Drejtoria e Burimeve Njerëzore

  • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Drejtoria ndjek detyrat si më poshtë:

  1. Harton projekt propozimin për strukturën, organikën dhe tabelën e pagave, dhe të detyrave që rrjedhin nga Kodi i Punës dhe ligji për arsimin e lartë.
  2. Përpilon dokumentacionin për konkurset për marrjen dhe pranimin e punonjësve në punë, plotësimin e tyre me librezat e punës si dhe bën shënimet përkatëse në këto libreza. Përgjigjet për plotësimin e dosjes personale me dokumentacionin e nevojshëm për çdo punonjës të institucionit.
  3. Kryen studime dhe bën propozime për sigurimin e burimeve njerëzore në institucion.
  4. Përgatit dhe ruan “Përshkrimet e Punës” për çdo vend pune si dhe ndjek zbatimin e detyrave të Sektorit të Administratës.
  5. Me urdhër të Rektorit merr pjesë në komisionet ad-hoc dhe në komisionet e vlerësimit për punësimin në UT.
  6. Ndjek plotësimin e vendeve të punës në të gjithë institucionin dhe rast pas rasti informon Rektorin; përgatit propozimet konkrete për çdo rast në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  7. Me urdhër të Rektorit ndjek procedurat e konkurseve të punësimit për personelin mësimor-shkencor në njësitë kryesore të UT-së.
  8. Realizon konkurset e punësimit për personelin administrativ dhe ndihmës mësimor –shkencor të institucionit, sipas kritereve të miratuara nga Rektori dhe autoriteti drejtues i njësisë kryesore për çdo rast, harton e përcjell pas firmosjes dokumentacionin zyrtar përkatës.
  9. Ndjek procedurën e miratimit për punonjësit mësimorë dhe jomësimorë me kontratë të përkohshme si dhe harton kontratat përkatëse të punës.
  10. Zbardh vendimet e Rektorit, i regjistron dhe mban ato në librin përkatës.
  11. Mban (në kartotekë) dokumentacionin e plotë dhe të rregullt mbi të dhënat biografike, të kualifikimit dhe të aktivitetit mësimor-shkencor dhe të administratës qendrore, mbi bazën e analizës së të dhënave që disponon.
  12. Në bashkëpunim me njësitë kryesore koordinon punën për përmirësimin e strukturave akademike dhe administrative, dukë bërë studimet dhe propozimet përkatëse.
  13. Ndjek ndryshimin e numrit të të gjithë personelit në institucion, të pagave përkatëse si dhe realizimit të tyre.
  14. Ndjek procedurat ligjore të realizimit të specializimeve, kualifikimeve të punonjësve jashtë shtetit dhe mban dokumentacionin përkatës.
  15. Ndjek daljet në pension të të gjithë personelit sipas legjislacionit dhe kryen veprimet përkatëse.
  16. Harton planin e pushimeve vjetore për punonjësit e administratës dhe ndjek zbatimin e tyre. Përgatit udhëzimet për strukturat e personelit në njësitë përbërëse lidhur me periudhat e dhënies së lejeve të punonjësve, pasi udhëzohet nga Rektori dhe konsultohet me strukturat përbërëse të administratës qendrore.
  17. Ndjek çdo ditë mbarëvajtjen e punës në administratën qendrore, kontrollon disiplinën në punë, mungesat, vonesat, raportet mjekësore, për çdo muaj përgatit dhe dorëzon listëprezencën në punë, merr masa për zëvendësimin e personelit në rastet e mungesave.
  18. Kujdeset për kushtet e punës së punonjësve, shëndetin e tyre si dhe për realizimin e trajtimeve suplementare financiare për vende pune të cilat e përfitojnë sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  19. Nxjerr të dhënat e personelit që i nevojiten dreejtuesve të institucionit, si dhe strukturave të tjera në kuadrin e studimeve të aktiviteteve të miratuara nga Rektorati.
  20. Ndjek zbatimin e Kodit të Punës si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi për kohën e punës dhe të pushimit.
  21. Punonjësit e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore janë të detyruar të ruajnë sekretet dhe të dhënat zyrtare me të cilat punojnë sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  22. Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.

 

Dorina PANARITI

Drejtore

E-mail : Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Kontakt +35542258449

Fax: +35542223981

 

Grisilda PONDE

Specialiste

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Irma BALLA

Specialiste

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Kontakt +3554268402

Fax: +35542223981

 

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Rreth nesh Organizimi Drejtoritë Drejtoria e Burimeve Njerëzore