Unitir

Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë

 

ERMAL BEQIRI

Institucioni: Rektorati i Universitetit të Tiranës

Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë

Pozicioni i punës: Drejtor

STRUKTURA

Drejtori i Drejtorise

1. Sektori i Shërbimeve Teknologjike dhe Zhvillimit

2. Sektori i Infrastukturës dhe Asistencës teknike

Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë ka për objekt pune realizimin e informatizimit të Universitetit të Tiranës.
Krijimin e nje rrjeti informatik unik, në nivel fakulteti dhe qendror.
Përpunimin dhe Analizën e të gjithë treguesve Statistikore te Universitetit të Tiranës.

Detyrat

  • Të studiojë dhe te aplikoje informatizimin e aktivitetit te Universitetit të Tiranës në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë.
  • Të realizojë informatizimin si rrjet informatik unik në rektorat dhe në çdo fakultet për shkëmbimin e ndersjelltë të informacionit.
  • Të sigurojë informatizimin e të dhënave studimore për përmirësimin e cilësisë në fakultete.
  • Të sigurojë nëpërmjet rrjetit informatik lidhjen e drejtorive dhe sektorëve ndërmjet tyre duke bëre të mundur kështu
  • shkembimin direkt të informacionit të përpunuar.
  • Të hartoje programin e treguesve dhe evidencave që fakultetet i dergojnë në rektorat.
  • Të hartojë programin e zhvillimit të kompjuterizimit të rektoratit dhe fakulteteve, mbi bazën e të cilit hartohet programi i investimeve.
  • Të kujdeset per mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterave.
  • Të zbatojë programin aktual të statistikës sipas kërkesave të MASH dhe sipas modeleve të miratuara nga Instat.
  • Bën grumbullimin dhe përpunimin e treguesve dhe evidenton ato.
  • Analizon treguesit e përpunuar, nxjerr përfundime dhe i vë ato në dispozicion të drejtorive si dhe sektorve të ndryshëm
  • Të ndihmojë dhe kontrollojë fakultetet për organizmin dhe zbatimin e programeve dhe shërbimit informativ dhe statistikor.
  • Nxjerr të dhënat statistikore të programuara dhe i dërgon ato në afatet e caktuara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave,
    Institutin e Statistikes, etj.
  • Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera në Rektorat,  Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave,Aprial Institutin e Statistikës dhe institucione të tjera për treguesit, mbi numrin e studentëve fitues,numrin e studentëve sipas viteve, stafin akademik, kuotat e regjistrimit dhe gjithçka që i nevojitet Rektoratit.

  • Të harmonizojë shërbimin statistikor, treguesit e ndryshëm sipas nevojave të Drejtorive dhe sektorëve të tjerë në Rektorat.

  • Të përgatisë informacione për  Rektorin.

  • Të kontrollojë zbatimin e programit informatik dhe statistikor.

  • Të trajnojë punonjësit e informatikës dhe statistikës të stukturave vartëse të Rektoratit.

Ermal Beqiri

e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Teuta Abazi
Specialiste Statistike
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Kontakto

Tel/Fax: +355-4-22-58-448

 

 

You are here: Home Rektorati Drejtoritë Drejtoria e Informacionit&Teknologjisë