Bursat

Universiteti i Tiranës ka një përgjegjësi shumë të madhe kundrejt shoqërisë shqiptare pasi prurjet e studentëve që vijnë në universitetin tonë janë nga më cilësoret, duke marrë në konsideratë performancën e tyre në sistemin e shkollës së mesme. Përgjegjësia kundrejt studentëve elitarë është e madhe jo vetëm për t’i garantuar atyre një arsimim cilësor, por mbi të gjitha për t’i ofruar shanse nga më të ndryshmet për rritjen e tyre akademike. Mbështetja e elites studentore fillon duke përmbushur detyrimet, të cilat përcaktohen nga VKM të ndryshme siç janë përjashtimi nga tarifat e studimit dhe dhënia e bursave.

Për më shumë informacion mbi mundësitë e bursave referohuni vendimeve:

Për Kuotat Financiare të Ushqimit në Mensa e Konvikte, Bursat e Shtetit dhe Pagesat e Nxënësve e të Studentëve në Institucionet Arsimore Publike, për Vitin Shkollor 2013 - 2014.

-   Për një Ndryshim në Vendimin Nr. 672, Datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, "Për Kuotat Financiare të Ushqimit në Mensa e Konvikte, Bursat e Shtetit dhe Pagesat e Nxënësve e të Studentëve në Institucionet Arsimore Publike, për Vitin Shkollor 2013-2014"

Fondi i Ekselencës

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe nëpunësve të administratës shtetërore.

Shteti do të akordojë një fond të veçantë, i cili do të jetë në shumën 150 milion lekë në vit.

  • Studentët, që ndjekin jashtë vendit ciklin e parë dhe/ose ciklin e dytë të studimeve universitare përfitojnë bursa kur janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së fundit të përgjithshme dhe asaj specifike sipas fushave, nga “Times Higher Education”.
  • 8 mijë euro në vit do të jetë mbështetja financiare nga fondi i ekselencës.
  • Studentët, përfitues të bursave, e kanë të detyrueshme kthimin në Shqipëri, ku duhet të punojnë 3 vjet.
  • Për të përfituar këto bursa studentët duhet të jenë shtetas shqiptarë, njëkohësisht nuk janë përfitues të një bursë tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk përfitojnë bursë të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë.
  • Përfitues janë studentët, që kanë përfunduar studimet parauniversitare me mesatare mbi 9 të të gjitha viteve të shkollës së mesme.
  • Për studentët, që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve është kusht që studentët të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore dhe teknike, dhe mbi 9.5 për shkencat shoqërore dhe ekonomike.
  • Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht e kanë studentët që ndjekin studime e plota të doktoratës, pasi kanë mbaruar ciklin e parë e të dytë të studimeve – kur janë pranuar në njërin prej 15 universiteteve të botës në shkencat shoqërore apo ekonomike ose në njërin prej 50 universiteteve të botës në shkencat natyrore dhe teknike, sipas renditjes së fundit të përgjithshme dhe asaj specifike sipas fushave, nga “Times Higher Education”.
  • Fushat që kanë përparësi janë politika publike, administrimi publik, politika ekonomike, politika arsimore, politika shëndetësore, urbanistika dhe zhvillimi urban, menaxhimi i finanacave publike, e drejta administrative/publike dhe studimet evropiane.

Për më shumë informacion mbi Fondin e Ekselencës ju lutem klikoni këtu.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Bursat