Artikuj universiteti

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Rregullore për Zgjedhjet e Këshillave Studentorë në Universitetin e Tiranës

 

 

Konfirmime

 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të legalizojnë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dokumentat e tyre shkollorë, duhet të kryejnë më parë procedurën e konfirmimit të dokumentave në Universitetin e Tiranës.

Kjo procedurë kryhet nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun. Gjithashtu, ky sektor përveç procedurës së konfirmimit do të jetë edhe pika e shërbimit për t’u pajisur me dokumenta shkollorë si:

  • listë notash;
  • program mësimor;
  • vërtetime.

Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, për të proceduar në vijim me kërkesën për konfirmim ose me kërkesën për pajisje dhe konfirmim të dokumentave.

 

-          Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 500 Lekësh

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë konfirmimin e dokumentave shkollorë (firmën e Rektorit të UT-së si dhe vulën e Universitetit në dokumentat e verifikuara).

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumenta:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Suplement diplome;
  • Vërtetime;
  • Dëshmi gjuhe (pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate; etj

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 500 Lekë në Nr. Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu.

Për të shkarkuar Kërkesën ju lutem klikoni  këtu.

Për t’u pajisur me dokumenta shkollorë, lutemi shkarkoni:

Shënim: Faturën për t’u pajisur me programe mësimore mund ta tërhiqni pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, pasi jo të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës disponojnë programet mësimore në gjuhë të huaj.

Procedura zgjat rreth dy javë.

Bashkë me dokumetat për konfirmim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij.

 

-          Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 30 Euro

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentat e tyre shkollorë të verifikohen dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Tiranës në adresën e institucioneve të huaja ku ata aplikojnë.

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumenta:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Vërtetime;
  • Suplement diplome
  • Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate;

Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikut.

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 30 Euro në Nr. Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu.

Për të shkarkuar Kërkesën ju lutem klikoni  këtu

Procedura zgjat rreth një muaj dhe dokumentat dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun. Bashkë me dokumetat për legalizim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij.

Kontakt:

Tel: (00355) 4 2250166

 

 

Kërkimi Shkencor Arkivi

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Konferencat (kongreset, simpoziumet...) janar 2014 -qershor 2014:
 
1.  Departamenti i Gjuhës Frënge:
 
28 mars 2014, Kongres me temë "Drejt një të ardhmeje më të mirë për frankofoninë: praktika dhe përpjekje për të siguruar cilësinë e mësimdhënies/mësimnxënies të frëngjishtes si gjuhë e huaj".
 
18 prill 2014, Konferencë letrare "Prezantimi i antologjisë dygjuhëshe : Ali Podrimja - Viatique".
 
2.  Departamenti i Gjuhës Gjermane :
 
27 maj 2014, Konferencë me temë "Perspektivat e gjuhës gjermane në sistemin arsimor në Shqipëri".
 
29 prill 2014, Simpozium "Për përkthimin dhe përkthyesit letrarë".
 
3.  Departamenti i Gjuhës Angleze :
 
30-31 maj 2014, Konferencë "Studime të gjuhës dhe kulturës angleze".
 
4.  Departamenti i Gjuhës Spanjolle :
 
13 maj 2014, Seminar me temë "Boom-i i operatorisë telefonike. E ardhmja e të rinjve shqiptarë".
 

  Fakulteti i Shkencave të Natyrës

1.      10-11 korrik 2014, Konferencë me temë “Kufijtë e rinj të nanoteknologjisë për aplikimet në biologji dhe mjekësi (New frontiers of nanomaterial technologies for applications in biology and medicine).

2.     22 shtator 2014, Konferencë me temë “Konferencë Ndërkombëtare mbi Bioteknologjinë e Aplikuar” (International Conference on Applied Biotechnology).

3.     5-6 dhjetor 2014, Konferencë me temë “Statistika, Probabiliteti dhe Analiza Numerike” (Statistics, Probability and Numerical Analysis).

4.     12-13 dhjetor 2014, Konferencë me temë “Trendet e fundit dhe aplikimet në Shkencat Kompjuterike dhe teknologjinë e Informacionit” (Recent Trends and Applications in Computer Science and Information Technology).

Fakulteti i Drejtësisë

 1.      12 maj 2014, Konferencë me temë “ Zhvillimet ligjore dhe institucionale në Shqipëri në kuadër të angazhimeve të MSA-së”.

2.     25 mars 2014, Konferencë me temë “ Dita e të drejtës franceze”.

3.     Konferencë me temë “100 vjet Drejtësi dhe Doktrinë” (100 years of Justice and Doctrine).

4.     26 prill 2013, Konferencë me temë “Dimensionet e reja në ligjin për privatësinë”.

5.     25-26 mars 2013, Konferenca Ndërkombëtare.

Fakulteti Ekonomisë

1.      15 tetor 2010 – 13 korrik 2014, Zhvillimi i projektit Tempus DOCSMES “ Program i përbashkët rajonal i doktoraturës në Sipërmarrje dhe menaxhimin e NVM-ve për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

2.     Zhvillimi i projektit DEREL (Development of Environment and Resource Engineering).

Rregullorja per te dhenat personale

RREGULLORE

PËR

“ MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

 

 

 

Bashkëngjitur materiali i plotë i Rregullores :

 

 

RREGULLORE   PËR “ MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu