Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli I & II i studimeve

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

 

KONFERENCË PËR SHTYP E REKTORIT TË UT PROF. DR. MYNYR KONI, DATË 28.08.2017, ORA 12:30

TIRANË 28.08.2017 - Në përputhje me Udhëzimin Nr. 15 datë 19.05.2017  “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet në programet e ciklit të parë të sudimeve, në progrmaet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të sudimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018”, i ndryshuar, të Ministrit të MAS, është përcjellë nga QSHA baza e të dhënave e kandidatëve që kanë aplikuar për t’u pranuar në programet e ciklit të I-rë të studimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2017-2018.  Në këto programe të UT-së kanë aplikuar  85,307 kandidatë ose 18,539 maturantë, të cilët përbëjnë 72% të maturantëve që kanë kanë aplikuar në të gjitha IAL publike dhe jo publike për këtë vit akademik.

Fillimisht, dua të shpreh falenderimet e mia për të gjithë maturantët që kanë aplikuar në UT dhe i ftoj ata që të kenë durim dhe të kenë prioritet kryesor regjistrimin në UT. Së dyti, shpreh vlerësimin tim maksimal ndaj stafit akademik, dekanëve, drejtuesve të departamenteve, si edhe strukturave të Rektoratit për punën e kujdesshme në organizimin e gjithë këtij procesi në perfeksion.

Numri më i lartë i aplikimeve është në FSHS (25,379 aplikime ose 10,552 maturantë), FE (20,416 aplikime ose 10,382 maturantë), FSHN (13,180 aplikime ose 7,811 maturantë) etj.

Referuar programeve të studimit, numrin më të lartë të aplikimeve e kanë programet: Administrim-Biznesi (6,987 aplikime), Drejtesi (6,435 aplikime), Psikologji (5,685 aplikime), Punë Sociale (5,685 aplikime), etj.

Interesi më i lartë të kandidatëve për student, në raport me kuotat e miratuara nga Senati Akademik për vitin akademik 2017-2018,  sipas programeve te studimit është si në vijim: Punë Sociale (kërkesa 57 herë më shumë se kuota), Ekonomiks (36 herë), Gazetari (34 herë), Teknologji Informacioni Komunikimi (30 herë), Gjuhë Angleze (21 herë) etj. Në raport fakulteti, kërkesa është më e lartë tek FSHS (18 herë), ndërsa në fakultetet e tjera kërkesa është mesatarisht 8 herë më shumë se kuotat e miratuara.

Sot më datë 28.08.2017, në përputhje me udhëzimin e sipërpërmendur, bëhet shpallja e renditjes së kandidatëve në përputhje me kriteret e miratuara nga njësitë kryesore. Regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive të fakulteteve, ku ofrohet programi i studimit, me dokumentacionin sipas përcaktimeve të udhëzimit të mësipërm: dokument identifikimi, fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, dhe deklaratën sipas përcaktimeve të shtojcës Nr. 3 të udhëzimit.

E rëndësishme është që studenti duhet të verifikojë rezultatin e tij, dhe nëse nuk është i qartë, mund të bëjë ankimim në datat 29 dhe 30 gusht. Kandidati që bën ankimim, pavarësisht paraqitjes së kërkesës, nëse shpallet fitues në një program tjetër, mund të vazhdojë procedurat e regjistrimit. Nëse pranohet kërkesa, në datën 12 shtator çregjistrohet dhe regjistrohet në programin sipas kërkesës së pranuar.

Regjistrimi i studentëve në raundin e parë bëhet nga data 29 gusht deri më 11 shtator, e cila është e ndarë në 7 faza 48 orëshe (dy ditore), faza e parë është 29-30 gusht e kështu me radhë. Në varësi të kuotave të mbetura bosh zbret lista nga faza në fazë, kështu që studentët duhet të jenë të vëmendshëm të ndjekin zbritjen e listës. Në rastin kur del emri fitues, gjatë zbritjes së listës, studenti duhet të regjistrohet brenda 48 orëve, në rast të kundërt e humb të drejtën për t’u regjistruar në atë program.

Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm më datë 12 shtator, dhe më pas i lind e drejta për të aplikuar gjatë raundit të dytë të aplikimit që zhvillohet në periudhën 15-22 shtator 2017.

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri