Universiteti i Tiranës ka një traditë të tijën për sa i përket organizimit të aktiviteteve sportive. Janë organizuar aktivitete të ndryshme sportive si: basketboll, volejboll, minifutboll, pingpong dhe shah, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktivitetet sportive të kryera në Universitetin e Tiranës (për vitin akademik 2013 – 2014) janë:
· Ngjitje në malin e Dajtit (Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë).
· Ngjitje në malin e Dajtit (Fakulteti Ekonomik).
· Kampionati i Basketbollit (Meshkuj) midis fakulteteve të UT-së.
· Kampionati i Futbollit (Meshkuj) midis fakulteteve tëUT-së.
· Kampionati i Volejbollit (Femra) midis fakulteteve tëUT-së.
· Aktivitete të UT-sëme Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit.
· Aktivitete tëUT-sëme Universitetin “Luigj Gurakuqi” në qyetetin e Shkodrës.
· Aktivitete të UT-sëme Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin e Tetovës.
Ndër aktivitetet kryesore të organizuara në nivel ndërkombëtar, ekipi i Universitetit të Tiranës ka marrë pjesë falë dhe mbështetjes së sektorit privat në:
o Universiadën Botërore Universitare në Valencia të Spanjës (2010), ku ekipi i vajzave zuri vendin e dytë në vollejboll në botë.
o Lojërat Universitare Botërore Hollandë 2011 në Amsterdam, ku ekipi i UT-së mori vendin e dytë në volejboll për femra dhe vendin e katërt në minifutboll për meshkuj në nivel botëror.
o Olimpiadën Universitare në Shenzhen, Kinë në datat 10 – 25 Gusht 2011. Vlen të përmendet edhe ndeshja e futbollit e zhvilluar në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” mes ekipit të Universitetit të Tiranës dhe ekipit të Universitetit të Bambergut të Gjermanisë.