Biblioteka në Qytetin e Tiranës

Krahas bibliotekave që janë pjesë e UT-së, ju mund të frekuentoni një sërë bibliotekash të tjera në qytetin e Tiranës.

  • Bibliotekën Nr.4 të Njësisë Bashkiake Nr.9

         Adresa: Rruga Mine Peza

Hapësira e kësaj Biblioteke është 65m2 dhe funksionon me fonde të hapura. Raftet e librave janë sistemuar rreth mureve, gjë që ka bërë të mundur shfrytëzimin e hapësirës.

Fodi i librit është i ndarë sipas:

  • Letërsi artistike shqip dhe të huaj, histori, gjeografi, psikologji, ekonomi , mjekësi, etj. Në total kjo bibliotekë disponon afërsisht 16,000 copë libra.
  • Kjo bibliotekëpërmban literaturë nga të gjitha fushat dhe u vjen në ndihmë të gjithë studentëve.
  • Kjo bibliotekë ka gjithsej 8 vende studimi.
  • Biblioteka e Akademisë së Shkencave 

       Adresa: Sheshi Fan Noli, ngjitur me Kuvendin.

  • Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka një trashëgimi rreth 65 000 vëllimesh periodike, të cilët mbulojnë të gjitha subjektet e kërkimit shkencor.
  • Biblioteka e Akademisë së Shkencave është njësia bazë për dhënien e informacionit të duhur mbi produktivitetin shkencor teknologjik dhe gjithçka të re, në lidhje me anëtarët e Akademisë: në organet qendrore, në ato kërkimore shkencore, në universitete, në subjektet e interesuara shtetërore e private si dhe në shoqërinë civile. Ajo kryen të gjithë korrespondencën në lidhje me shkëmbimet e literaturës, brenda dhe jashtë vendit.
  • Biblioteka e Akademisë së Shkencave kaakses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë.

Kontakt:

Tel :04 259 658

  • Biblioteka Kombëtare

       Adresa : Sheshi Skëndërbej,pranë Pallatit të Kulturës 

  1. (Pallati i Kulturës)
  • Salla Shkencore;
  • Salla e Periodikut;
  • Salla "Paolo Petta";
  • Këndi Amerikan.
  1. (Rruga Xh. Ë. Bush)
  • Salla Gjermane

Salla Shkencore

  • Kjo sallë shërben për materiale të fondeve: Antikuar, Dorëshkrime, Disertacione, Arkiv dhe Albano-Balkanologji, vetëm në sallë, nën mbikqyrjen e punonjësit të caktuar. Materialet e fondit të Antikuarit, Dorëshkrimeve dhe Arkivit shërbehen kur përdoruesi është i pajisur me autorizim, lëshuar nga institucione shkencore dhe me nënshkrim të titullarit të Institucionit.

 Salla e Periodikut

  • Kjo sallë shërbehen për revistat dhe gazetat korente, shqip dhe në gjuhë të huaj, të profilit politiko-shoqëror dhe tekniko -shkencor. Materiale referative të llojit: enciklopedi, fjalorë terminologjikë, bibliografi, katalogë përmbledhës të shtypur për literaturën në fusha të ndryshme. Kopjet unikale të librit shqip, atlase, etj. Literatura në këtë sallë shërbehet me fonde të hapura të ndara sipas fushave, gjuhëve, periodicitetit. Shërbehen gjithashtu materiale në formë elektronike si CD-ROM, kaseta video etj.

       Salla "Paolo Petta"

  • Kjo sallë leximi është ngritur me ndihmën e Institutit Italian të Kulturës me materiale të dhuruara nga Senati Italian dhe familja e studiuesit italian me origjinë shqiptare Paolo Petta. Me një fond të pasur me libra, kryesisht në gjuhën italiane, të shkruara mbi Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe mjaft fjalorë, enciklopedi, vjetarë etj. ajo u ofron studiuesve praktikën bashkëkohore të shërbimit me fonde të hapura. Në këtë sallë janë vendosur sipas degëve të shkencës mbi 800 botime, ku spikatin botimet enciklopedike, biblografi të ndryshme, fjalorë gjuhësh të ndryshme etj. Vlera të veçanta paraqesin sidomos botimet me karakter albano-balkanologjik.

       Këndi Amerikan

  • Amerikan (American Corner) është një shërbim bibliotekar dhe informues bashkëkohor, i cili ofron akses të hapur dhe të pandërprerë në në një varg të gjerë informacioni mbi ShBA-në në formën e materialeve referative të shtypura, bazave të të dhënave në CD-ROM dhe aksesit të drejtpërdrejtë në burimet amerikane përmes Internetit. Ky shërbim përfshin një fushë të gjerë informacioni mbi Shtetet e Bashkuara, historinë, politikën, kulturën dhe letërsinë e saj. Ai u shërben një rrethi të gjerë qytetarësh të interesuar për të rejat dhe zhvillimet në këtë vend. Gjithashtu, ai u vjen në ndihmë atyre që dëshirojnë të kryejnë kërkime mbi çështjet politike, arsimore dhe kulturore të ShBA-së; ofron të dhëna për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane; shërben të dhëna për personat e interesuar për të bërë biznes me kompanitë amerikane etj. Këndi Amerikan shërben si materiale tradicionale të kulturës dhe informacionit si libra dhe revista me interes për jetën politike, ekonomike dhe sociale të SHBA-së, ashtu edhe Internetin. 

 Salla Gjermane

  • Salla Gjermane e Leximit është pjesë e shërbimeve bibliotekare të Bibliotekës Kombëtare dhe u vjen në ndihmë lexuesve gjermanofonë, studentëve dhe pedagogëve të gjuhës gjermane etj. në një mjedis të ndërtesës së vjetër të Bibliotekës Kombëtare të restaruruar posaçërisht për këtë qëllim dhe të pajisur me mjete dhe teknologji moderne të informacionit. Në këtë sallë shërbehet një fond i pasur me literaturë të gjithllojshme gjermane dhuruar nga Instituti Gëte, por një pjesë me vlerë për koleksionet e saj përbëjnë edhe librat e përzgjedhur me kujdes nga fondi libror i Bibliotekës Kombëtare. Literatura e kësaj salle (libra, bo­time referuese, periodikë etj.) ndihmon lexuesit për t’u njohur më mirë me traditat, kulturën, historinë dhe letërsinë gjermane. 

Kontakt:

         Tel :04 223 843 / 269 954 / 247 482 / 269 955 
         Tel/Fax : 04 257 670

  • BIBLIOTEKA E UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Biblioteka e Universitetit të Arteve është biblioteka më e madhe dhe më e vjetra e artit në Shqipëri. Ajo është një bibliotekë universitare, unike, dhe ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e artistëve të rinj.

Misioni i saj është mbështetja e procesit mësimor, edukativ dhe artistik, duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Arteve, ashtu si edhe kërkuesve e artistëve nga institucione të ndryshme të artit dhe shkollave artistike kudo që janë në Shqipëri.

Vizioni yneështëBiblioteka Shkencore e UART tëfunksionojësi njëqendër arti nëShqipëri.

  • Në fondet e saj disponon materiale të shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime, dizertacione, diploma, periodike, referenca, materiale audiovizuale, literature elektronike, etj. Fondi i Bibliotekës së Universitetit te Arteve përmban rreth 35,000 vëllime. Pjesa më e madhe e fondit është unikale.
  • Në këtë bibliotekë përmjet integrimit tësistemeve open source, katalog i cili mund tëaksesohet kudo nëpërmjet sitit zyrtar tëUniversitetit tëEshtëkrijuar arkiva digjitale Institucionale ku janëduke u arkivuar koleksionet speciale qëdisponon Biblioteka. 

Janëkrijuar koleksione digjitale përkatëse sipas tre fakulteteve:

  • Fakultetit tëMuzikës : Koleksioni i dorëshkrimeve/ Koleksioni i shiritave tëkthyera nëdigjitale/ Muzika botërore/ Muzika shqiptare/ Tezat teorike tëstudentëve Universitarëdhe PasUniversitarë/ Biografitëe Personaliteteve tëMuzikës/ Saxhot dhe mbrojtjet e diplomave tëstudentëve etj.
  • Fakulteti i Artit Skenik: Dramat e vjetra/ Biografitë/ Tezat teorike tëstudetentëve Universitarëdhe PasUniversitarë/ Biografitëe personaliteteve tëartit skenik/ Punët artistike tëstudentëve tëUART
  • Fakulteti i Arteve tëBukura: Biografitë/ Ekspozitat e pedagogëve dhe studentëve/ Punimet teorike/ Punët e studentëve për mbrojtjen e diplomave etj.

Kontakt :

Miranda BAKIASI

Tel/Fax: +355 4 2 255 721

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Biblioteka Biblioteka në Qytetin e Tiranës