Portali Universitar

Portali Universitar

Portali për cdo student në UT

Lexo më shumë

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

Cikli I & II i studimeve

QAL

Qendra e Karrieres

Mundësi për të ardhmen tuaj

Lexo më shumë

Fakultetet

Lajmërime

 

FTESË PËR OFERTË Nr. 6/1, Datë 10.10.2017 PËR “BLERJE PAJISJE ELEKTRONIKE”

FTESË PËR OFERTË Nr. 6/1, Datë 10.10.2017 PËR “BLERJE PAJISJE ELEKTRONIKE”

 

Njoftimi për 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin e Administratorit të Universitetit të Tiranës

                                                     UNIVERSITETI  I TIRANËS

Njoftim

 

 

Bordi i Administrimit i Universitetit të Tiranës kërkon të punësojë: 

1 (një) vend të lirë pune për pozicionin e Administratorit të Universitetit të Tiranës. 

Kandidatët konkurrentë për Administrator në Universitetin e Tiranës duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:                 

  1. Të ketë formim universitar, së paku në nivelin "Master i shkencave", në fushën e ekonomisë ose drejtësisë.  
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, minimalisht 7 prej tyre në fushën e ekonomisë ose drejtësisë, nga të cilat të paktën 5 vjet në pozicione drejtuese në këto fusha.
  3. Të paraqesë të paktën 2 letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm. 
  4. Të mos ketë papajtueshmëri në kuptim të ligjit nr. 10 034 datë 22.12.2008 "Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve" dhe ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".  
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,vërtetuar me certifikatat ndërkombëtare të njohura nga Ministria përgjegjëse për arsimin e lartë, së paku në nivelin B2.  

Kandidatët konkurrentë për Administrator në Universitetin e Tiranës preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:  

  1. Të ketë përvojë pune në hartimin e buxheteve dhe menaxhimin e fondeve. 
  2. Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në vendet e OECD. 
  3. Të ketë kategorizim nga DAP në nivelin TND
  4. Të ketë eksperienca drejtuese në nivele të larta në administratën publike dhe në sektorin privat. 
  5. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi nga punëdhënësit e mëparshëm. 

Kandidatët konkurrentë për Administrator në Universitetin e Tiranës do të intervistohen nga Bordi i Administrimit, proces gjatë të cilit duhet të demostrojnë:

  1. Njohuri të legjislacionit sektorial në fushën e arsimit të lartë.
  2. Njohuri për ligjin "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" dhe ligjin "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
  3. Njohuri të sistemit të arsimit të lartë. 
  4. Aftësi të mira prezantuese, komunikuese dhe punës në grup. 
  5. Aftësi për të paraqitur një plan konceptual për mënyrën se si do të realizojnë drejtimin dhe administrimin në UT.
  6. Prezantimi i planit konceptual do të jetë me Power Point, në gjuhën angleze deri në 10 minuta.

Kandidatët konkurrentë për Administrator në Universitetin e Tiranës duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum Vitae
  3. Dokument Identifikimi
  4. Diplomë e studimeve universitare 'Bachelor' dhe pasuniversitare 'Master Shkencor' (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në Universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent. 
  5. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
  6. Deklaratë individuale se kandidati nuk ka papajtueshmëri sipas ligjit nr. 10 034 datë 22.12.2008 "Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratë s publike dhe të të zgjedhurve" dhe ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike". 
  7. Dëshmi e zotërimit së gjuhës së huaj angleze, në nivelin jo më të ulët se B2, sipas certifikatave ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. 
  8. Letrat e referencës nga punëdhënësit e mëparshëm, të cilat provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, të cilat mund të shërbejnë për verifikimin e kritereve preferenciale.
  10. Të dorëzojë prezantimin pranë Bordit të Administrimit, pasi është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve nga Senati Akademik i UT, të paktën 5 ditë pune përpara datës së intervistës, në adresën elektronike: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ose kopje e printuar pranë zyrave të Bordit të Administrimit UT.  

Dokumentat dorëzohen në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, pranë Rektoratit UT. 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet me konkurrim me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë pranë Bordit të Administrimit të UT. 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar nga data 16.10.2017 deri në datë 30.10.2017, ora 16:00.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet dorazi nga kandidati ose në rrugë postare. Për çdo informacion lutemi kontaktoni në numrat telefonik: 042228402 dhe 042258449. 

Kandidatët konkurrentë për Administrator në Universitetin e Tiranës do të vlerësohen si më poshtë:

  1. Kriteret të përgjithshme vlerësohen deri në 30 pikë. 
  2. Kriteret e veçanta (preferenciale) vlerësohen deri në 30 pikë. 
  3. Procesi i intervistës vlerësohet deri në 40 pikë.  

Vendimi i Bordit të Administrimit nr. 25, datë 23.11.2017 "Për emërimin e Administratorit të UT, Z. Skerdi Dafa"

Vendimi i Bordit të Administrimit nr. 25, datë 23.11.2017 "Për emërimin e Administratorit të UT, Z. Skerdi Dafa". Kliko (këtu)

 

 

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri