Universiteti i Tiranës ju bën me dije se : Nëpërmjet Projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) në bashkëpunim me Biblioteka Online ju ofron akses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë i cili është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri. Aksesi në burimet e disponueshme elektronike për institucionet që e kanë këtë mundësi, është i autorizuar nëpërmjet adresave të regjistruara IP(nga kompjuterat e universitetit te Tiranes). Stafi, studentët dhe përdoruesit e bibliotekës në institucionet që e kanë këtë mundësi, mund të aksesojnë tekste të plota të burimeve elektronike drejtpërdrejt nga rrjeti institucional.
http://www.akad.edu.al/era/ te gjitha burimet e infomacionit i keni ne kete link.
Nëpërmjet këtij projekti synohet:
Sigurimi i aksesit në burimet ndërkombëtare elektronike për të mbështetur arsimin, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e përgjithshëm.
Nxitja e botimit të rezultateve të kërkimit shkencor shqiptar në revista prestigjioze ndërkombëtare.
Sigurimi i infrastrukturës informuese për vlerësimin e rezultateve të kërkimit shkencor dhe identifikimin e kompetencave ndërkombëtare.
Burimet elektronike te disponueshme:
BioOne
Cambridge Journals Online
ebrary Academic Complete
EBSCO Academic Search Complete
Emerald Enginëring eJournal Collection
Emerald Management eJournal Collection
IOPscience
Multi-Science Journals Collection
New England Journal of Medicine
OECD-iLibrary
Oxford English Dictionary Online
Oxford Reference Online
Oxford Textbook of Medicine
ProQuest Central
Taylor & Francis Library
Të disponueshme vetëm për Universitetin e Arteve:
Alexander Strët Drama
Alexander Strët Literature
Music Online: Listening
Music Online - Reference
Music in Video
Bibloteka online



