Drejtoria Juridike dhe Marrëdhënieve me Publikun
- DREJTORIA JURIDIKE DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN
Kjo drejtori ndjek detyrat si më poshtë:
- Dhënien e këshillave, opinioneve dhe ndihmës juridike, me iniciativë apo sipas kërkesës, për Rektorin dhe të gjitha njësitë përbërëse të UT, në drejtim të njohjes, interpretimit dhe zbatimit korrekt të Ligjit .
- Dhënien e këshillave, opinioneve dhe ndihmës juridike për hartimin dhe standartizimin e kontratave, aktmarrëveshjeve, memorandumeve të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që UT lidh me subjekte fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Bën propozime për lehtësimin e zbatimit të kuadrit ligjor të arsimit të lartë, nëpërmjet nxjerrjes së akteve zbatuese si rregullore, vendime, urdhra e udhëzime të firmosura nga Rektori i UT.
- Vë në dispozicion të stafit, të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që i kërkohen dhe nxit zbatimin e njëllojtë dhe të përpiktë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi nga të gjitha strukturat dhe njësitë përbërëse të UT-së.
- Ndjek në të gjitha shkallët e shqyrtimit apo të gjykimit me autorizim të Rektorit, të gjitha çështjet gjyqësore, ku institucioni është palë ndërgjyqëse, paditëse, e paditur ose person i tretë.
- Kontribuon në zgjidhjen e kërkesave apo ankesave drejtuar Rektorit, duke këshilluar strukturat përgjegjëse për trajtimin e tyre në lidhje me çështjet me natyrë ligjore e juridike.
- Jep mendime për projektligje apo drafte aktesh nënligjore që lidhen me arsimin e lartë.
- Dhënien e konsulencës juridike punonjësve të UT-së, studentëve për probleme të ndryshme të karakterit juridik;
- Shqyrtimin e ankesave të ndryshme të karakterit juridik;
- Përpilimin dhe protokollimin e urdhrave të brendshëm të titullarit të institucionit që rregullojnë veprimtarinë e institucionit dhe mbajtjen e regjistrit përkatës;
- Dhënien e mendimeve për akte të ndryshme të karakterit juridik;
- Njohjen e punonjësve me ligjet dhe aktet nënligjore në fushën e arsimit të lartë;
- Dhënien e ndihmës juridike per hartimin e projektstatuteve, projektrregulloreve si dhe akteve të tjera të brendshme të institucionit;
- Dhënien e ndihmës juridike për përsosjen e legjislacionit;
- Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.