Drejtoria Juridike

  • DREJTORIA JURIDIKE

Kjo drejtori ndjek detyrat si më poshtë:

  1. Dhënien e këshillave, opinioneve dhe ndihmës juridike, me iniciativë apo sipas kërkesës, për Rektorin dhe të gjitha njësitë përbërëse të UT, në drejtim të njohjes, interpretimit dhe zbatimit korrekt të Ligjit .
  2. Dhënien e këshillave, opinioneve dhe ndihmës juridike për hartimin dhe standartizimin e kontratave, aktmarrëveshjeve, memorandumeve të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që UT lidh me subjekte fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Bën propozime për lehtësimin e zbatimit të kuadrit ligjor të arsimit të lartë, nëpërmjet nxjerrjes së akteve zbatuese si rregullore, vendime, urdhra e udhëzime të firmosura nga Rektori i UT.
  4. Vë në dispozicion të stafit, të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që i kërkohen dhe nxit zbatimin e njëllojtë dhe të përpiktë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi nga të gjitha strukturat dhe njësitë përbërëse të UT-së.
  5. Ndjek në të gjitha shkallët e shqyrtimit apo të gjykimit me autorizim të Rektorit, të gjitha çështjet gjyqësore, ku institucioni është palë ndërgjyqëse, paditëse, e paditur ose person i tretë.
  6. Kontribuon në zgjidhjen e kërkesave apo ankesave drejtuar Rektorit, duke këshilluar strukturat përgjegjëse për trajtimin e tyre në lidhje me çështjet me natyrë ligjore e juridike.
  7. Jep mendime për projektligje apo drafte aktesh nënligjore që lidhen me arsimin e lartë.
  8. Dhënien e konsulencës juridike punonjësve të UT-së, studentëve për probleme të ndryshme të karakterit juridik;
  9. Shqyrtimin e ankesave të ndryshme të karakterit juridik;
  10. Përpilimin dhe protokollimin e urdhrave të brendshëm të titullarit të institucionit që rregullojnë veprimtarinë e institucionit dhe mbajtjen e regjistrit përkatës;
  11. Dhënien e mendimeve për akte të ndryshme të karakterit juridik;
  12. Njohjen e punonjësve me ligjet dhe aktet nënligjore në fushën e arsimit të lartë;
  13. Dhënien e ndihmës juridike per hartimin e projektstatuteve, projektrregulloreve si dhe akteve të tjera të brendshme të institucionit;
  14. Dhënien e ndihmës juridike për përsosjen e legjislacionit;
  15. Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Rreth nesh Organizimi Drejtoritë Drejtoria Juridike