Konfirmime

Gjatë studimeve tuaja apo në përfundim të tyre ju mund të vendosni të shkoni jashtë shtetit për punësim apo studime të mëtejshme. Për këtë qëllim do ju duhet të pergatisni dosjen tuaj me dokumenta, ku ndër të tjera do ju kërkohet konfirmimi i diplomave, listave të notave apo programit mësimor. Ky konfirmim dokumentacioni kryhet në Rektoratin e UT-së nga Drejtoria e Komunikimit. Gjithashtu kjo drejtori do të jetë pika e shërbimit për pajisjen dhe konfirmimin e dokumentacionit shkollor.

Të gjithë të interesuarit që do të legalizojnë (në Ministrinë e Punëve të Jashtme) dokumenta si:

  • listë notash;
  • suplement diplome;
  • program mësimor;
  • vërtetime etj,

duhet ta bëjnë kërkesën për pajisjen me këto dokumenta si dhe kërkesën për konfirmimin e tyre pranë Drejtorisë së Komunikimit / Rektorat i UT-së

Procedura për Konfirmimin e Dokumentacionit konsiston si më poshtë:

-          Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 500 Lekësh

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë konfirmimin të dokumentave shkollorë (firmën e Rektorit të UT-së si dhe vulën e Universitetit në dokumentat e verifikuara).

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga fakultetet e  Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumenta:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Vërtetime;
  • Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate;

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 500 Lekë në Nr.Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu.

Procedura zgjat rreth dy javë dhe dokumentat dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit. Bashkë me dokumetat për legalizim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij.

-          Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 30 Euro

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentat shkollorë të verifikohen dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Tiranës në adresën e institucioneve të huaja ku ata aplikojnë. Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga fakultetet e  Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumenta:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Vërtetime;
  • Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate;

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 30 Euro në Nr.Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu.

Procedura zgjat rreth një muaj dhe dokumentat dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit. Bashkë me dokumetat për legalizim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij.

Kontakt:

Tel: (00355) 2250166

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Konfirmime