Artikujt

Periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr. 211 datë 03.12.2019 (kliko këtu), Vendosi për pezullimin e periudhës zgjedhore për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të UT, deri në një vendim të dytë.

 

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr. 200, datë 20.11.2019 (kliko këtu), është shpallur periudha 20 nëntor 2019- 17 dhjetor 2019 si periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe data 18 dhjetor 2019 si datë të zgjedhjeve për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

 

Rregullorja për Zgjedhjet e Para të Këshillave të Studentëve në Universitetin e Tiranës e miratuar me Vendimin e Senatit Akademik nr. 22, datë 26.06.2019 gjendet në linkun (kliko këtu)

 

Për më shumë informacion për procedurat zgjedhore lutemi të interesoheni pranë fakulteteve.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu