensinë Kombëtare të Provimeve. Do fillojmë raundin e dytë që është identik me të parin, ku secili nga kandidatët ka të drejtë përsëri të bëjë aplikimin dhe është e njëjta procedurë e cila ka afatet e saj. Ftoj të gjithë maturantët të jenë të qetë me vlerën që kanë, me punën që kanë bërë përgjatë viteve. Shpresojmë të marrin programin që u intereson.

Në këto kushte edhe njëherë, meqënëse është konferenca e parë për këtë vit akademik, dua të falenderoj gjithë stafin akademik dhe t’u uroj një vit të mbarë.

Ju faleminderit.

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri