Partnerët
Universiteti i Tiranës bashkëpunon me të gjitha universitetet publike në Republikën e Shqipërisë dhe me jo publike.Hapja e vendit dhe ndryshimet demokratike të viteve ‘90 ndikuan në hapjen dhe integrimin e Universitetit të Tiranës për bashkëpunime me pedagogë dhe universitete të huaja evropiane e më gjerë. Aktualisht, ky universitet ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shumë universitete, ku mund të veçojmë bashkëpunimin frytdhënës me Universitetin e Bambergut në Gjermani, Universitetin e Nebraska-Linkoln në SHBA, nga bashkëpunimi me të cilët janë ngritur programe të ndryshme master, si dhe janë ftuar profesorë për të kontribuar në mësimdhënie dhe në ofrimin e përvojës së përparuar gjermane dhe amerikane.
Universiteti i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit, ka ofruar profesorët e tij për të ndihmuar në mësimdhënie dhe për të përcjellë përvojën akademike shqiptare në Universitetin e Prishtinës, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore, po të Tetovës, Universitetin e Beogradit, në Universitetin e Palermos dhe të Kozenzës, Itali, në Universitetin e Trakës, Turqi, etj.
- Universiteti i Studimeve të Genovës, Itali;
- Universiteti i Studimeve të Republikës së San Marino, Itali;
- Universitetit të Romës “Tor Vergata”, Itali;
- Universitetit i Camerinos, Itali;
- Universiteti i Salentos, Itali;
- Universiteti i Torinos,, Itali
- Universiteti i Ferrarës, Itali;
- Universiteti i Dytë të Napolit, Itali;
- Universiteti i Beogradit, Serbi;
- Universiteti i Prizrenit;
- Universiteti i Prishtinës
- Universiteti i Tetovës;
- Universiteti i Mitrovicës;
- Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”;
- Universiteti i “Sh. Kiril dhe Metodi”, Shkup;
- Universiteti Metropolitan, Tiranë;
- Universiteti Hëna e Plotë (Bedër);
- Universitetit Epoka;
- Universiteti SHLP Mesdhetare e Shqipërisë;
- Universiteti i Arteve;
- Universiteti i Lodz-it Poloni;
- Universiteti i Coimbra Portugali;
- Universiteti i Lisbon University Institute, Portugali;
- Universiteti i Nuernberg, Gjermani;
- Universiteti i Hacettepe, Ankara Turqi;
- Universiteti i Craiova Rumani;
- Universiteti i St.Cyril & St.Methodius të Veliko Turnovo, Bullgari;
- Universiteti i Teacher Education State of Vaud, Sëitzerland;
- Universiteti i Atatürk Erzurum, Turqi;
- Universiteti i Florida USA;
- Universiteti i Shkencave të Aplikuara Kodolanyi Janos Hungari
- Universiteti i Shtetit të Mississippit; SH.B. A
- The Max Planck Society for the Advancement of Sience; Gjermani
- Universiteti i Tianjin të Financës dhe Ekonomisë, Kinë;
- Universiteti i studimeve të Gjuhëve të Huaja, Kinë
- Instituti i Konfucit, Kinë
- Universiteti i Limozhit, Francë;
- Universiteti i Poitiers,
- Universiteti i Stendhal-it, Francë;
- Universiteti iParis Ouest Nanterre La Défense, Francë;
- Universiteti i Strasburgut, Francë;
- Universiteti i Janinës, Greqi;
- Universiteti i Aristoteli I Selanikut , Greqi;
- Universiteti i Romës “La Sapienza”;
- Instituti Kombëtar të Fizikës Nukleare (INFN), Itali
- Deloitte Sh.P.K;
- ETS Global BV;
- Këshilli i Qarkut Tiranë;
- Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- Fondacioni EDS;
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
- Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës së Shqipërisë;
- Qendra Protik;
- Posta Shqiptare sh.a;
- Unioni i Gjyqëtarëve të Shqipërisë;
- Eurosig sh.a;
- Policia e Shtetit;
- DM Consulting Services Albania shpk;
- Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës;
- Akademia e Sigurisë;
- Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
- Shoqata “George C. Marshall”;
- Akademia e Forcave të Armatosura;
- Universiteti Metropolitan
- Agjensia Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë;
- Universiteti i n Charls
- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
- Universiteti i Blaise Pascal Clermont Ferrand II,
Rrjetet e Huaja
Universiteti i Tiranës është anëtar i disa rrjeteve universitare të krijuara nga universitete të huaja apo edhe me nismën e vetë Universitetit të Tiranës, siç është së fundi krijimi i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, më 14 qershor 2008, në qytetin e Kukësit, një ngjarje e rëndësishme mbarëkombëtare.
Konkretisht, Universiteti i Tiranës është anëtar i:
- UNSHP (Rrjeti i Universiteteve Shqipfolëse)
- UNICA (Rrjeti i Universiteteve të Kryeqyteteve të Evropës)
- EUA (Shoqata e Universiteteve Evropiane)
- AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë)
- CMU (Komuniteti i Universiteteve Mesdhetare)
- BSUN (Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi)
- ASECU (Association of Economic Universities of South and Eastern Europe and the Black Sea Region)
- IUC (Inter University Center - Dubrovnik)
- UNIMED (Mediterranean Universities Union )