Organizimi
Universiteti i Tiranës përbëhet nga 6 fakultete, të ndara në 35 departamente. Në këto fakultete diplomohen studentë në 180 programe studimi të fushave të ndryshme. Strukturat e Universitetit të Tiranës kanë hartuar dhe ndjekin kurrikulat e përcaktuara në Konventën e Bolonjës, duke përmirësuar çdo vit raportet dhe standardet që kërkon kjo konventë. Krahas sistemit të kohë të plotë, në disa fakultete të universitetit tonë zbatohet edhe sistemi me kohë të pjesshme.