Uncategorised

Përbërja e Bordit të Administrimit

Znj. Adela Karapici, Kryetare, personel akademik në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës

Prof. Dr. Ferdinand Bego, Anëtar, personel akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës

Prof. Dr. Nada Dollani, Anëtar, personel akademik në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës

Prof. Dr. Iris Pojani, Anëtar, personel akademik në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës

Z. Arjan Xhelaj, Drejtor i Përgjithshëm i Rrjetit Akademik Shqiptar

Z. Arbjan Mazniku, N/Kryetar i Bashkisë Tiranë

Z. Erzen Tola, Drejtor Juridik në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

Transferimet

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë udhëzimin nr.22, date 06.09.2016 “Disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 13, Date 22.07.2016 "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2016 -2017.

1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, nga data 7 shtator 2016 deri në datën 19 shtator 2016.

2. Kandidatët që aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë, për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

3. Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi të plotesojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin nr. 407, date 01.06.2016 të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotesojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.

4, Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh apo për t’u pranuar në programet e

studimeve dyvjeçare me karakter profesional, si program i dytë studimi nuk kanë detyrimin të

plotësojnë kriterin e notës mesatare të miratuar,

5, Nuk mund të pranohen aplikime për transferime të studimeve gjatë vitit akademik, Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo program të dytë studimi duhet të plotesojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë, për programet e studimit për të cilët aplikojnë, Kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi,

6, Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i

ngjashëm i të njëjtit cikd edhe lloj, te ndjekur nga kandidati ne IAL-te publike, ose ne IAL

private, vendase apo te huaja, te akredituara per programin perkates te studimit,

7, Të gjithë kandidatët për program të dytë studimi, që kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë

jashtë vendit, duhet të kenë të njohur diplomën/certifikatën e arsimit të mesëm të lartë në

Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,

Lutemi për më shumë informacion shfletoni Udhëzimine MAS, Nr. 22 Date 06.09.2016

Faqja ne punim

Rreth Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Rreth Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU).
Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësinë që studentët e Universitetit të Tiranës të mësojnë gjuhën kineze pranë tij. Instituti ofron të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze. Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze: ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT. Aktualisht gjuha kineze është lëndë me zgjedhje në: Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Ekonomisë.
Në kuadër të promovimit të kulturës kineze ky Institut organizon aktivitete të ndryshme si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj.

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës. Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:
– Bordin Drejtues;
– Bashkëdrejtorët.
Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:
– Prof.Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës(Kryetar);
– Z. Yan Guohua, Zv/President i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU) Nën/Kryetar;
– Znj. Ke Jing, Drejtor i Zyrës për Shkëmbimet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin;
– Znj. Pranvera Lazo, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;
– Znj. Zhang Xiaohui, Drejtoreshë e Zyrës për Institutet Konfuci partner me BFSU-në.
– Znj. Mirlinda Boshnjaku, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).

Stafi:

Struktura drejtuese e CIUT:

Drejtori i palës shqiptare
Z. Erion Malaj

Z. Malaj ka kryer studimet Bachelor për drejtësi në Universitetin e Maceratë-s ne Itali dhe në Tiranë pranë Universitetit Europian të Tiranes. Nivelin Master z.Malaj e ka përfunduar pranë Institutit të Studimeve Evropiane në Universitetin e Tiranës, dega “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me Bashkimin Evropian”. Që prej muajit Shtator 2015 ai mban pozicionin e Drejtorit të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës. Z. Malaj ka eksperiencë të mëparshme pune në sektornin e telekomunikacionit, si pjese e stafit të një prej kompanive më të mëdha në tregun e telefonisë celulare në mbarë botën dhe në Shqipëri.
e-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Drejtori i palës Kineze:

Huang Qiang, drejtori palës kineze i Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, Master në Ekonomi, profesor i asociuar i menaxhimit, ka studiuar Marketing Ndërkombëtar, Anglishte profesionale dhe gjuhë Angleze për Korrespondencë për Tregtinë Ndërkombëtare për më shumë se njëzet vjet. Ai ka qenë drejtori i parë kinez i Institutit Konfuci në Universitetin Abomey-Calavi, Cotonou, Benin, për më shumë se dy vjet. Ai është specializuar në kaligrafi kineze, vrapime në distancë të gjatë.

Pedagogët:

Znj. Han Juan

Znj. Han Juan ka përfunduar studimet Master në “Teaching Chinese As Foreign Language” dhe Bachelor of Arts në “English”. Znj. Han ka eksperincë të mëparshme mësimdhënieje të gjuhës kineze në “Confucius Institute at Auckland
University” në Zelandën e Re. Znj. Han mban pozicionin e pedagoges së gjuhës kineze në Institutin Konfuci-UT që prej themelimit të tij (Nëntor 2013).

Z. Zhiyuan Zhao:

Z. Zhao ka përfudnuar studimet Master dhe Bachelor në “Arts of English Language and Literature”. Z. Zhao ka eksperincë të mëparshme mësimdhënieje të gjuhës kineze në Institutin Konfuci në University of New Mexico State University dhe Institutin Konfuci në University of Nnamdi Azikiwe University, Nigeria. Z. Zhao mban pozicionin e pedagogut të gjuhës kineze në Institutin Konfuci-UT që prej muajit Shtator 2015.

Z. Li Long:

Z. Li ka përfunduar studimet Master në Chinese and English Translation Studies dhe studimet Bachelor në English Language Teaching. Z. Li mban pozicionin e pedagogut të gjuhës kineze në Institutin Konfuci-UT që prej muajit Tetor 2015.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Uncategorised