Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

KRITERET E PRANIMIT, KUOTAT DHE TARIFAT 2018-2019

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali

Në bazë të bashkëpunimit mes Human Development Promotion Center dhe Universitetit të Tiranës kërkohet mbledhja e të dhënave për studentët e vitit të tretë Bachelor të Universitetit të Tiranës.

Lutemi të plotësohet formulari bashkëngjitur:

https://www.surveymonkey.com/r/3BVCY8T

 

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni.

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetin Comenius në Bratisllavë

 

Thirrje për Grante Kërkimore - nga Akademia Austriake e Shkencave..

Shtyhet Thirrja për Bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sileasian të Teknologjisë, Poloni në kuadër të Programit Erasmus+

Njoftim për Shkollën Verore organizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ)

Shtyhet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Anadollit, Turqi, për vitin akademik 2018-2019

Hapet Thirrja për Bursa për studentët në Kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani

 
 

BROSHURA E UNIVERSITETIT TË TIRANËS PËR MATURANTËT

 

PROGRAMI I BURSAVE TË GRUPIT COIMBRA PËR KËRKUESIT E RINJ NGA VENDET FQINJE EVROPIANE

 

Hapet thirrja për aplikime për shkëmbimin e studentëve të Universitetit të Tiranës, me Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, Barcelonë, Spanjë, në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet dy Istitucioneve tona.

 

BANKA ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) KA HAPUR PROGRAMIN E BURSAVE TË MERITËS PËR DOKTORATURË DHE KËRKIME POST DOKTORALE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019.

 

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË 

 

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR  

KRITERET E PRANIMIT NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

 

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Fakulteti i Shkencave Sociale

Filiali UT-së, Sarandë

 

Fakultetet

Lajmërime

 

Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016 "për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve

Për të parë udhëzimin e plotë, ju lutem klikoni këtu

Hapet thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova, Portugali

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës , në Universitetin Nova, Portugali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor;

- Master;

- Doktoraturë;

Kohëzgjatja e bursave:

- Bachelor (3-5 muaj);

- Master (3-5 muaj);

- Doktoraturë (3-5 muaj)

Fushat e studimit:

-Teknologji Informacioni;

- Gjuhë të Huaja;

- Letërsi;

- Trashëgimi Kulturore;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Nova klikoni në adresën:

http://www.unl.pt/pt/internacional/ICM_2015-2017/pid=651/ppid=34/

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:

-CV (në gjuhën angelze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash origjinale në gjuhën shqipe;

 -Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;

 -Letër Reference (Opsionale);

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);

- Dokumenti “Declaration of Honour” , të cilin e gjeni në këtë link:  http://www.unl.pt/pt/internacional/Documents_to_upload_for_the_online_application/pid=612/ppid=34/ 

 -*Learning Agreement (Në fazën e parë të aplikimit nuk është dokumenti i detyrueshëm)

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Nova lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (shefi i departamentit) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 4 Tetor 2016

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeQnfnnurLsqOi94obHnjjWY88_lFektVbt-zHsYbIeSIeY5w/viewform

 

VINI RE!

 

 

Formulari i aplikimit nuk mund të ngarkojë dokumentat, për këtë arsye aplikantët pas plotësimit të formularit të aplikimit do të kenë afat 15 ditë kalendarike për t’i dërguar ato në adresën (Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ).Në rast të kundërt kërkësa nuk do të merret parasysh!

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetin e Pavias, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor (6 muaj);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Pavias klikoni në adresën:

http://www.unipv.eu/site/en/home/international-relations/erasmus--overseas/incoming-students.html

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin ditor (850 EUR në muaj);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- CV;

- Kopje e Pasaportës;

- Vërtetim studenti;

- Listë notash;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Certifikata e gjuhës së huaj*

- Dokumeti Learning Agreement**

* Universiteti i Pavias ofron kurset në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane, ku niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B1. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

** Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (shefi i departamentit) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 20 Tetor 2016

Dokumentat duhen dorzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetein Masaryk në Republikën Çeke

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

Kohëzagjatja e bursave:

- Master (5 muaj);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Masaryk klikoni në adresën:

http://cic.muni.cz/en/left-incoming-mobility/incoming-student/courses-for-international-students   

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Gjithë aplikimi është online.

Hapat për plotësimin e formularit janë si më poshtë:

Hapi 1 i aplikimit:

-      Klikoni në linkun e formularit të aplikimit:

https://isois.ois.muni.cz/public/application-incoming

-      Tek fusha “ Cycle” zgjidhni opsionin “Erasmus+ (outside Europe)

-      Fushën “Level of study/cooperation” zgjidhni llojin e mobilitetit që do të aplikoni “Master”

-      Në fushen “Country: zgjidhni opsionin “Albania”

-      Në fushën e “Partner Institution” do të zgjidhni “University of Tirana”

-      Ne fushën e fundit “Agreement through ëhich to aplly” do të zgjidhni të vetmën mundësi që shfaqet, “University of Tirana (2015-17)” duke e klikuar atë

-      Pas kësaj klikoni në butonin “Create new application”.

Hapi 2: Plotësoni formularin me të dhenat tuaja dhe ngarkoni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- Foto personale në përmasat e pasaportës;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës;

- Listë notash;

- CV;

- Çertifikata e gjuhës së huaj*

* Mbi çertifikatën e gjuhës së huaj: Niveli minimal i kërkuar për njohjen e gjuhës angleze nga aplikantët është B2. Çertifikatat e njohura prej tyre mund t’i gjeni këtu: http://bit.ly/1ljbOvR

Afati për aplikim: 15 Tetor 2016

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri