Kuotat e pranimit sipas kategorive të vecanta

PHOTOO.PNG

Doktoratura ne UT

Doktoratura ne UT

Doktoraturat në UT.

Lexo më shumë

KRITERET E PRANIMIT, KUOTAT DHE TARIFAT 2018-2019

LISTA E RENDITJEVE TË APLIKANTËVE RAUNDI I DYTË

student_registration.jpg

Mundësi për të ardhmen tuaj

+ Lexo më shumë

LISTA E RENDITJEVE TË APLIKANTËVE RAUNDI I PARË

KRITERET E PRANIMIT, KUOTAT DHE TARIFAT E STUDIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 RAUNDI I PARË

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët dhe Stafin Akademik në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +

Hapen regjistrimet për kurset e gjuhës dhe kulturës kineze pranë Institutit Konfuci- UT.

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët në Universitetin e Foggia-s, Itali në kuadër të Programit Erasmus +

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali

Hapet Thirrja për Bursa në Kuadër të Programin Erasmus + në South-West University “Neofit Rilski”, në Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Saarland-it, Gjermani

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin Çukurova Turqi, për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + KA 107.

Hapet thirrja për bursa mobiliteti për e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Tuscia, Itali.

Përditësim i thirrjes për Bursa për Studentët në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni në kuadër të Programit Erasmus +

Hapet Thirrja për Bursa për studentët dhe stafin e UT-së, në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani

Shtyhet Thirrja për Bursa për Stafin Akademik për Trajnim në Universitetin e Genovas, Itali në kuadër të Programit Erasmus +

Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë

Njoftim për bursa studimi në Institutin e studimeve për Europën Lindore dhe Juglindore Regensburg

Njoftim për bursa studimi në Institutin e studimeve për Europën Lindore dhe Juglindore Regensburg

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetin e Bolonjës, Itali

Hapet Thirrja për Aplikime për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Hapet Thirrja për Bursa për stafin akademik në Programin Erasmus + në Universitetin e Bolonjës, Itali

“Mesazhi i Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni me rastin e përfundimit të vitit akademik 2017-2018”

Sondazhi për ALUMNI-it

Shtyhet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetin Comenius në Bratisllavë

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali

Në bazë të bashkëpunimit mes Human Development Promotion Center dhe Universitetit të Tiranës kërkohet mbledhja e të dhënave për studentët e vitit të tretë Bachelor të Universitetit të Tiranës.

Lutemi të plotësohet formulari bashkëngjitur:

https://www.surveymonkey.com/r/3BVCY8T

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni.

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetin Comenius në Bratisllavë

Thirrje për Grante Kërkimore - nga Akademia Austriake e Shkencave..

Shtyhet Thirrja për Bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sileasian të Teknologjisë, Poloni në kuadër të Programit Erasmus+

Njoftim për Shkollën Verore organizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ)

Shtyhet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Anadollit, Turqi, për vitin akademik 2018-2019

Hapet Thirrja për Bursa për studentët në Kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani

BROSHURA E UNIVERSITETIT TË TIRANËS PËR MATURANTËT

PROGRAMI I BURSAVE TË GRUPIT COIMBRA PËR KËRKUESIT E RINJ NGA VENDET FQINJE EVROPIANE

Hapet thirrja për aplikime për shkëmbimin e studentëve të Universitetit të Tiranës, me Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, Barcelonë, Spanjë, në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet dy Istitucioneve tona.

BANKA ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) KA HAPUR PROGRAMIN E BURSAVE TË MERITËS PËR DOKTORATURË DHE KËRKIME POST DOKTORALE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019.

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË 

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR  

KRITERET E PRANIMIT NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Fakulteti i Shkencave Sociale

Filiali UT-së, Sarandë

Fakultetet

Lajmërime

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Mësimdhënie për Stafin Akademik në Universitetin e Saarland-it, në Gjermani, në Kuadër të Programit Erasmus +

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Saarland-it në Gjermani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie në fushën Drejtësisë

Kohëzagjatja e bursave:

- Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë);

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin ditor (120 EUR në ditë për stafin);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:

- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

- Kopje e Pasaportës;

- Diploma e nivelit të fundit të studimeve;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

- Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2 në varësi të programit të mësimdhënies);

- Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhnie klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

-Letër Ftese (nga një profesor në Universitetin e Saarland-it, me të cilin aplikanti kontakton paraprakisht dhe jepet pëlqimi që ai të mbështesë aplikantin gjatë shkëmbimit në Universitetin e Saarlandit)

-Vërtetim nga fakulteti që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

KUJDES! Kur të sillni në rektorat planin e mobilitetit për t’u firmosur nga Z. Skendaj, duhet të bashkangjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga fakulteti juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mësimdhënies për të kryer mobilitetin.

Afati për aplikim: 28 Tetor 2016

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://form.jotformeu.com/61444267346357

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor;

- Master;

- PhD.

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor/Master/PhD (10 muaj);

Fushat e studimit:

-Fizikë;

-Biologji;

-Histori dhe Arkeologji;

-Gjuhë të huaja;

-Drejtësi;

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitete tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Gjatë plotësimit të Larning Agreement mund t’u vijë në ndihmë linku i mëposhtëm për t’u njohur me lëndët e programit tuaj të studimit

https://aips.um.si/PredmetiBP5/Main.asp?Jezik=A

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Pas fazës së parë të aplikimit në Universitetin e Tiranës, studentët e përzgjedhur do të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

Gjeni në linkun e mëposhtëm instruksione mbi aplikimin online pranë Universitetit të Mariborit, në seksionin Online application instructions

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitetet tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 2);

KUJDES:

Studentët që do të aplikojnë për përgatitjen e një diplome master apo të një teze doktorature duhet të plotësojnë gjithashtu “Mobility Activity Plan”. Formati i Mobility Activity Plan gjendet në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 5).

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Pas fazës së parë të aplikimit në Universitetin e Tiranës, studentët e përzgjedhur do të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

Gjeni në linkun e mëposhtëm instruksione mbi aplikimin online pranë Universitetit të Mariborit, në seksionin Online application instructions

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitetet tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun:http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Gjatë plotësimit të Larning Agreement mund t’u vijë në ndihmë linku i mëposhtëm për t’u njohur me lëndët e programit tuaj të studimit

https://aips.um.si/PredmetiBP5/Main.asp?Jezik=A

KUJDES:

Studentët që do të aplikojnë për përgatitjen e një diplome master apo një teze doktorature duhet të plotësojnë gjithashtu “Mobility Activity Plan”. Formati i Mobility Activity Plan gjendet në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx(attachment 5).

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

 http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Pas fazës së parë të aplikimit në Universitetin e Tiranës, studentët e përzgjedhur do të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

Gjeni në linkun e mëposhtëm instruksione mbi aplikimin online pranë Universitetit të Mariborit, në seksionin Online application instructions

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx

Afati për aplikim: 18 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. me subjekt: “Aplikim për bursë  në  Universitetin e Mariborit, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Koordinatorët akademikë për firmosjen e Learning Agreement në nivel fakultetesh.

1-   Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Albana (Çoni) Shijaku (zv/dekaner për ciklin e dytë të studimeve)

2-   Fakulteti i Drejtësisë

Kestrin Katro (zv/dekane për anën mësimore) për nivelin BA

Erjon Muharremaj (zv/dekan për Kërkimin Shkencor) për nivelin MA dhe PhD

3-   Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Koordinatore akademik

Konferencë për Shtyp e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni

Përshëndetje të gjithëve.

Jemi në përfundim të fazës së parë të raundit të parë nga ku kanë dalë edhe lista jopërfundimtare të fituesve për studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe në gjithë universitetet e vendit.

Dua të theksoj në krye të herës që Universiteti i Tiranës dhe të gjitha autoritetet drejtuese e kanë vlerësuar këtë moment me përgjegjësi maksimale dhe në kohë rekord brenda ditës së djeshme, të gjithë fakultetet kanë shpallur renditjen provizore në përputhje me Udhëzimin Nr. 13 datë 22.07.2016 të MAS për listën jopërfundimtarëve të kandidatëve fitues.

Nëpërmjet jush, dua të informoj publikun që Rektorati i Universitetit të Tiranës, pasi ka marrë bazën e të dhënave nga AKP, menjëherë ka vlerësuar situatën dhe ka organizuar punën në mënyrën specifike për të informuar pranë çdo fakulteti, pranë çdo departamenti ku administrohen programe të veçanta studimi. Për këtë qëllim janë ngritur komisionet e vlerësimit të aplikantëve në përputhje me Vendimin e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës Nr. 3 datë 28.01.2016. Gjithashtu në ndihmë të fakulteteve dhe pranë këtyre komisioneve janë ngritur grupe specialistësh me personel akademik nga departamentet e Universitetit të Tiranës, konkretisht nga Departamenti i Informatikës, Matematikës së Zbatuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Departamenti i Informatikës dhe Statistikës në Fakultetin e Ekonomisë. Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për mundin, kontributin që dhanë për përpunimin e rezultatit në përputhje me këto kritere. Kjo evidenton punën e palodhur të dekanëve dhe të drejtuesve të departameteve që bën të mundur këtë proces kaq delikat dhe sensibël për secilin aplikant- qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush që në përfundim të kësaj faze, pasi ne kemi një bazë të dhënash tashmë të përpunuar dhe të publikuar në faqen zyrtare elektronike. Aplikimet në UT kanë qenë të një cilësie shumë të lartë. Natyrisht kjo ishte një gjë që pritej, por kur realizohet është një kënaqësi më e madhe. Nga ana tjetër dua të ve në dukje që në UT ka patur rreth 90 000 aplikime, nga të cilët në qoftë se do t’i identifikojmë në numër studentësh janë rreth 19 000 studentë, mesatarisht 5 aplikime për një studentë.

Një rëndësi të veçantë është çeshtja e ndjekjes së procedures e cila është pak delikate, si herë e parë e aplikimit të kësaj formule. Atëherë duke filluar nga dita e sotme, në bazë të Udhëzimin Nr. 13 datë 22.07.2016 të MAS të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar kanë në faqet e fakulteteve listën e plotë të renditur sipas pikëve të vlerësuar nga komisionet përkatëse. Kështu që brenda këtyre 3 ditëve në përputhje me këtë udhëzim, secili kandidat mund t’i drejtohet fakulteteve nëse ka ndonjë pretendim mbi vlerësimin sipas kritereve që janë shpallur dhe formulës përkatëse.

Në këto kushte pasi të mbarojë ky proces, në datën 11 shtator 2016 del lista përfundimtare e fituesve, e cila ka afatin e parashikuar të rregjistrimit nga data 13 deri në datën 20 shtator 2016. Theksoj se regjistrimi bëhet online në portalin   e Maturës Shtetërore dhe fizikisht pranë fakulteteve ku ndodhet program i studimit.

Dua të veçoj një fakt shumë të rëndësishëm për të gjithë maturantët. Në rast se një maturant mund të ketë dalë fitues në 10 programe, tani është momenti që ai para 10 programeve të vendosë të rregjistrohet vetëm në një prej tyre sipas dëshirës dhe preferences së aplikantit. Kjo do të thotë që maturantët e tjerë që nuk e shohin veten në listat e para jopërfundimtare të fituesve, të jenë të qetë dhe të shpresojnë se do ketë zbritje dhe do të krijohet mundësia në mënyrë të vijueshme sipas raundit të dytë, që do fillojë menjëherë pas datës 20.

Universiteti i Tiranës përsëri do të ketë një komunikim me median pas datës 20 shtator 2016 dhe do japim dhe informacionet mbi kuotat e mbetura, të cilat do t’i raportojmë në Agjensinë Kombëtare të Provimeve. Do fillojmë raundin e dytë që është identik me të parin, ku secili nga kandidatët ka të drejtë përsëri të bëjë aplikimin dhe është e njëjta procedurë e cila ka afatet e saj. Ftoj të gjithë maturantët të jenë të qetë me vlerën që kanë, me punën që kanë bërë përgjatë viteve. Shpresojmë të marrin programin që u intereson.

Në këto kushte edhe njëherë, meqënëse është konferenca e parë për këtë vit akademik, dua të falenderoj gjithë stafin akademik dhe t’u uroj një vit të mbarë.

Ju faleminderit.

PROCEDURAT E TRANSFERIMIT TË STUDIMEVE DHE NDJEKJES SË NJË PROGRAMI TË DYTË STUDIMI, NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE PËR VITIN AKADEMIK 2016-2017, SIPAS UDHËZIMIT TË MAS NR. 22 DATË 06.09.2016

  1. Procedurat që duhen për aplikim për trasferim:

  1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, nga data 7 shtator 2016 deri në datën 19 shtator 2016.

  2. Kandidatët që aplikojnë në UT për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara ftllim të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

  3. Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin nr. 407, datë 01.06.2016 të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga UT para hyrjes në fuqi të këtij udhezimi, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.

  4. Nuk mund të pranohen aplikime për transferime të studimeve gjatë vitit akademik. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga UT, për programet e studimit për të cilët aplikojnë. Kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi.

  5. Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në UT, ose në IAL private, vendase apo të huaja, të akredituara për programin përkatës të studimit,

  6. Të gjithë kandidatët për program të dytë studimi, që kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, duhet të kenë të njohur diplomën/certifikatën e arsimit të mesëm të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

  7. Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve, paraqesin, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesa drejtuar UT për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit);

  2. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;

  3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;

  4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqiperisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shteterore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesë, dublikate të dëfjtesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

  5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

  6.  Dy fotografi personale,

B-Procedurat që duhen për aplikim për program të dytë studimi :

  1. Kandidati që aplikon për program të dytë studimi paraqetdokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve:

  1. Kërkesa drejtuar UT për programin e studimit, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit);

  2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë të shoqëruar me suplementin e diplomës;

  3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);

  4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një deftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të deftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo deftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, dublikate të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit

  5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

  6. Dy fotografi personale.

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri