Senati Akademik

Senati Akademik është organ i lartë drejtues i Universitetit të Tiranës. Ai përbëhet nga anëtarë, personel akademik, personel joakademik dhe studentë, të cilët zgjidhen drejtpërdrejt nga grupet përkatëse të anëtarëve të institucionit.

Anëtarët e Senatit që përfaqësojnë personelin mësimor shkencor duhet të gëzojnë së paku gradën shkencore “Doktor”. Anëtarët e Senatit Akademik përfaqësues të administratës dhe ata studentë zgjidhen përkatësisht, nga administrata dhe studentët, sipas një procedure të përcaktuar në Rregulloren e Zgjedhjeve.

Senati përbëhet nga 32 anëtarë si më poshtë:

-          Rektori i Universitetit, i cili është dhe Kryetari i Senatit;

-         përfaqësues të personelit mësimor shkencor të secilit fakultet të UT,

-           përfaqësues të personelit jo akademik të institucionit,

-          5 përfaqësues të studentëve,

Me propozim të Rektorit, Senati Akademik zgjedh nga anëtarët e tij Nënkryetarin.

Mandati i Senatit është 4 vjeçar.

Veç sa është parashikuar në ligj, Senati Akademik ka edhe këto kompetenca:

1.    I propozon Ministrit të Arsimit dhe Shkencës hapjen, riorganizimin, mbylljen e programeve të studimit, apo pjesë të tyre kur cënojnë objektivat bazë. 

2.   I propozon Ministrit të Arsimit dhe Shkencës kriteret dhe kuotat e pranimeve në UT si dhe tarifat e regjistrimit dhe të shkollimit, sipas propozimeve të këshillave të njësive kryesore.

3.  Përcakton kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve për studentët e ciklit të parë, sipas propozimeve të këshillave të fakulteteve dhe ia paraqet ato për miratim MASH-it.

4.     Miraton projektet e marrëveshjeve apo kontratave të bashkëpunimit me të tretë, të cilat i nënshkruan Rektori në emër dhe për llogari të Universitetit.

5.     Me ankim, me kërkesë apo kryesisht, shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të këshillit të fakultetit. Kur konstaton se ato vijnë ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij, ia kthen për shqyrtim edhe njëherë këshillit të fakultetit me sugjerimet përkatëse. Nëse këshilli i fakultetit përsëri merr vendim në kundërshtim me aktet normative në fuqi, Senati Akademik vendos ndryshimin ose shfuqizimin e tij.

6.     Miraton hapjen e filialeve, krijimin e qendrave apo kurseve të posaçme, si dhe projekteve të tjera të shërbimit, bazuar në propozimin e këshillit të fakultetit përkatës.

7.     Zgjidh mosmarrëveshjet mes dekanit dhe këshillit të fakultetit përkatës.

8.     Miraton rastet e trajtimit të posaçëm të pedagogëve, studiuesve dhe studentëve me aftësi e rezultate veçanërisht të larta e të rëndësishme.

9.      Përzgjedh anëtarët e Këshillit të Etikës.

10.Me propozim të Rektorit ngre komisione të përhershme të tij, për të ndjekur drejtimet më të rëndësishme të veprimtarisë së institucionit.

11.   I propozon Ministrit të Arsimit dhe Shkencës hapjen, riorganizimin apo mbylljen e njësive të reja kryesore.

12. Shqyrton dhe vlerëson kërkesat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për hapjen e   programeve të reja të studimit në fusha prioritare.

13.Me propozim të këshillit të fakultetit, miraton përshtatjen e programeve/profileve të studimeve të miratuara, që nuk cënojnë objektivat bazë të tyre. 

 

 

Anetaret e Senatit :

 

 

KRYETARI            

Z. Dhori KULE

FAKULTETI I EKONOMISË

1. Sulo Hadëri                                  

2. Shyqyri Llaci

3. Fatmir Memaj

4. Tonin Kola

 

FAKULTETI I DREJTËSISË

1. Altin Shegani                               

2. Argita Malltezi

3. Kudret Çela

4. Zhaklina Peto

 

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

1. Thoedhori Karaj             

2. Edmond Rapti

3. Edlira Haxhiymeri

4. Hysamedin Feraj

 

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

1. Shezai Rrokaj                              

2. Valentina Duka (Nën /Kryetare)        

3. Sokol Axhemi

4. Dhurata Shehri

FAKULTETI  I GJUHËVE TË HUAJA

1. Klodeta Dibra                              

2. Nonda Varfi                                 

3. Elida Tabaku

4. Artur Sula

 

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE

1. Mynyr Koni                                  

2. Anila Paparisto

3. Spiro Drushku

4. Murat Xhulaj

 

ANËTAR TË SENATIT AKADEMIK NGA STAFI JOAKADEMIK

1.     Dorina Panariti

2.      Robert Skënderi

 

ANËTAR TË SENATIT AKADEMIK NGA STUDENTËT

1.       Aldo Hoxha

2.      Enea Valbona

3.      Emiljano Dervishi

4.      Bobi Xhaxho

5.      Megi Nuhu

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home Rreth nesh Organizimi Senati Akademik