Biblioteka të UT-së

Një ndër gjërat me shumë rëndësi për ecurinë e studimeve është dhe biblioteka. Ajo përbën një pasuri shumë të çmuar për studentët. UT i kushton një rëndësi të veçantë bibliotekave dhe pasurimit të tyre përmes shtimit të literaturës shkencore.Qëllimi kryesor i bibliotekave të UT-së është të suportojë procesin kërkimor dhe kurrikular të universitetit dhe të studentëve.

Një listë me bibliotekat që mund të frekuentoni dhe t’i dedikoni një hapësirë të veçantë studimit tuaj janë si më poshtë:

  • UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I EKONOMISË

         BIBLIOTEKA “J. LIMPRECHT”

         Adresa:“Rruga e Elbasanit”

  • Në Bibliotekën e Fakultetit të Ekonomisë, ka një numërrreth 15000 koleksionesh kryesisht literaturë e huaj që përfshinë materiale në fushën e të gjitha degëve të Ekonomisë; Dizertacione të Doktorantëve që dalin nga Fakulteti i Ekonomisë; në Arkivë përfshihen veprat e Enver Hoxhës, Leninit, Engelsit, Marksit, Broshura të R. Alisë; Revista dhe periodike në fushën e Ekonomisë. Letërsi Artistike dhe enciklopedi Ruse.
  • Kjo bibliotekë ka njëkapacitet prej 170 vendesh, ku në ditënumri i studentëve arrin 100-120, por në periudhat e sezonit është maksmimal ose   dhe mbi kapacitet.
  • Biblioteka e Fakultetit të Ekonomisë, iu ofron studentëve standardet më të larta dhe shërbimin më cilësor.

Kontakt:

Anila CELA

E-mail :Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.   

Tel (Fax) +355 4 2345789                                              

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

         FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

         Adresa:Rruga   Bulevardi Zogu i Parë, Tiranë

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës është njësi ndihmëse e institucionit dhe i shërben me literaturë e informacion procesit mësimor, kulturor-edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të tij.

  • BFSHN ndodhet në godinën B, me  një  sipërfaqe të përgjithshme rreth 700 m2. Fondi i saj përmban  mbi 76.000 njësi libra, dispenca e disertacione dhe mbi 20.000 njësi periodiku. Literatura është në disa gjuhë: shqip, anglisht, rusisht, frengjisht, italisht, gjermanisht etj., dhe përbëhet  nga materiale mbi shkencat e natyrës në disiplinat që mbulojnë departamentet e fakultetit: në matematikë, fizikë, kimi, biologji, zoologji, bioteknologji, teknologji, informatikë si edhe literaturë artistike e të përgjithshme.  
  • Biblioteka  ka 56 vende studimi në fondin e hapur të librit, 4 vende në ambjentin e skedarëve, 6 vende në fondin e hapur të periodikut.
  • Tashmë në shërbim të studentëve funksionojnë tre kompjutera, një kompjuter server i katalogut të programit Library for Windows dhe katalogut elektronik të programit .  Për shkak të kërkesës së madhe  është planifikuar të shtohet numri i kompjuterave me parametra bashkëkohorë dhe krijimi i një ambienti shumëfunksional për studentë e pedagogë. 

Kontakt:

Petro Luarasi

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Raimonda Dashi

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.       

Brunilda Garxenaj

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.    

     

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

         FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

       Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996. Misioni i saj është mbështetja e procesit mësimor, kërkimor e shkencor duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të fakultetit. Vizioni ynë është që biblioteka e fakultetit të funksionojë si një qendër e kërkimit shkencor. Si fond i saj fillestar kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja e më pas është vijuar edhe me blerje të botimeve te viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjoze.

Biblioteka e fakultetit është mbështetur   kryesisht nga donatorësi :

  • Ambasada Franceze;
  • Fondacioni Soros;
  • Unicef;
  • Në fondin e saj biblioteka disponon materiale të shumëllojshme si libra, doktoratura, tema diplomash, periodikë, materiale referenciale. Vitet e fundit për një periudhë të caktuar është siguruar akses   edhe në burimet elektronike (artikuj shkencorë) mundësuar nga një projekt i shtetit slloven në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale ofron shërbimin në këto ambiente:

  • Salla e internetit;
  • Salla e leximit;
  • Fondi i mbyllur;
  • Të dyja sallat janë komode dhe në shërbim të plotë të studentëve dhe pedagogëve të fakultetit nga ora 8: 00-18:00. Salla e internetit ofron rreth 15 vende, ndërsa ajo e leximit rreth 44. Fondi i mbyllur ka literaturë në fushën e   filozofisë, psikologjisë, sociologjisë, shkencave politike, punës sociale, materiale referenciale, punime doktoraturash. Gjithashtu ka edhe literaturë të përgjithshme si histori, letërsi, ekonomi etj.

   Koleksionet kryesore të bibliotekës janë:

  • Koleksioni i filozofisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e historisë së filozofisë, filozofisë politike, filozofisë të së drejtës, filozofisë së gjuhës, të edukimit, hermeneutikës. logjikës, moralit, epistemologjisë, etj.
  • Koleksioni i psikologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e psikologjisë së zhvillimit, emocionit, personalitetit, psikoanalizës, këshillimit, psikologjisë klinike, psikologjisë së edukimit, metodave kërkimore, CD-Roms, etj.
  • Koleksioni i sociologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha si teoritë sociologjike, sociologjia politike, sociologjia e fesë, e së drejtës, e punës, popullsia, emigracioni, sociologjia urbane, lëvizjet sociale, metodat kërkimore, shkrimi akademik, antropologjia kulturore, sociale, etj.
  • Koleksioni i shkencave politike: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, partive politike, globalizmit, lëvizjeve politike, terrorizmit, ekonomisë politike, historisë politike, etj.
  • Koleksioni punës sociale: tekste bazë, studime gjinore, studime për komunitetin, për fëmijët me aftësi të kufizuara, metodat kërkimore në punë sociale, etj.

Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht, frëngjisht.

Kontakt :

Rezarta Binaj

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

           FAKULTETI I DREJTËSISË

       Adresa: Rruga "Milto Tutulani", Tiranë

Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë ka një fond prej 16501 librash. Literatura e ofruar është në shqip dhe në gjuhë të huaj anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht dhe rusisht. Pjesa më e madhe rreth 80 % është në fushën e drejtësisë dhe pjesa tjetër janë libra historike, filozofike, psikologjik, fjalore dhe letërsi artistike, gjithashtu ka dhe 1700 periodike (revista). Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1942 dhe në vazhdimesi, revista "Drejtësia Popullore", "Studime Juridike" dhe koleksione të ndryshme revistash juridike.

  • Biblioteka ka 2 salla leximi me kapacitet 50-55 vendesh, ku perdoruesit shfrytëzojnë literaturën unike (punimet e masterit dhe punimet e doktoraturave) si dhe librat qëjanë në kopje të vetme. Së shpejti mendohet të bëhet zgjerim i ambienteve të bibliotekës duke shtuar numrin e përdoruesve dhe do ketë dhe një sallë kompjuterash.

Në bibliotekën e Fakultetit të Drejtesisë, studentëve u ofrohen shërbime në disa mënyra:

  • Nëpërmjet skedarëve sistematikë(sipas fushave të caktuara) nëpërmjet skedarëve alfabetike (sipas mbiemrit të autorit ose titullit të librit)nëpërmjet listave bibliografike të librave të rinj. Duke filluar nga viti 2000 e në vazhdim, janë  hartuar nga punonjësit e bibliotekës  lista bibliografike të të gjithë librave që kanë hyrë në fondin e bibliotekës e cila ndihmon përdoruesit për të marrë informacion për literaturën e re që mund të shfytëzojnë në këtë bibliotekë. Këto lista bibliografike i vijnë në ndihmë përdoruesit jo vetëm në ambientet e bibliotekës, por edhe në webin e fakultetit. Nëpërmjet listës bibliografike të të gjithë punimeve master dhe listës bibliografike të të gjithë punimeve të doktoraturave që janë mbrojtur në fakultetitn tonë dhe janë të depozituara në bibliotekë. Këto janë materiale unike dhe janë në përdorim vetëm në ambientete e bibliotekës. Të dyja këto lista bibliografike gjenden në webin e fakultetit.
  • Nepërmjet listës së përmbajtjes së revistave : "Drejtësia Popullore", 1948-1993, "Studime juridike" 2000-2013

Kontakt :

Ylkena Kellezi

E-mail : Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Monika Tangu

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ana Nebo

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

       BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË

              BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TE GJUHËVE TË HUAJA

          ADRESA: Rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane

        

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, me një sipërfaqe rreth 800 m2, zotëron një fond rreth 150 mijë ekzemplarësh (libra, periodikë, disertacione, punime të masterave shkencorë, harta e atlase) të fushave të ndryshme. Në literaturën e kësaj biblioteke zënë vend të rëndësishëm materiale të fushave të tilla si: gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, gjeografi, trashëgimi kulturore, folklor, psikologji, sociologji etj. Këto materiale shfytëzohen nga studentë e pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë si dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Me ndihmën e Fondacionit “Soros”, në vitin 2001, u krijua salla e studimit me fonde të hapura (me rreth 55 vende studimi), e cila është e pajisur me kompjutera, internet dhe sistem ngrohje. Kjo sallë u vjen në ndihmë studentëve jo vetëm për studim, por edhe për fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare. Në këtë sallë, përdoruesve të bibliotekës, u mundësohet jo vetëm aksesi në internet, por edhe përdorimi i kompjuterave për përgatitjen e detyrave të kursit apo punimeve të tezave të masterit. Biblioteka ofron për studentët një sërë shërbimesh si: shërbimin e informacionit dhe të huazimit, informacion dhe literaturë refereuese lidhur me temat a subjektet e kërkuara nga përdoruesit e saj.

Kontakt:

Teuta Sula

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Liljana Nikolli

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Elvana Dede

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Emiljana Dino 

E-mail:Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Tel : 042 369 664

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Biblioteka Biblioteka të UT-së