Universiteti i Tiranës ka përcaktuar procedurat dhe afatet për transferimin e studimeve nga një universitet tjetër në Universitetin e Tiranës. Të interesuarit duhet të paraqiten në rektoratin e universitetit nga data 27 gusht 2010 deri më 18 shtator 2010, me dosjen me dokumentat e mëposhtme.
DOKUMENTET QË KËRKOHEN PËR TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NGA UNIVERSITETE JASHTË SHTETIT DHE ATO PRIVATE PËR NË UNIVERSITETIN E TIRANËS (SISTEMI ME KOHË TË PLOTË).
1. Kërkesa për transferim me shkrim e të interesuarit (me adresë).
2. Përmbajtja e planit dhe programit të studimit.
3. Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë Institucionit të Arsimit të Lartë përkatës.
4. Kopje e noterizuar e indeksit të notave (librezës së studentit), për institucionet që kanë indeks.
5. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
6. Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
7. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të çertifikuara nga institucioni që i lëshon.
8. Fotokopje të Kartës së Indentitetit.
9. Mandat arkëtimi 1000 lekë. BANKA KREDINS Nr: 589007
Shënim: Këto dokumenta pranohen në zyrën e protokollit në Rektoratin e UT-së nga data 27.08.2010 deri 18.09.2010




