Programi IPA

Universiteti i Tiranës ka qënë pjesë e projektit PACINNO -“Platforma për Bashkëpunim Trans-Akademik të Inovacionit”, i financuar nga Komisioni Europian me anë të programit IPA ADRIATIC CBC. Ky projekt është pjesë e një studimi më të gjerë, që përfshin tetë (8) vende të rajonit të Adriatikut.

“Platforma për Bashkëpunim Trans-Akademik të Inovacionit”, është rezultat i punës së përbashkët të kryer nga vendet përkatëse pjesëmarrëse dhe është pjesë e procesit të bashkëpunimit në zonën e Adriatikut. Programi merr fuqinë e tij nga përvoja e gjerë, e fituar gjatë periudhës së kaluar, duke prodhuar rezultate konkrete nga studimet dhe analizat e financuara.

Shumë faktorë e bëjnë bashkëpunimin në zonën e Adriatikut të rëndësishme, veçanërisht parë nga pikëpamja ekonomike dhe politike:

-         Faktorët e lidhur  me afërsinë gjeografike dhe kulturore, të cilat bëjnë të mundur intensifikimin e marrëdhënieve shumëpalëshe midis rajoneve bregdetare të Adriatikut për të mbështetur proceset lokale të rritjes harmonike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe unitetin midis popujve.

-         Faktorët e lidhur me stabilitetin politik të zonës. Pas dhjetë viteve të konfliktit, zona tashmë është duke shkuar drejt integrimit progresiv të dy "vertikaleve" (në kuadër të institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare) dhe "horizontaleve" përmes krijimit të një zone të tregtisë së lirë;

Në kuadër të programit IPA ADRIATIC CBC u zhvillua projekti Pacinno, i cili përfshin tetë vende të rajonit të Adriatikut (Italinë, Greqinë, Slloveninë, Serbinë, Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Shqipërinë).

Qëllimi i projektit PACINNO ka qenë krijimi i një platforme për bashkëpunim në hulumtim dhe inovacion që mbulon të gjithë rajonin e Adriatikut. Duke targetuar prodhuesit e politikave dhe subjektet e biznesit, projekti synonte të ndihmonte zhvillimin e urave të reja midis aktiviteteve kërkimore  dhe shkencore, të kryera në institucionet akademike si dhe sistemin ekonomik, me interes  të veçantë në nevojat teknologjike të SME-ve.

Më në përgjithësi, PACINNO, synonte të kapërcente pengesat kryesore në zhvillimin ekonomik të vendeve të Adriatikut, nxitjen e konkurrencës së firmave të tyre të vogla dhe promovimin e projekteve (iniciativave) të reja. Për të arritur qëllime të tilla, u synua stimulimi i krijimit dhe zhvillimit të sektorëve të rinj ekonomik dhe kompanive në rajonin e Adriatikut si edhe zhvillimi i SME-ve ekzistuese në kompani më konkurruese.

Në veçanti, në anën kërkimore, PACINNO realizoi sondazhe me qëllim a) identifikimin e aktorëve dhe aktiviteteve inovative në rajon; b) matjen e potencialit të inovacionit në nivel lokal – si dhe c) ofrimin e një harte të plotë të sistemeve kombëtare të inovacionit dhe politikave të implementuara.

Një ndër synimet e tjera të këtij projekti ishte krijimi i zyrave të zhvillimit të teknologjisë (TTO), me qëllim lehtësimin e rezultateve të kërkimit shkencor.

Pacinno synoi krijimin e një sistemi të ri rajonal, ku institucionet publike dhe private mund të ndërveprojnë dhe integrojnë përpjekjet dhe burimet e tyre për të favorizuar rezultate inovative përgjatë rajonit edhe mbas përfundimit të këtij projekti.


Për më shumë informacion vizitoni:

www.pacinno.eu/

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Rreth nesh Marrëdhëniet me Jashtë Projektet Programi IPA