drejtorite

Sektori i Protokoll/Arshivës

Dega e Protokoll-Arkivës ndjek detyrat si më poshtë:

  1. Pranon, evidenton e shpërndan korrespondencën zyrtare që vjen në institucion si dhe kryen veprimet për nisjen e korrespondencës zyrtare në destinacionin përkatës.
  2. Çdo dokument, shkresë dhe akt që vjen në institucion, pasi regjistrohet në regjistrin e korespondencës i jepet Rektorit dhe, në mungese të tij, me porosi të posaçme të tij me shkrim, i jepet Zëvendësrektorit ose Kancelarit.
  3. Shpërndan dokumentet, shkresat apo aktet sipas përcaktimeve të Rektorit, tek strukturat përkatëse, kundrejt nënshkrimit.
  4. Korrespondenca që i drejtohet Rektorit me shënimin "personale" ose me emrin e tij, i dorëzohen atij kundrejt nënshkrimit. Kur ato trajtojnë probleme të veprimtarisë së institucionit dhe do të qëndrojnë pranë tij, Rektori i kalon në Protokoll-Arkiv. Dega pasi i evidenton në regjistrin e korrespondencës, ua shpërndan kundrejt nënshkrimit personave të ngakuar për ndjekje dhe zgjidhje të problemeve që ngrihen në to.
  5. Kur në dokumentet hyrëse konstatohen mungesa, mbahet procesverbal dhe njoftohet Rektori ose zëvendësi i tij si dhe dhe institucioni që i ka dërguar.
  6. Regjistron në regjistrin e korrespondencës çdo dokument, shkresë dhe akt tjetër që prodhohet në institucion për t'u dërguar jashtë tij, në çdo institucion, organ, subjekt fizik e juridik, qendror, lokal e rajonal, brenda e jashtë vendit. Pas kësaj, përgatit zarfet, mbyll në to dokumentet, shkruan sipas rregullave adresat, vulos zarfet dhe merr masat për nisjen e tyre në destinacion me mjetin apo personin e caktuar për këtë qëllim.
  7. Kontrollon e kërkon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë një dokument: stemën e Republikës, shkrimin "Republika e Shqipërise", logon dhe emërtimin e institucionit, emërtimin e strukturës përkatëse, numrin e regjistrit të korrespondencës, shënimin "sekret" kur plotësohen kërkesat ligjore për këtë gjë, vendin e datën, përmbajtjen e lëndës, emrin dhe adresën e marrësit, emrin, mbiemrin dhe funksionin e Titullarit apo personit që nënshkruan dokumentin, firmën e tij dhe vulën. Kopja që mbahet në Sekretari-Arkiv përveç Titullarit, në anë majtas firmoset nga konceptuesi i shkresës dhe eprori i drejtpërdrejtë i tij. Kur është ngarkuar më shumë se një strukturë për ndjekjen e çështjes, shkresa konceptohet nga struktura e cila është renditur e para në shënimin e titullarit, në bashkëpunim me strtukturat e tjera, dhe tek kopja që mbahet në Sekretari-Arkiv firmoset nga konceptuesit e shkresës dhe eprorët e drejtpërdrejtë.
  8. Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe gjatë gjithë vitit, vendos e sistemon në to dokumentet përkatëse.
  9. Plotëson kërkesat për shfrytëzimin operativ të dokumenteve, kundrejt firmës në librin e dorëzimit.
  10. Ruan e mirëmban dokumentet sipas Rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
  11. Bën ekspertizën e vlerës së ruajtjes së dokumenteve dhe vepron sipas vendimeve të Komisionit të Ekspertizës i cili ngrihet me urdhër të Rektorit.
  12. Pas përfundimit të çështjes, merr në dorëzim nga strukturat e administratës qendrore dokumentet, të renditura sipas datave, duke vënë në aktin e fundit shenjën AA (akti në arkiv), numrin e dosjes, datën e përfundimit dhe nënshkrimin e zbatuesit.
  13. Në fund të vitit verifikon qënien fizike të dokumenteve të hyra, atyre të prodhuara nga administrata qendrore dhe gjendjen e pasqyron në proces verbal.
  14. Protokollon e administron çdo dokument tjetër të brendshëm si raporte, studime, relacione, proces verbale, plane pune etj. si të gjithë dokumentet e tjera.
  15. Nxjerr rregullisht evidencën e shkresave të hyra dhe të dala gjatë një muaji e ja paraqet Titullarit apo drejtuesit te sektorit si dhe degëve e sektorëve.
  16. Mban, ruan e administron vulën e Universitetit të Tiranës, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, dhe e vendos atë vetëm pasi nënshkruan Rektori ose drejtuesit e tjere të autorizuar prej tij. Në rast dëmtimi të vulës, ajo asgjësohet me procesverbal, në prani e pas nënshkrimit të anëtarëve të Komisionit të caktuar me urdhër të Rektorit. Kur vula humbet, mbahet proces verbal nga i njëjti Komision dhe njoftohen zyrtarisht organet e Policisë së Shtetit. Ndalohet përdorimi i vulës në dokumente e shkresa që nuk kanë emërtim të saktë, që janë të palexueshme, që janë nënshkruar nga persona të paautorizuar e jokompetentë. Ajo mbahet detyrimisht në kasafortë metalike të siguruar; një kopje e çelësit të kasafortës e futur në zarf, ruhet në kasafortën e Rektorit. Kur mungon punonjësi i Protokoll-Arkivit, vula i dorëzohet vetëm personit që cakton Rektori dhe përdoret nga ai sipas rregullave të përshkruara në këtë Rregullore.
  17. Bën arkivimin e dokumenteve duke zbatuar me korrektësi rregullat e përcaktuara në Rregulloren e udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
  18. Përcakton afatin e ruajtjes së dokumenteve sipas pasqyrës emërtuese, problemit, rëndësisë historiko-kombëtare etj.
  19. Verifikon cilësinë e sistemimit dhe ekspertizës së vlerave të ruajtjes së dokumenteve që do të dorëzohen në arkiv dhe bën rregullimin e mangësive të tyre.
  20. Përgatit për shqyrtim listat e veçimit për asgjësim të dokumenteve që kanë plotësuar afatin e ruajtjes, bën dorëzimin në Arkivin Qendror të Shtetit, të dokumenteve me rëndësi historiko-kombëtare të cilat kanë plotësuar kohën e qëndrimit pranë Arkivit të Rektoratit të Universitetit të Tiranës.
  21. Harton e plotëson mjetet e informacionit elektronik mbi dokumentacionin.
  22. Bën drejtimin metodiko-shkencor, ndjek e kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për protokoll-arkivin e fakulteteve e njësive të tjera vartëse të Universitetit.
  23. Në bashkëpunim me struktura e tjera harton pasqyrën emërtuese të hapjes së dosjeve, në bazë të kritereve arkivore dhe e paraqet për miratim tek Titullari.
  24. Harton inventarët e dosjeve duke i ndarë në vite, në të përhershme dhe të përkohshme, sipas strukturave përkatëse dhe rëndësisë së çështjes. Për dosjet e përkohshme përcakton afatin e ruajtjes dhe i propozon Komisionit përkatës për të vendosur.
  25. Hap e përgatit dosjen e fondit ku vendosen historiku i institucionit dhe i fondit arkivor, udhëzimi metodik i përpunimit të fondit dhe skema e përpunimit, lista e veçimit e akte te tjera të asgjësimit të dokumenteve, të hyrje-daljeve, të shfrytëzimit dhe gjendjes së materialeve në arkiv etj.
  26. Kujdeset për hartimin e listave të dokumenteve me afatet e ruajtjes e cila shqyrtohet e vendoset nga Komisioni i Ekspertizës dhe miratohet nga Rektori.
  27. Kontrollon çdo vit dosjet që kanë plotësuar afatet e ruajtjes dhe, pasi merr mendimin e strukturave përkatëse, përgatit listat e dokumenteve të veçuara për asgjësim.
  28. Kërkon që Protokoll-Arkivi të vendoset në mjedis të përshtatshëm që plotëson kushtet e ruajtjes së dokumenteve, të pajisur me mjete kundër zjarrit, të mbrojtur nga rrezet e diellit, pluhuri e dëmtues të tjerë, dyert e dritaret të jenë të siguruara me rrjetë metalike e brava automatike, të ketë dosje të veçanta kartoni dhe ato të vendosen në rafte sipas parametrave teknikë.
  29. Dokumentet me destinacion njësitë përbërëse të UT-së, brenda qytetit të Tiranës, dërgohen nga vetë shpërndarësi, duke marrë firmën e personit që i dorëzohen. Dokumentet me destinacion brenda qytetit të Tiranës për institucione të tjera, në varësi të llojit të dokumentit dhe rëndësisë që ai paraqet, dërgohen nga shpërndarësi ose nëpërmjet postës shqiptare, duke marrë firmën e personit që i dorëzohen. Dokumentacioni me destinacion jashtë qytetit të Tiranes dhe ato për jashtë shtetit, shpërndarësi i dorëzon në zyrën e postës ku kryhen veprimet e postës zyrtare.

 

 

Kontakt:

Tel: +355 42258447

Fax: +355 4 2223981

Sektori i Investimeve

Sektori i Investimeve

Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë

  • DREJTORIA E INFORMACIONIT DHE TEKNOLOGJISË

Kjo drejtori ndjek detyrat si më poshtë:

  1. Studion nevojat për informatizimin e aktivitetit të Universitetit të Tiranës në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë. Mbikqyr realizimin dhe mbarëvajtjen e informatizimit si rrjet informatik unik në Rektorat dhe në çdo fakultet për shkëmbimin e ndërsjelltë të informacionit.
  2. Siguron informatizimin e të dhënave studimore për përmirësimin e cilësisë në fakultete.
  3. Siguron nëpërmjet rrjetit informatik lidhjen e drejtorive dhe sektorëve ndërmjet tyre duke bëre të mundur kështushkëmbimin direkt të informacionit të përpunuar.
  4. Harton programin e treguesve dhe evidencave që fakultetet i dërgojnë në Rektorat.
  5. Kujdeset për mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterave.
  6. Zbaton programin aktual të statistikës sipas kërkesave të MAS dhe sipas modeleve të miratuara nga INSTAT.
  7. Bën grumbullimin dhe përpunimin e treguesve dhe evidenton ato.
  8. Analizon treguesit e përpunuar, nxjerr përfundime dhe i vë ato në dispozicion të drejtorive si dhe sektorëve të ndryshëm.
  9. Ndihmon dhe kontrollon fakultetet për organizmin dhe zbatimin e programeve dhe shërbimit informativ dhe statistikor.
  10. Nxjerr të dhënat statistikore të programuara dhe i dërgon ato në afatet e caktuara nëMinistrinë e Arsimit dhe Sportit,Institutin e Statistikës, etj.
  11. Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera në Rektorat,  Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, APRIAL, INSTAT dhe institucione të tjera për treguesit, mbi numrin e studentëve fitues, numrin e studentëve sipas viteve, stafin akademik, kuotat e regjistrimit, hedhjen e informacioneve në Website dhe nevoja të tjera në Rektorat.
  12. Harmonizon shërbimin statistikor, treguesit e ndryshëm sipas nevojave të drejtorive dhe sektorëve të tjerë në Rektorat.
  13. Përgatit informacione për Rektorin.
  14.  Kontrollon zbatimin e programit informatik dhe statistikor.
  15. Trajnon punonjësit e informatikës dhe statistikës të stukturave vartëse të Rektoratit.
  16. Kontrollon në mënyrë përfundimtare përpunimin e të dhënave të realizuar nga specialistët e Teknologjisë së Informacionit në Fakultete.
  17. Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.

          Support Sistemi Informatik : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Drejtoria e Auditit të Brendshëm

DREJTORIA E AUDITIT

Detyrat e kësaj Drejtorie konsistojnë në:

  1. Zbaton politikën dhe strategjinë e Rektoratit për zhvillimin e vazhdueshëm të auditimit në arritjen e standardeve.
  2. Bën organizimin me autoritet të mjaftueshëm, përkrah pavarësinë e auditit, dhe siguron një mbulim të gjerë të auditimit.
  3. Realizon misionin e auditimit në Rektorat dhe në të gjitha njësitë përbërëse të Universitetit të Tiranës.
  4. Siguron zbatimin e ligjit “Për auditin e brendshëm” dhe manualit “Për procedurat e auditimit të brendshëm”.
  5. Zbaton programin e auditimit dhe saktësia e konkluzioneve, opinioneve dhe rekomandimeve të dhëna.
  6. Zbatimi i kërkesave të Kodit të Etikës si dhe rregullave të sjelljes dhe të rendit të brendshëm në njësitë që auditohen.
  7. Përgatitja e programeve të auditimit sipas planit vjetor.
  8. Harton planin vjetor të auditimit dhe ndjekja e zbatimit të tij.
  9. Kryen auditimet sipas standardeve të zbatueshme.
  10. Jep rekomandime në njësitë e audituara për ndreqjen e parregullsive dhe përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm.
  11. Dhënia e rekomandimeve me karakter zhdëmtimi ose masa disiplinore kur vërtetohen shkelje dëme dhe parregullsi.
  12. Ndjek në mënyrë periodike edukimin e përditësuar dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas kërkesave të ligjit “Për auditin e brendshëm”.
  13. Përgatit dosjen e auditimit dhe dorëzimin në kohë.
  14. Paraqit memorandumet tek Rektori duke dhënë siguri të arsyeshme për përmirësimin e veprimtarisë së subjektit.
  15. Përgatitje e evidencave të auditit.
  16. Përmbush detyrat e caktuara nga Rektori, që janë në përputhje me programin dhe objektivat e UT-së.
  17. Rishikon cilësinë e raporteve të audititit duke krijuar një siguri të arsyeshme në përputhje me standardet dhe praktikat profesionale të auditit të brendshëm.
  18. Përgatit raportet përmbledhëse tremujorë e vjetore dhe paraqitja te Rektori dhe Drejtoria e Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
  19. Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.

 

Selam Mataj 

Specialist

E-mail:This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Kontakte:

Tel: +355 4 2234529

Fax: +355 4 2223981

Drejtoria e Manaxhimit të Fondeve dhe Investimeve

Kjo drejtori ndjek detyrat si më poshtë:

  1. Në bashkëpunim me fakultetet dhe filialet planifikon çdo vit nevojat e UT për zërat e buxhetit që mbulon për vitin pasardhës për shpenzimet operative dhe investimet;
  2. Nëpërmjet sektorit të investimeve përgatit dhe siguron dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin e kontratave të punëve civile: ndërtime të reja, rikonstruksione e studim-projektime;
  3. Harton regjistrin e parashikimit dhe të realizimit të prokurimeve publike për cdo vit kalendarik dhe ndjek zbatimin e tij;
  4. Përfaqësohet në komisionin e blerjeve me vlera të vogla dhe ndjek zbatimin e procedurave të prokurimit duke dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit;
  5. Organizon punën për realizimin e procedurave të prokurimeve publike;
  6. Nëpërmjet sektorit të shërbimeve dhe blerjeve ndjek kontratat e lidhura me procedurë prokurimi për mallra dhe shërbime mban kontakte te vazhdueshme me kontraktuesit deri në realizmin e plotë të tyre dhe organizon dokumentacionin e nevojshëm, të cilin ja kalon për likujdim Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit.
  7. Nëpërmjet sektorit të investimeve ndjek realizimin e kontratave të punëve civile duke kontrolluar ecurinë e grafikut të punimeve, zbatimin e projektit dhe zbatimin e kushteve të përcaktuara në këto kontrata.
  8. Mban lidhje me Drejtoritë e UT-së dhe drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit;
  9. Kontribuon në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, sipas fushës së veprimit të drejtorisë;
  10. Përfaqësohet në grupe pune sipas problematikave të ndryshme.
  11. Përgatit raporte dhe informacione për Kancelarin e UT për veprimtarinë e kësaj drejtorie;

Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu