Drejtoria e Kurrikulës dhe Standarteve

Drejtoria e Kurrikulës dhe Standarteve ndjek të gjitha problemet e fushës akademike dhe shkencore në Universitetin e Tiranës. Drejtoria funksionon nën varësinë e Rektorit dhe të zv.Rektorit për anën mësimore dhe zbaton detyrat e parashikuara në këtë Rregullore.

Kjo Drejtori përbëhet nga:

  • Drejtori
  • Sektori i Kurrikulave Cikli I dhe Cikli II
  • Sektori i Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit

Në lidhje të ngushtë me të gjitha njësitë përbërëse të UT-së, kjo drejtori ndjek detyrat si më poshtë:

  1. Punon për hartimin e programeve të reja të studimit, të ndryshimit të atyre ekzistuese, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës deri në zbatimin e tyre.
  2. Ndjek dhe monitoron (që nga fillimi deri në përfundim), procesin e transferimeve të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë në UT.
  3. Përpunon projekt -politikat e kuotave për tre ciklet e studimit.
  4. Ndjek dhe monitoron pranimet në njësitë kryesore të UT, në përputhje me kuotat e miratuara dhe kriteret e pranimit të miratuara me parë, për ciklin e I dhe të II të studimit.
  5. Ndjek veprimtarinë operative (mësimore) që lidhet me të tre ciklet e studimit, në sistemin me kohë të plotë dhe të pjesshme.
  6. Ndjek veprimtarinë që lidhet me projektet shkencore në UT.
  7. Merr pjesë në hartimin e projekt-dokumentacionit për emërtimet e diplomave për tre ciklet e studimit.
  8. Përgatit dokumentacionin për mbledhjet e Senatit Akademik që lidhen me programet e studimit.
  9. Koordinon mbledhjet e radhës të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të UT.
  10. Harton Raportin e Vlerësimit të Brendshëm të UT (Raport vjetor), mbështetur në Raportet e Vlerësimit të Brendshëm të njësive kryesore të UT dhe e përgatit për mbledhjen e Senatit Akademik.
  11. Harton Analizën Vjetore mësimore kërkimore shkencore të UT, bazuar në analizat e njësive kryesore të UT, dhe e përgatit për mbledhjen e Senatit Akademik.
  12. Me porosi të Rektorit, jep konsulencë për problematikat që lidhen me natyrën e Drejtorisë së Kurrikulave dhe Standardeve.

Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.

 

Çlirim Duro

Drejtor

Kontakte:

Tel: +355 4 2250165

Fax: +355 4 2223981

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Rreth nesh Organizimi Drejtoritë Drejtoria e Kurrikulës dhe Standarteve