Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli i II-të i studimeve


Cikli i II-të i Studimeve 2016-2017

Lexo më shumë

 

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

 

UNIVERSITETI I TIRANËS NËNSHKRUAN MARRRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME CHARLES UNIVERSITY NË PRAGË

UNIVERSITETI I TIRANËS NËNSHKRUAN MARRRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME CHARLES UNIVERSITY NË PRAGË 

Per me shume klikoni ketu

Universiteti i Tiranës hap proçedurat për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve për Vitin Akademik 2016-2017

Periudha e aplikimit të kandidatëve është nga data 08 Tetor deri në datën 16 tetor 2016. Aplikimi bëhet pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Për proçedurat dhe dokumentacionin e kërkuar, referohuni në  Udhëzimin nr. 24, datë 07.10.2016.

Për Udhëzimin nr.24 datë 07.10.2016 klikonii këtu:

Video per manualin e regjistrimit në Raundin e Dytë

Per me shume klikoni këtu

Hapet thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Latvias, Letoni

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, në Universitetin e Latvias, Letoni.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor;

- Master;

Kohëzgjatja e bursave:

- Bachelor (5 muaj);

- Master (5 muaj);

Fushat e studimit:

- Studentët e nivelit Bachelor mund të aplikojnë vetëm për fushat:

Ekonomiks;

Administrim Biznes;

Kontabilitet;

Financë-Bankë;

Marketing;

- Studentët e nivelit Master mund të aplikojnë vetëm për fushat:

Shkenca Sociale ose Studime Europiane

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara në gjuhën angleze nga Universiteti i Latvias klikoni në adresën:

http://www.lu.lv/eng/istudents/exchange/courses

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (750 EUR në muaj);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angelze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;

-Letër Motivimi në  gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) 

-*Learning Agreement

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Latvias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angelze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;

-Letër Motivimi në  gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) 

-*Learning Agreement

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Latvias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 7 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. me subjekt: “Aplikim për bursë  në  Universitetin e Latvias, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri