You are here: Home Studentët Këshilli Studentor

Miresevini ne UT

Këshilli Studentor

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka si objektiv te tij të promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

Për më Shumë informacion klikoni:  www.keshillistudentor.com

STUDENTËT

Statusi i studentit
Një person fiton statusin e studentit me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë
dhe e humbet këtë status me marrjen e diplomës ose çertifikatës përkatëse, si dhe në raste të
ndryshme të çregjistrimit të tij. Të drejtat dhe detyrimet e studentëve përcaktohen në bazë të këtijligji, si dhe në statutet e institucioneve të arsimit të lartë.

 
Të drejtat dhe detyrat e studentëve  

 1. Studentët kanë të drejtë:
a) Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara
në përputhje me statusin e tyre;  
b) Të përdorin mjediset, bibliotekë, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për
studentët nga institucioni;  
c) Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionit parashikuar për studentë, në
përputhje me këtë ligj dhe statutin e institucionit;
ç) Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik
të institucionit.

2. Studentët kanë detyrë:
a) Të zbatojnë rregullat e hartuara nga institucioni;
b) T'u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve dhe të marrin pjesë në veprimtaritë
akademike;  
c) Të paguajnë tarifat e shkollimeve dhe të shërbimeve që u ofrojnë institucionet;  
ç) Të respektojnë kodin e etikës, të përcaktuar në statutet ose rregulloret e institucioneve
respektive të arsimit të lartë;  
d) Të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë etj.  

3. Në statutin e institucionit përcaktohen të drejta dhe detyra të tjera të studentëve në
përputhje me këtë ligj.

 
 
 
Këshillat e studentëve

 1. Këshillat e studentëve janë organizime të pavarura të studentëve nëpër institucionet e
arsimit të lartë, të cilat nuk zhvillojnë veprimtari politike dhe ekonomike. Këta këshilla promovojnë
pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve
të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
2. Këshillat e studentëve zgjidhen çdo vit nga votat e studentëve dhe mbështeten në
legjislacionin në fuqi.
3. Këshillat e studentëve organizohen në nivel Fakulteti (Këshilli i Studentëve të fakultetit), në
nivel institucioni (Këshilli i Studentëve të institucionit) dhe në nivel kombëtar (Këshilli Kombëtar i
Studentëve). Në organizimin e këshillave të studentëve në nivel kombëtar bëjnë pjesë edhe këshillat
e studentëve të institucioneve private të arsimit të lartë, në rastet kur ato paraqesin interes për këto
organizime.  
4. Këshillat e studentëve nuk mund të organizohen me struktura të tjera politike e jopolitike,
jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Modalitetet dhe procedurat për krijimin,
organizimin dhe funksionimin e tyre përcaktohen në statutet dhe rregulloret e institucioneve të
arsimit të lartë, në përputhje me këtë ligj, mbështetur edhe në propozimet e paraqitura nga studentët.
5. Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin
e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore,
artistike, sportive etj.
6. Institucionet e arsimit të lartë mbështesin këshillat e studentëve dhe financojnë veprimtari
të tyre.  




Bursa për studime

 1. Studentët e institucioneve publike të arsimit të lartë përfitojnë bursa si mbështetje ekonomike për studimet e tyre, si dhe stimuj materialë për rezultate të shkëlqyera.  
2. Bursat, sipas pikës 1 të këtij neni, përballohen nga Buxheti i Shtetit dhe donacione të ligjshme. Këshilli i Ministrave përcakton kriteret shtetërore dhe procedurat për përfitimin e bursave.  
3. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutet e tyre kritere dhe procedura për
shpërblime të studentëve, që përballohen nga vetë institucionet.  
4. Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave konsideron
dhe raste të tjera për dhënie bursash, si dhe bursa për studentë të shkëlqyer dhe shkencëtarë.



 
 
ORGANIZIMI I STUDIMEVE


Pranimet per studimet universitare

1. Studimet organizohen në këto sisteme:
•    Studime me kohë të plotë;
•    Studime me kohë të pjesshme;
•    Studime në distancë.

2. Programet e studimeve propozohen nga Departamentet e Fakulteteve dhe Këshilli i Fakultetit ia paraqet për miratim Senatit Akademik.

3. Rektorati shpall publikisht programet e akredituara të studimeve që ofron, para fillimit të aplikimeve për pranime në të.

 
 
Ciklet dhe titujt e studimeve universitare

Programet e studimeve në UT organizohen në tre (3) cikle të njëpasnjëshme:
1. Cikli i parë;
2. Cikli i dytë;
3. Cikli i tretë.

1. Studimet  e ciklit të parë:

Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjërë profesionesh e specialitetesh.

2. Programet e studimeve të ciklit të dytë:

* Programet e studimeve të ciklit të dytë japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti, realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

* Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve individë që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë, si dhe plotësojnë standartet akademike të kritereve të pranimit.

* Kriteret e pranimit për studimet e ciklit të dytë përcaktohen në Rregulloret e Fakulteteve.

2.1. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë:

Universiteti i Tiranës në fusha të veçanta ofron programe të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë së bashku, të cilat realizohen me jo më pak se 300 kredite dhe zgjatja normale e tyre është jo më pak se pesë vite.

Kriteret e pranimit për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin këto programë përcaktohen në Rregulloren e Fakultetit që ofron këto programe.

2.2. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Parë”:

Programet e studimeve “Master i Nivelit të Parë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të parë, arsimim dhe trajnim të mëtejshëm professional realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.

2.3. Programet e studimeve “Master i Nevelit të Dytë”:

Programet e studimeve “Master i Nevelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional, realizohen me jo me pak se 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është minimumi një vit;

Kriteret për pranimin për MND përcaktohen në Rregulloret e Fakulteteve;

3. Studimet e ciklit të tretë:

3.1. Programet e studimeve të doktoratës:

Programet e studimeve të doktoratës janë programe  të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarura, zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë edhe 60 kredite për studime të organizuara;

3.2. Organizimi dhe funksionimi i programeve të studimeve të doktoratës, përcaktohet me rregullore të veçantë  të Universitetit të Tiranës.

Pranimi në ciklin e parë të studimeve

1. Çdo person që ka përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, ka të drejtë të kandidojë për t’u pranuar  në ciklin e parë të studimeve në UT.

2. Ciklin e parë të  studimeve në UT mund ta ndjekin edhe studentë të huaj, bazuar në marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe.

3. Ciklin e parë të studimeve mund ta ndjekin edhe shtetas shqiptarë e të huaj që kanë përfunduar studimet e larta (degë e dytë), kundrejt pagimit të tarifes së caktuar.

4. UT ka të drejtë të përcaktojë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga UT, të paktën një vit para fillimit të pranimeve të radhës në institucio, së bashku me informacionin e nevojshëm mbi Fakultetin përkatës dhe programet që ofron.

 
 
Ndjekja e një programi të dytë studimi

1. Personat që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve.
Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer.

2. Kriteret për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregulloret e Fakulteteve.
 
 
 
 
 
 
STATUTI I KËSHILLIT STUDENTOR


Në mbështetje të nenit 54 dhe 55 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe Statutit të Universitetit të Tiranës, hartohet ky statut për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Studentor të Universitetit të Tiranës.

Kreu 1
Objekti, Qëllimet dhe Parimet e Organizimit të Veprimtarisë

Neni 1
1. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës (shkurt KSUT) është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
2. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.

Neni 2
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.
 
Shkarko statutin e plotë
 

Portali Universitar

Lajme


E-mail

Kliko per te hyre tek posta juaj personale. Nese keni probleme me hyrjen ne posten elektronike kliko ketu...

Legjislacioni

Romeral Arkiva e Ligjeve, Akteve Nënligjore, VKM dhe Udhëzimeve

Doktoratura ne UT

E-LEARNING


Artikujt me te pare

Artikuj te fundit

Kontakto me ne

Rektorati i Universitetit të Tiranës .....

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel: 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30
elektronik sigara elektronik sigarakiz oyunlaribahce citisearch porn tube evden eve nakliyat evden eve nakliyat evden eve nakliyat evden eve nakliyat film izle film izle film izle film izle film izle porntube youjizzpornhub cati cikis merdivenleri makaslı çatı merdivenleri cati pencereleri taş duvar kaplamaları patlatma taş duvar kaplamalarıPorno