Shkolla Dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!"
(Për më tepër imazhe, klikoni këtu.)
Universiteti i Tiranës organizoni shkollën dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!". Pjesëmarrësit në këtë shkollë dimërore ishin studentë të Universitetin të Tiranës të cilët kanë qenë aktive në pothuajse të gjitha aktivitetet që ky universitet ka organizuar.
Qëllimi i kësaj shkolle dimërore ishte aftësimi, zhvillimi dhe trajnimi i studentëve si dhe krijimi i kontakteve dhe bashkëpunimi i mëtejshëm midis tyre.
Shkolla dimërore ishte një program që gërshetoi teorinë, praktikën dhe argëtimin së bashku. Gjatë kësaj shkolle studentët patën mundësi që të njiheshin me strukturën e Universitetit të Tiranës, Qendrën e Karrierës, projektin Pacinno, JoinEU-SEE Penta. Programi i shkollës dimërore ka qenë i ngjeshur dhe i larmishëm, pjesë e të cilit ishin edhe workshopet me tematika të ndryshme si, "Të folurit në publik", "Udhëzim mbi karrierën dhe Strategji punësimi" dhe "Vullnetarizmin". Nuk munguan as debatet e ndyshme, idetë dhe propozimet e studentëve në lidhje me projekte në kuadër të Qendrës së Karrierës. Për ta bërë edhe argëtuese këtë shkollë dimërore, pjesë e organizimit ishin edhe aktivitete e ndyshme argëtuese si, loja "Team Leader", festat dedikuar "Kthimit në vitet '90", “Miku Sekret” si dhe aktiviteti "Talent show".