Shkolla Dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!"

shkolla

Shkolla Dimrore  Ne Lidert e s ardhmesShkolla Dimrore  Ne Lidert e s ardhmes 4Shkolla Dimrore  Ne Lidert e s ardhmes 7

(Për më tepër imazhe, klikoni këtu.)

Universiteti i Tiranës organizoni shkollën dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!". Pjesëmarrësit në këtë shkollë dimërore ishin studentë të Universitetin të Tiranës të cilët kanë qenë aktive në pothuajse të gjitha aktivitetet që ky universitet ka organizuar.

Qëllimi i kësaj shkolle dimërore ishte aftësimi, zhvillimi dhe trajnimi i studentëve si dhe krijimi i kontakteve dhe bashkëpunimi i mëtejshëm midis tyre.

Shkolla dimërore ishte një program që gërshetoi teorinë, praktikën dhe argëtimin së bashku. Gjatë kësaj shkolle studentët patën mundësi që të njiheshin me strukturën e Universitetit të Tiranës, Qendrën e Karrierës, projektin Pacinno, JoinEU-SEE Penta. Programi i shkollës dimërore ka qenë i ngjeshur dhe i larmishëm, pjesë e të cilit ishin edhe workshopet me tematika të ndryshme si, "Të folurit në publik", "Udhëzim mbi karrierën dhe Strategji punësimi" dhe "Vullnetarizmin". Nuk munguan as debatet e ndyshme, idetë dhe propozimet e studentëve në lidhje me projekte në kuadër të Qendrës së Karrierës. Për ta bërë edhe argëtuese këtë shkollë dimërore, pjesë e organizimit ishin edhe aktivitete e ndyshme argëtuese si, loja "Team Leader", festat dedikuar "Kthimit në vitet '90", “Miku Sekret” si dhe aktiviteti "Talent show". 

 

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Transferimet Uncategorised Shkolla Dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!"