Programi Tempus

Një ndër prioritetet e Universitetit të Tiranës është bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pjesëmarrja në projektet e përbashkëta që ofron Bashkimi Europian në fushën e Arsimit të Lartë. UT prej disa vitesh është përfshirë si institucion partner në programin Tempus. Programi Tempus është një nga programet e Bashkimit Europian, i cili ka për synim modernizimin e arsimit të lartë në vendet që rrethojnë shtetet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore  duke e afruar nivelin e arsimit të tyre të lartë me standardet e BE-së. Objektivat e tij i ka të ndara në tre kategori të mëdha që janë: reformimi i kurrikulave, reforma e menaxhimit dhe impakti i arsimit të lartë në shoqëri.

Universiteti i Tiranës ka qënë partner në disa projekte Tempus, të tilla si:

  • Strew
  • Interface
  • Eureqa
  • PROJEKTI STREW

Universiteti i Tiranës ka qenë pjesë e projektit STREW të Programit Tempus. Ky projekt  ka pasur një kohëzgjatje tre vjeçare dhe ka filluar në 15 tetor 2010 dhe ka mbaruar në 14 tetor 2013. Titulli i projektit ishte “Ndërtimi i kapaciteteve për reformat strukturore në arsimin e lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ideja kryesore e projektit ishte që të lehtësonte avancimin në reformën strukturore të arsimi të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të avancuar drejt standardeve europiane të arsmit të lartë.

Kjo do të arrihej përmes:

  • Shkëmbimit të përvojës brenda rajonit në lidhje me reformën strukturore të arsimit të lartë dhe krahasimin me praktikat më të mira të BE-së.
  • Forcimin e kapaciteteve në drejtim të rritjes së ndikimit të institucioneve  të arsimit të lartë në hartimin dhe implementimin e politikave në arsimin e lartë.
  • Në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë  të të gjithë aktorëve të arsmit të lartë në rajon dhe në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat aktuale në reformën strukturore të arsimit të lartë.

Target grupi i këtij projekti ishin administratorët e institucione të arsimit të lartë dhe hartuesit e politikave nga Ballkani Perëndimor.

Qëllimet specfike të projektit ishin:

  • Forcimi i bashkëpunimit rajonal për çështjet e arsimit të lartë dhe çështjet që lidhen me përafrimin e rajonit drejt praktikave europiane të arsimit të lartë.
  • Rritja e kapaciteteve të administratës së inistucioneve të arsimit të lartë për çështjet që lidhen me modernizimin e axhendës së BE-së.
  • Hartimi i një plani të përbashkët të reformës strukturore, duke marrë në konsideratë përvojën më të mirë europiane.

Në këtë projekt ishin të përfshirë këta partner:

  • Autoritetet e BE-së të arsimit të lartë:
  • Autoriteti i Arsimit të Lartë të Irlandës
  • Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin e Lartë
  • Instituti i Teknologjisë së Dublinit
  • Universiteti i Stokholmit
  • Middlesex University
  •  OJQ-të:
  • Qendra për Arsim të Politikës së Beogradit

Partnerët e asocuar me vetë-financim:

  • Këshilli për Bashkëpunim Rajonal
  • Ministria e Punëve Civile, Bosnje dhe Herzegovinë

Institucionet e Arsimit të Lartë:

  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shqipëria
  • Agjencia për Zhvillim në Arsimin e Lartë dhe Sigurimi i Cilësisë, Bosnje dhe Herzegovinë
  • Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Republika e Srpska
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Maqedoni
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Mali i Zi
  • Ministria e Arsimit, Serbia
  • Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë, Serbia
  • Komisioni për Akreditim dhe sigurimin e cilësisë

Universitetet:

  • Universiteti i Durrësit ‘‘Aleksandër Moisiu’’
  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti i Banja Lukës
  • Universiteti i Mostarit
  • Universiteti i Sarajevos
  • Universiteti i St. Kliment Ohridski në Bitola
  • Universiteti "Goce Delcev" University në Shtip 
  • Universiteti i Malit të Zi
  • Universiteti i Beogradit
  • Universiteti i Novi Sadit

Për më shumë informacioni, ju lutemi vizitoni: http://www.strew.uns.ac.rs/

  • PROJEKTI INTERFACE

Një tjetër projekt i programit Tempus në të cilin Universiteti i Tiranës ka qënë partner nga viti 2010 deri më vitin 2014 është projekti Interface. Synimi kryesor i këtij projekti ka qënë të ndihmojë të diplomuarit të hyjnë në tregun e punës dhe të të rrisë punësimin e alumnit përmes partneriteteve me ndërmarrjet, si dhe bazuar në këto partneritete synohej ngritja e një sistemi të të ‘‘Mësuari gjatë Gjithë Jetës’’ (Lifelong Learning LLL). Për këtë qëllim projekti Interface ndihmoi në ngritjen e Qëndrave të Karrierës.

INTERFACE kontribuoi në përmbushjen e pesë objektivave specifikë:

  • Rritjen e punësimit të të diplomuarve në universitet;
  • Ofrimin e të ‘‘Mësuarit gjatë Gjithë Jetës’’ si dhe ofrimin e trajnimeve për akademikët dhe komunitetin në përgjithësi;
  • Transferimin e dijes akademike në shoqëri;
  • Luftimin e fenomenit të ‘ikjes së trurit’;
  • Ngritjen e një sistemi të të mësuarit të vazhdueshëm dhe të përmirësimit të cilësisë për universitetin.

 Tashmë në Universitetin e Tiranës, falë mbështetjes së këtij projekti janë ngritur Zyrat e Karrierës në disa Fakultete: në Fakultetin e Ekonomisë, në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Këto zyra karriere lehtësojnë hyrjen e të diplomuarve në tregun e punës përmes shërbimeve individuale të këshillimit të karrierës si dhe bashkëpunimeve të ndryshme me bizneset.

Studentët kanë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të jenë të suksesshëm në tregun e punës. Përmes shërbimeve të këshillimit në karrierë, mundësitë e bursave, mundësitë e internship-ve, sesione informuese dhe aktivitete të tjera, këto zyra karriere kanë krijuar një lidhje mes studentëve, institucioneve publike dhe private të cilat mund të jenë punëdhënësit e ardhshëm të tyre.

Për më shumë informacioni, ju lutemi vizitoni:http://www.interface.uns.ac.rs/

  • PROJEKTI EUREQA (Empowering Universities to fulfill their Responsibility for Quality Assurance)

Projekti “Fuqizimi i universiteteve për të përmbushur përgjegjësitë e veta për sigurimin e cilësisë” (EUREQA, 2012-2015), është një tjetër projekt i financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian në të cilin Universiteti i Tiranës është partner. Projekti ka për qëllim të ndihmojë universitetet në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë) të përmirësojnë sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe krijimin e një kulture të cilësisë. Projekti do të fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të gjera të aktorëve kyç institucional, në lidhje me sigurimin e cilësisë përmes trajnimeve, menorimit dhe vizitave studimore.

Përmes një serë trajnimesh, vizitash studimore, konferenca ndërkombëtare të organizuara për stafin e universiteteve partnere, projekti do të inkurajojë shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencës përmes pjesëmarrësve.

Rezultatet e pritura:

  • Njohuri të thella dhe të kuptuarit e trendeve dhe praktikave më të mira të sigurimit të cilësisë së brendshme në Europë;
  • Shtimi i kapacitetit të partnerëve për të forcuar kulturat e cilësisë, duke përmbushur kërkesat e sigurimit të cilësisë së brendshme;
  • Plane institucionale veprimi për sigurimin e cilësisë;
  • Manual i sigurimit të cilësisë, i adaptuar për kontekstet institucionale dhe ato të rajonit;
  • Krijimi i network-ut midis partnerëve.

Për më shumë informacioni, ju lutemi vizitonihttp://www.eureqa-tempus.eu/

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu