Lajme te fundit nga UT

Lajmërim

Universiteti i Tiranës është një ndër tre Universitetet e Shqipërisë, që është bërë pjesë e projektit "Të zhvillojmë më tej edukimin e të drejtave të njeriut në arsimin e lartë", financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian. Projekti lidh në një rrjet bashkëpunues partneriteti, universitete të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht, pjesëmarrës në projekt do të jenë një universitet nga Kosova, dy nga Mali i Zi, dy nga Bosnja-Herzegovina dhe tre nga Serbia, si dhe universitete me ekspertizë të dalluar në këtë fushë nga Gjermania, Suedia, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Rolin e drejtuesit të projektit e ka Universiteti i Roehamptonit, Londër.

Projekti do të zgjasë 3 vjet, deri në tetor 2014 dhe synon të krijojë një kulturë të qëndrueshme të njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo vetëm brenda mjediseve studentore, por edhe me gjerë, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin edhe të shoqërisë civile dhe OJF. Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave lidhur me të drejtat e njeriut, që çështjet e të drejtave të njeriut të kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të bëhen pjesë integrale e disiplinave jo vetëm juridike, por edhe të disiplinave të tjera sociale dhe më gjerë. Qëllimi i përmirësimit të kurrikulave në këtë drejtim, është si arritja e standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe promovimi i të drejtave, përvehtësimi dhe zbatimi i tyre nëpërmjet praktikave më të mira. Projekti parashikon shkëmbimin e përvojave në veprimtaritë rajonale që janë parashikuar të zhvillohen dy çdo vit. Aktivitetet do të zhvillohen me rradhë në secilin prej vendeve të rajonit.

Veprimtaria e parë e këtij lloji, sipas vendimit të Komitetit Drejtues të projektit do të zhvillohet në Tiranë, në datat 27 - 31 maj 2012. Organizatorë dhe mikpritës të pjesëmarrësve nga rajoni do të jenë Universiteti i Tiranës, Universiteti “Marin Barleti”, dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Një nga objektivat e këtij projekti është pjesëmarrja sa më e madhe e studentëve në të gjithë procesin e përmirësimit dhe zhvillimit  të programeve dhe të gjithë procesit që lidhet me edukimin e të drejtave të njeriut.

Një nga veprimtaritë e para në funksion të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes sa më aktive të studentëve është konkursi i shpallur nga ky projekt “Për logon më të mirë”. Qëllimi është përfshirja e studentëve në krijimin e logos së projektit, e cila do të shoqërojë të gjitha materialet që do prodhohen gjatë realizimit të tij. Bashkëngjitur keni shpalljen e konkursit, si dhe rregullat e zhvillimit të tij. Për çdo informacion, kontaktoni ju lutem në adresat që janë dhënë për këtë qëllim.

prov

prove

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët në Kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Eberswalde në Gjermani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-  Bachelor;

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor (1 semestër);

Fushat e studimit:

- International Forest Ecosystem Management (zhvillohet pjesërisht në gjuhën angleze, studenti do të duhet të zgjedh nga modulet e ndryshme të të gjithë programit të studimit)

Kini kujdes pasi Fusha e studimit të mësipërm mund të mos ofrohet e gjitha në gjuhën angleze por mund të ofrohet dhe pjesërisht në gjuhën gjermane.

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Eberswalde, ku është e përcaktuar edhe gjuha e programit përkatës, klikoni në adresën:


http://www.hnee.de/en/Programmes/Study-at-the-University-of-Applied-Sciences-E6244.htm?0,7970697

        

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash (nëse nuk lëshohet nga fakulteti juaj në gjuhën angleze atëherë lista e notave duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht ose Gjermanisht në bazë të programit të studimit që do të ndiqni);

-* Formën e aplikimit;

-**Learning Agreement;

* Formën e aplikimit e gjeni ketu:

https://www.google.al/search?q=ERASMUS_SMS_INCOMINGS_Registration-Form_EN.pdf&oq=ERASMUS_SMS_INCOMINGS_Registration-Form_EN.pdf&aqs=chrome..69i57j69i60.1333j0j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 14 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me subjekt: “Aplikim për bursë  në  Universitetin Eberswalde, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

** Koordinatorët akademikë për firmosjen e Learning Agreement në nivel departamentesh.

 

Koordinatore akademik

NJOFTIM

 

 

 

Universiteti “La Sapienza” i Romes ofron bursa doktorate per ciklin e 30 te doktoratures ne Informatike ne kete universitet. Bursat jane te dy tipeve:


- Bursa ekskluzive per studente te huaj, qe kane kryer studimet ne universitete jashte Italise, dhe kane marre titullin "Master i Shkencave” me kohe te plote, ose pritet ta marrin brenda dates 31 Korrik 2014. Afati i aplikimit per keto bursa eshte dt. 10 Qershor 2014.
- Bursa te pergjithshme, per kandidate Italiane dhe te huaj, qe kane marre titullin “Master i Shkencave” me kohe te plote, ose pritet ta marrin brenda dates 31 Tetor 2014. Afati i aplikimit per keto bursa eshte 31 Korrik. Cikli i doktoratures ne Informatike tek Sapienza ka kohezgjatje 3 vjet dhe nis me date 1 Nentor 2014. Bursat e doktorates variojne nga 1025.00 euro ne 1500.00 euro ne muaj, dhe ofrohen per te tre vitet e kohezgjatjes se ciklit te doktorates. Dokumentacioni qe nevojitet per te aplikuar eshte si me poshte:


Per bursat drejtuar studenteve te huaj:
- Lista e notave te ciklit Bachelor dhe Master.
- Diploma me noten e diplomimit (nese kandidati eshte diplomuar perpara skadences se aplikimit).
- Curriculum Vitae i karrieres akademike.
- Nje leter motivimi ku te pershkruhen interesat shkencore te kandidatit dhe arsyeja e zgjedhjes se doktorates ne Informatike.
- Dy letra rekomandimi nga profesore te universitetit ku kandidati eshte shkolluar ose nga persona me emer ne nivel institucional akademik nga vendi i ardhjes ose ne nivel boteror.
- Fotokopje te pasaportes ose te nje dokumenti identiteti (p.sh. karta e identitetit). Per bursat e pergjithshme:
Dokumentat qe kerkohen jane si ato te mesipermet. Per studentet qe perfitojne nje nga dy tipet e mesiperme te bursave, rregjistrimi ne Doktorature tek Universiteti “La Sapienza” i Romes eshte gratis.

Dokumentacjoni duhet te jete ne gjuhen angleze. Ne kete faze, *NUK* kerkohet qe dokumentacjoni qe leshohet nga universitetet (p.sh. lista e notave, diploma etj.) te kaloje nepermjet Ministrise se Jashtme dhe Ambasades Italiane. Mjafton qe te permbaje nje vule nga institucioni qe e leshon. Kandidatet te cileve, pas shqyrtimit te ketyre dokumentave, do t’u ofrohen bursat, do t’u kerkohet vetem ne nje moment te dyte te paraqesin ne sekretarine administrative te Departamentit te Informatikes dokumentat e sigluara ne Ministrine e Jashtme te vendit ku jane diplomuar dhe ne Ambasaden Italiane perkatese.

Kandidatet potenciale duhet te kene kryer studimet universitare ne Informatike, Inxh. Informatike, Inxh. Telekomunikacioni, Inxh. Elektronike, dhe Matematike te aplikuar. Gjithashtu, eshte kusht qe kandidatet te kene mesatare mbi 7.5 ne te pesta vitet e karrieres universitare (si bachelor ashtu dhe master shkencor), dhe te kene aftesi komunikimi/shkrimi ne gjuhen angleze.

 

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne nje email me te dhenat dhe kontaktet e tyre mundesisht brenda dates 30 maj 2014 ne adresen: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

 

Ne ditet e para te qershorit do te vijne ne Tirane dhe perfaqesues te universitetit te cilet mund te organizojne nje takim me kandidatet e mundshem.

 

Projekti PACINNO

Projekti PACINNO

 

 

Universiteti i Tiranës është përfshirë në Projektin PACINNO , i cili është i financuar nga Komisioni Europian me anë të programit IPA ADRIATIC CBC, duke e bërë Shqipërinë një nga 8 vendet anëtare dhe bashkëpunuese të këtij projekti.

 

Qëllimi i projektit PACINNO është të krijojë një platformë për bashkëpunim në fushën e kërkimit dhe inovacionit që mbulon të gjithë rajonin e Adriatikut. Duke targetuar të dyja institucionet, prodhuesit e politikave dhe subjektet e biznesit, projekti do të ndihmojë zhvillimin e urave të reja midis aktiviteteve kërkimore dhe shkencore, të kryera në institucionet akademike si dhe sistemin ekonomik, me interes të veçantë nevojat teknologjike të SME-ve .

 

 Projekti PACINNO ka për qëllim kapërcimin e pengesave kryesore dhe të atyre për zhvillimin ekonomik të vendeve të Adriatikut , nxitjen e konkurrencës së firmave  të vogla ( si në fushat e teknologjisë së lartë dhe në industritë tradicionale ) dhe promovimin e projekteve (iniciativave) te reja. Për të arritur qëllime të tilla ambicioze , projekti do të investojë në disa programe dhe iniciativa praktike në rajonin e Adriatikut nga BE-ja , qeveritë kombëtare dhe aktorët lokalë.

 

 PACINNO do të ndihmojë në krijimin e një Platforme të re të Përbashkët Rajonale të Kërkimit Shkencor për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkufitar të kërkimit shkencor dhe për të transferuar praktikat më të mira në të gjitha vendet, duke çuar në ndërtimin e një ekosistemi të vërtetë rajonal të kërkimit shkencor që do të vërë rajonin e Adriatikut në hartën evropiane të vendeve më të zhvilluara e më dinamike.

 

Partnerët, të cilët janë përfshirë në IPA ADRIATIK/PACINNO janë:

·        Italia

·        Sllovenia

·        Greqia

·        Kroacia

·        Serbia

·        Mali i Zi

·        Bosnja dhe Hercegovina

·        Shqipëria

 

Në veçanti, në anën kërkimore , Universiteti i Tiranës do të mbikqyrë fushën e sondazheve, e cila  synon  identifikimin e aktorëve të rinj dhe aktivitetet e reja në rajon, si edhe matjen e potencialit të ri në nivel lokal  dhe të sigurojë një hartë të plotë të sistemeve kombëtare të inovacionit dhe politikat që zbatohen. Falë mbështetjes së partnerëve  të shoqatës PACINNO dhe kombinimit të përvojave dhe praktikave më të avancuara në Adriatik dhe nivel ndërkombëtar, ne do të jemi në gjendje të gjenerojmë një seri të re të politikave të reja të rekomanduara që do të vihen në dispozicion të palëve të interesuara publike dhe private dhe politikë-bërësve të rajonit.

 

Projekti ka për qëllim rritjen e nivelit të konkurrencës.

 

Nëpërmjet pikave të mira të referimit dhe analizimit të praktikave më të mira , ne do të ofrojmë sugjerime për hartuesit e politikave në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Projekti do të nxisë zhvillimin/lehtësimin e rezultateve të kërkimit (dhe zhvillimin e teknologjisë në përgjithësi ) dhe do të mbështesë themelimin e ndërmarrjeve të reja të teknologjisë së lartë.

 

 http://www.pacinno.eu

 

MASTER NË STUDIMET E EUROPËS JUGLINDORE NË UNIVERSITETIN E ATHINËS

MASTER NË STUDIMET E EUROPËS JUGLINDORE NË UNIVERSITETIN E ATHINËS

 

Programi pasuniversitar "Studime të Europës Juglindore", i cili është në vitin e pesëmbëdhjetë të operimit, do të pranojë deri në njëzet e pesë (25) studentë për vitin akademik 2014-2015. Ky program masteri është një vit dhe do zhvillohet në gjuhën angleze në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës.

 

Ky program masteri ofron arsim ndërdisiplonor në shkencat sociale, me specializim në studimin e rajonit të Europës Juglindore. Programi u krijua fillimisht në vitin 1999 si pjesë e një projekti të gjerë të titulluar ‘‘Bashkëpunimi i Universiteteve për Promovimin e Stabilitetit, të Drejtave të Njeriut dhe Paqes të Qëndrueshme në Europën Juglindore’’(i njohur si Projekti U/SEE). Tani ky program funksionon si program autonom pasuniversitar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Administrimit Publik të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës.

 

Komiteti Koordinues përjashton nga tarifat e programit studentët me shtetësi nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Maqedonia. Aplikantët nuk janë duke përfituar ndonjë bursë tjetër nga ndonjë burim tjetër.

 

Aplikimet mund të dërgohen deri në 30 Maj 2014, te Sekretariati i Programit.

 

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Ms. Anna Vallianatou,

Administratore e Programit

tel: (+30) 210 3688965-6,

fax: (+30)2103688966,

e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

 

Ose ju lutemi vizitoni:

www.see.pspa.uoa.gr

 ose

www.facebook.com/PostgraduateProgrammeInSoutheastEuropeanStudies

 

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu