Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë
- DREJTORIA E INFORMACIONIT DHE TEKNOLOGJISË
Kjo drejtori ndjek detyrat si më poshtë:
- Studion nevojat për informatizimin e aktivitetit të Universitetit të Tiranës në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë. Mbikqyr realizimin dhe mbarëvajtjen e informatizimit si rrjet informatik unik në Rektorat dhe në çdo fakultet për shkëmbimin e ndërsjelltë të informacionit.
- Siguron informatizimin e të dhënave studimore për përmirësimin e cilësisë në fakultete.
- Siguron nëpërmjet rrjetit informatik lidhjen e drejtorive dhe sektorëve ndërmjet tyre duke bëre të mundur kështushkëmbimin direkt të informacionit të përpunuar.
- Harton programin e treguesve dhe evidencave që fakultetet i dërgojnë në Rektorat.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterave.
- Zbaton programin aktual të statistikës sipas kërkesave të MAS dhe sipas modeleve të miratuara nga INSTAT.
- Bën grumbullimin dhe përpunimin e treguesve dhe evidenton ato.
- Analizon treguesit e përpunuar, nxjerr përfundime dhe i vë ato në dispozicion të drejtorive si dhe sektorëve të ndryshëm.
- Ndihmon dhe kontrollon fakultetet për organizmin dhe zbatimin e programeve dhe shërbimit informativ dhe statistikor.
- Nxjerr të dhënat statistikore të programuara dhe i dërgon ato në afatet e caktuara nëMinistrinë e Arsimit dhe Sportit,Institutin e Statistikës, etj.
- Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera në Rektorat, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, APRIAL, INSTAT dhe institucione të tjera për treguesit, mbi numrin e studentëve fitues, numrin e studentëve sipas viteve, stafin akademik, kuotat e regjistrimit, hedhjen e informacioneve në Website dhe nevoja të tjera në Rektorat.
- Harmonizon shërbimin statistikor, treguesit e ndryshëm sipas nevojave të drejtorive dhe sektorëve të tjerë në Rektorat.
- Përgatit informacione për Rektorin.
- Kontrollon zbatimin e programit informatik dhe statistikor.
- Trajnon punonjësit e informatikës dhe statistikës të stukturave vartëse të Rektoratit.
- Kontrollon në mënyrë përfundimtare përpunimin e të dhënave të realizuar nga specialistët e Teknologjisë së Informacionit në Fakultete.
- Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.
Support Sistemi Informatik : Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.